LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A po e "vret" ekonomia Trumpin?

15 Gusht 2019, 15:09, Ekonomi CNA
A po e "vret" ekonomia Trumpin?

Nga Klodian Tomorri

Ekonomia amerikane ka nisur te lundroje ne ujera te trazuara. Tregjet financiare po sinjalizojne se vendi eshte duke ju drejtuar recesionit dhe goditja pritet te jete e forte.

Te merkuren normat e interesit per bonot 10 vjecare rane poshte atyre te bonove 2 vjecare. Shkurt borxhi afatgjate po shitet me lire se ai afatshkurter.

Hera e fundit qe ka ndodhur kjo “anomali” ishte ne vitin 2007 dhe historia me pas dihet. Inversioni i normave te interesit ne SHBA ka parashikuar 9 recesione duke filluar nga viti 1955. Me gjasa ky do te jete i dhjeti.

Pas sinjalit te interesave, Dow Jones humbi menjehere 800 pike dhe tani numri i ekonomisteve qe parashikojne recesion te thelle po rritet progresivisht. Janet Yellen eshte me optimiste dhe beson se SHBA-te munden ende ta evitojne renien ekonomike.

Sinjalet me te fundit nga ekonomia amerikane nese do te konfirmohen ashtu sikur pritet, jane prova e radhes se proteksionizmi dhe goditja ndaj tregtise se lire ne afatgjate ka gjithmone nje rezultat. Humbje ekonomike dhe perkeqesim te standardeve te jeteses per te gjithe.Tani me gjasa do ta mesoje edhe Trump me Navarron dhe Wilbur Rossin. Tarifat jane rruga me e sigurte drejt mizeries.

Por me teper se sa ceshtje ekonomike, kjo tani eshte ceshtje politike. Disa nga ekonomistet me ne ze te Shteteve te Bashkuara mendojne se recesioni do te nise para zgjedhjeve te ardhshme dhe do te vrase endrrat e Trumpit per nje mandat te dyte.

Sic tha dhe Bill Clinton dikur kur mundi George Bush the senior (qe gjithsesi mbetet nje nga tragjedite me te medha te historise politike); It’s the economy stupid.

And it’s coming.

Lajmet e fundit nga