LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, raportohet për të plagosur

15 Gusht 2019, 15:03, Kronika CNA
Aksident i rëndë/ Përplasen tre automjete, raportohet për

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku janë përplasur tre automjete.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mirakë, dhe si pasojë ka shkaktuar edhe kaos në trafik.

Gjithashtu burimet bëjnë të ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur katër persona.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy autoambulanca të spitalit të Librazhdit, të cilat po transportojnë të plagosurit për në urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga