Connect with Us

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Grupi Balfin, investim 25 milion euro në Fabrikën e Ferronikelit  në Kosovë

Sociale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Grupi Balfin, investim 25 milion euro në Fabrikën e Ferronikelit  në Kosovë

Publikuar

-

Investimi mbështet NeëCo Ferronikeli në rritjen e efikasitetit operacional dhe energjetik

Investimi siguron zbatimin e standardeve më të larta mjedisore dhe efikasitetin e energjisë

Investimi dëshmon potencialin e kompanisë lider minerare për të rritur më tej qëndrueshmërinë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Grupi Balfin do të investojnë 25 milionë euro në kompaninë më të madhe prodhuese të Ferronikelit në Kosovë, NeëCo Ferronikeli për të mbështetur eficencën e energjisë dhe investimet e efikasitetit operacional.

Ky financim do të rrisë dukshëm konkurrencën e kompanisë përmes masave të marra për të përmirësuar efikasitetin, siç është instalimi i një tharëse minerali, e cila do të zvogëlojë kohëzgjatjen e procesit të shkrirjes së nikelit dhe emetimit të grimcave.

Implementimi i standardeve më të larta mjedisore dhe investimeve moderne energjetike do të bëjnë që emetimet e gazrave serë të kompanisë të ulen me 38,615 ton CO2 në vit. Masat e reja të ndërmarra do ta bëjnë Neëco Ferronikelin lider të sektorit duke dëshmuar se si masat e modernizimit mund të kontribuojnë në një të ardhme të qëndrueshme për kompanitë minerare.

E themeluar në vitin 1989 dhe e privatizuar në 2006, Neëco Ferronikeli tani është eksportuesi më i madh i Kosovës. Kompania prodhon dhe eksporton rreth 7,000 ton nikel me cilësi të lartë në vit. Ajo përbën afërsisht 40% të eksporteve të vendit dhe është një nga punëdhënësit më të mëdhenj privatë. NeëCo Ferronikeli, nga viti 2018 është pjesë e grupit Balfin, grupi më i madh i investimeve në Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në rajon.

Eric Rasmussen, Drejtori i ekipit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për burimet natyrore, deklaroi me këtë rast: “Banka Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim është shumë e lumtur të mbështesë investimin strategjik të Balfin për të ringjallur Ferronikelin, i cili është i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për komunitetin lokal. Financimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të ndihmojë në uljen e kostove të energjisë dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimit, e cila do të lejojë që Ferronikeli të bëhet një eksportues konkurrues.”

LEXO EDHE:  Grupi Balfin risjell programin “Ideja jote për Biznes”–Start Up 2017, edicioni i dytë

Samir Mane, President i Grupit Balfin shprehet: “Balfin është krenar që po vijon historinë e gjatë të bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në të gjitha shtetet kryesore ku ne jemi prezentë. Investimet që ne po bëjmë në NeëCo Ferronikeli do të sigurojnë që kompania të mbetet një prodhues konkurrues i nikelit në ekonominë globale dhe të vazhdojë të sigurojë punësim të konsiderueshëm në Kosovë”.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka investuar mbi 395 milionë euro në Kosovë përmes 65 projekteve që prej fillimit të operacioneve në vend në vitin 2012. Mbështetja e zhvillimit konkurrues të sektorit privat dhe përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë energjitike janë prioritet për Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim në Kosovë.

Grupi Balfin është grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte të si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë minerare me AlbChrome, në sektorin bankar me Tirana Bank, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, SPAR, Jumbo etj.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

A na mbron maska nga koronavirusi?/ Këshilla se çfarë duhet të bëjmë

Publikuar

-

Nga

Ditët e fundit është rritur frika për përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, pasi deri tani në shtetin fqinj, Itali janë shënuar tre viktimat e para nga ky virus.

Njerëzit nëpër qytete, aeroporte kanë nisur të vendosin maska mbrojtëse, për të shmangur mikrobin e virusit të kalojë nga një njeri tek tjetri.

Por a na mbron maska nga koronavirusi?

Sipas Centre for Disease Control (CDC), maska të këtij lloji janë dizenjuar për të ndaluar përhapjen e stërkalave të virusit që mund të gjenerohen kur një njeri i infektuar flet, kollitet apo teshtin.
Këto stërkala, mund të transferojnë virusin tek personi i shëndetshëm nëse ai nuk ka një maskë të vendosur në fytyrë.

Në 2018-ën, ekspertë të Shëndetit Publik në Angli studiuan dhe arritën në përfundimin se efektiviteti i maskave është i kufizuar.

LEXO EDHE:  380 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Elbasan bëhen me një hapësirë të re zhvillimore, ja kush ua dhuroi

LEXO EDHE:  Grupi Balfin sqaron opinionin publik mbi VKM për Lejimin e Përdorimit të Brigjeve në investimet strategjike “New Born” dhe “Green Coast“

Sipas CBS NeËs, industria e maskave mbrojtëse është në kulmin e saj, pasi njerëzit po bëjnë çdo gjë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të familjarëve, por a na mbron nga Koronavirusi?
“Nuk ka prova të mjaftueshme që sugjerojnë se mbajtja e një maske nga publiku i gjerë, sjell përfitime. Public Health Wales nuk do t’i inkurajonte njerëzit të blinin dhe të vendosnin një maske, përjashto rastin kur një mjek ua ka kërkuar diçka të tillë.”- është shprehur për BBC një prej përfaqësuesve të Shëndetit Publik në Uells të Britanisë së Madhe.

Por çfarë duhet të bëjmë për t’u mbrojtur?

Lani duart rregullisht me sapun, evitoni sa të mundni prekjen e syve, hundës apo gojës.
Në këtë mënyrë do të parandaloni mikrobet që merrni nga sipërfaqja.

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri”/ Manastirliu bën sërish thirrje: Mos besoni mesazhe të sajuara

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka theksuar sërish se të gjitha informacionet për koronavirusin në rrugë jo zyrtare nuk duhen konsideruar.

Ajo shprehet se nuk ka asnjë rast të koronavirusit në Shqipëri deri në këto momente dhe bën thirrje të mos besojnë mesazhet zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim.

“Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se të gjitha informacionet mbi situatën e koronaviriusit publikohen në faqen zyrtare të MSHSH dhe në profilet e saj në rrjete sociale dhe media”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

LEXO EDHE:  Grupi Balfin zgjeron kufijtë e investimeve në Ballkan/KidZone, hap dyqanin e parë të JUMBO në Bosnje-Hercegovinë

LEXO EDHE:  Grupi Balfin sqaron opinionin publik mbi VKM për Lejimin e Përdorimit të Brigjeve në investimet strategjike “New Born” dhe “Green Coast“

Ministria e Shëndetësisë rekomandon të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga vendet e prekura, të telefonojnë në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 në rast të shfaqjes së çdo shqetësimi apo shenje klinike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Luhatje moti gjatë javës/ Pas ditëve me diell rikthehen shtrëngatat

Publikuar

-

Nga

Në ditët në vijim vendi pritet të përfshihet nga luhatje të forta.

Deri në mesjavë, ndikimi i erërave të ngrohta jugore do të sjellë mot me diell e vranësira si dhe temperatura pranverore.

Sipas shërbimit meteorologji ushtarak, ditën e enjte, rrymat arktike që pritet të përfshijnë Europën, në vend do të sjellin reshje shiu, shtrëngata e rrufe në bregdet, ndërsa reshjet e dëborës parashikohet të përfshijnë një pjesë të territorit. Në juglindje, do të mbeten të pranishme deri mëngjesin e të premtes.

Temperaturat, nën ndikimin e erërave të ftohta do të pësojnë rënie si më poshtë.

LEXO EDHE:  Grupi Balfin risjell programin “Ideja jote për Biznes”–Start Up 2017, edicioni i dytë

LEXO EDHE:  “Tungjatjeta”, programi social i World Vision në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuara, gjen mbështetjen e Grupit Balfin si partner strategjik

 

LEXO TE PLOTE