Connect with Us

“Dy fjalë për Zonjën Topalli”/ Desada Metaj i përgjigjet Mero Bazes

Politikë

“Dy fjalë për Zonjën Topalli”/ Desada Metaj i përgjigjet Mero Bazes

Publikuar

-

Gazetari Mero Baze ka shkruar një opinion sot ku del në krah të ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së, Jozefina Topalli.

Në shkrimin e tij, ndër të tjera gazetari Baze shkruan se “Jozefina Topalli është pjesë e një memorie historike të PD, nga ato që u desh të përballej me një opozitë të egër dhe të identifikohej me një luajalitet shpesh të padurueshëm me Berishën. Kjo e bëri atë figurë politike në PD.”(lexo ketu)

Por, pas këtij shkrimi ka reaguar gazetarja Desada Metaj, e cila shkruan për Jozefina Topallin, por edhe pse duke e mbajtur steken lart, hedh akuza të forta në drejtim të qeverisë së Berishës.

Nga Desada Metaj:
Edhe 2 fjalë për zonjën Topalli dhe mbrojtësit e saj publikë ( që për fat dëshmojnë se kur bie fjala tek Rama, të gjithë bashkohen kundër PD).

1. Zonja Topalli ka qenë e vetmja grua në PD që në opozitën e parë kishte postin e nënkryetares së kuvendit dhe në 2005 dhe të numrit dy në drejtimin e partisë.
Menyra si ajo e ushtroi pushtetin e saj mund te debatohet shumë, sidomos për vlerat që përçoi dhe se si menaxhoi bastionin e demokratëve, Shkodrën. Ajo kurrë nuk garoi për poste dhe detyrat që Sali Berisha ja dha pa kursim dhe me pakënaqësi nga një pjesë e PD!

LEXO EDHE:  PD e përjashtoi/ Rudina Hajdari sfidon Bashën

2. Zonja Topalli vërtet nuk promovoi këngëtaret në krye të FRPD, por nuk e ngriti kurrë zërin për të çliruar të djathtën nga çingijet. Asnjë figurë e së djathtës, qoftë në Shkodër apo Shqipëri nuk u promovua prej saj. Thjesht lidhje klienteliste ( të zakonshmet e politikës shqiptare) për të cilat ajo akuzon aot lidershipin e PD.

3. Zonja Topalli luftoi nga dita e parë që Berisha i hapi derën e partisë, deri ditën që zgjodhi të largohej vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën, hapësirat politike apo ndoshta dhe trashëgimninë Sali Berishës.
4. Në të vetmen herë që kishte mundësi të zgjidhte një kryetar tjetër në PD dhe jo Lulzim Bashën, ajo zgjodhi atë që Berisha kishte për zemër. Votoi Lulzim Bashën!

Një zonjë politikane, e djathte dhe me parime më të forta se inati, nuk mund dhe nuk duhet të sulmojë partinë e saj dhe të jetë sinkron me Edi Ramën!

Ndaj sot ndoshta e meriton që të vetmit avokatë publikë të saj, janë ata që e kanë tallur më keq dhe kanë sajuar të gjithê barsaletat që qarkullojnë për betejat e vockla se kë preferonte Marshalli !
P.S. të bësh avokatinë e opozitës dhe PD sot, mund të jetë turp vetëm nëse të paguan Rama!/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto-Lajm/ Gati të dorëzohen 4200 firmat për Kuvendin Kombëtar

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Bersha do të dorëzojë sot 4200 firmat e delegatëve për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Firma që do të dorëzohen në PD nga një grup deputetësh, ish deputetësh dhe drejtuesish të vjetër.

Kujtojmë që ditën e djeshme nga Pogradeci, Berisha paralajmëroi Bashën për shkarkimin e tij, dhe mbledhjen e 4200 firmave.



“Për peng-kryetarin kam një lajm shumë të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti: përkulu përpara firmave të anëtarëve të PD sepse 4200 kanë firmosur dhe në atë Kuvend do vijnë 10 mijë të tjerë. Do jetë festa më e madhe në historinë e PD-së” ka deklaruar Berisha.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Iu bashkua Foltores/ Berisha prezanton drejtoreshën e komunikimit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka prezantuar drejtoreshën e komunikimit që do të merret me organizimin e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Nga Rogner, ku po mban një konferencë për shtyp, Berisha tha se drejtoresha më e re është Floriana Garo.



Para se të vazhdoj, kam kënaqësinë të paraqes para jush drejtoreshën e komunikimit të kësaj nisme hostorike që ka si synim rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Të gjitha këto, me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Paraqes Floriana Garon, të cilën ju e njihni si një gazetare të suksesshme në botën televizive shqiptarë, një studsente e shkëlqyer e kolegjit të Neë York. Por duhet të pranoj edhe një konkurente e suksesshme në moshën e vet. Sot Floriana u bashkua në këtë lëvizje, me besimin më fisnik. Floriana në jetën e saj ka të regjistruara një seri suksesesh. Duke e falenderuar, me shumë respekt e mirënjohje për tu bashkuar me nismën tonë“, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar/ Ish ministri firmos kërkesën

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë Foltores së tij në Pogradec ditën e djeshme, njoftoi se sot do të dorëzohen 4200 firmat e anëtarëve të PD për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Ish-deputeti dhe ministri Genc Pollo ka firmosur kërkesën për mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar të PD-së, të cilën e ka bërë publike edhe në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE:  Rama dhe Vuçiç planifikojnë ndarjen e re të Kosovës?  

LEXO EDHE:  Basha: Me 80 milionë dollarë që shpenzon qeveria për luks mund të paguhen 4 herë faturat vjetore të energjisë për familjet në nevojë



Pollo, duke nxjerrë shkresën e firmosur shkruan shkurtimisht: “Kërkesë për Kuvendin e PD-së!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE