LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët apel Bashës/"Filloje drejtësinë nga vetja"

15 Gusht 2019, 07:53, Aktualitet CNA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp që mbajti ditën e djeshme, listoi emrat e disa kryebashkiakëve socialistë të lidhur me krimin.

Më tej Basha shenjëstroi Qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama që kanë kapur çdo institucion.

Por, duket se demokratët janë lodhur nga deklaratat e njëjta të Bashës.

Dhe këtë gjë ata ia kanë shprehur gjatë kohës që Basha ishte “live” nga faqja e tij zyrtare në konferencën për media.

“Këto që shpjegove tani i dinë të gjithë shqiptarët. Ke ndonjë program për të larguar Edi Ramën, apo fjalë plakash do të luash….

Mir mo mirë, këto i dimë të gjitha po çfarë do bëni ju si opozitë. Edi Rama nuk largohet pa e ngrejtur zvarrë. Asnjë  kriminel, diktator nuk e lë pushtetin vetë, ngrije popullin dhe mos e shpërndaj derisa ta zhdukni atë kriminel”, shkruajnë demokratët.

Ka edhe nga demokratë të cilët kërkojnë që drejtësia të fillojë nga Basha.

Ndaj ata e apelojnë.

“Lulzim Basha filloje nga vetja si i hetuar për vjedhjen e rrugës Kombit, ku gjykatësit e pushuan çështjen se ishe me raporte. Do ishe dënuar, vazhdo me vrasjet e 21 janarit kur ishe ministër e të tjera, pastaj merru me të tjerët. Je i dështuar”, e apelon një nga demokratët, Bashën.

Zemërimi i demokratëve, duket se është i madh, nga mënyra se si shprehen.

“O plehrë që shkatërrove PD, ke surrat e del ne media. Ti duhesh hequr zvarrë nga zyrat e PD”. Është një nga komentet që demokratët i kanë lënë Bashës.

Më poshtë po sjellim komentet e demokratëve, gjatë kohës që Basha ishte në konferencë për media./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga