Connect with Us

Zjarr i madh në Patos/ Përfshihet nga flakët një ullishte

Kronika

Zjarr i madh në Patos/ Përfshihet nga flakët një ullishte

Publikuar

-

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin tonë, janë bërë shkak edhe për vatra zjarri në zona të ndryshme përgjatë vendit.

Kështu, mësohet se një tjetër sipërfaqe me ullishte në Siqecë, Patos, është përfshirë nga flakët para pak minutash.

Ende nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërkohë zjarrëfiksja kashkuar në vendngjarje dhe po lufton me flakët, pasi terreni është shumë i vështirë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kapën me heroinë/ Pranga dy vëllezërve në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Dy vellezër kanë rënë në prangat e policisë në Elbasan, pasi akuzohën për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet E. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç.

Gjatë kontrollit, atyre iu gjetën me vete, 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me punonjësit e Policisë të Operacionales në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 28 vjeç dhe A. K., 27 vjeç, (vëllezër), banues në Elbasan.

LEXO EDHE:  Panik në Tepelenë/Një zjarr i madh rrezikon spitalin dhe një pjesë të qytetit

LEXO EDHE:  Përfshihet nga zjarri një pallat/ Gjashtë të lënduar

Arrestimi i tyre u bë pasi, te sheshi “Gensher”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike, e dyshuar të llojit heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 peshore elektronike, të cilat shërbenin për peshimin dhe ndarjen në doza të lëndës narkotike, doza me lëndë narkotike heroinë dhe kanabis, 4 aparate celular dhe një automjet.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në timon nën efektin e alkoolit/ Policia arreston shoferët e dehur

Publikuar

-

Nga

Katër drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ku 2 prej tyre u përfshinë dhe në aksident.

Në pranga kanë përfunduan shtetasit me inicialet A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l si dhe shtetasi S. I., 48 vjeç, banues në Qerret, i cili u kap në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.

Ndërkohë, në pranga përfundoi dhe shtetasi me inicialet M. H., 48 vjeç, banues në Shijak, i cili në lagjen nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Ëolksëagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”, ndërsa rezultonte i dehur.

LEXO EDHE:  Shkrumbohen tre automjete në Sarandë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

LEXO EDHE:  Shkrumbohen tre automjete në Sarandë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

Po ashtu policia arrestoi dhe shtetasin me inicialet G. D., banues në Karpen, pasi në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet pasuria me vlerë rreth 540 000 Euro/ Dyshohen të ardhura nga veprimtaria kriminale

Publikuar

-

Nga

Uniformat blu bëjnë të ditur se është vendosur sekuestro preventive mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave, vlera e tyre arrin deri në 543 452 euro.

Sipas informacioneve zyrtare, seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:

  • 2 apartamente banimi në Vlorë;
    • 2 llogari bankare;
    • 1 automjet Volkswagen.

LEXO EDHE:  Shkrumbohen tre automjete në Sarandë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

LEXO EDHE:  Përfshihet nga zjarri një kabinë elektrike në Fushë-Krujë

Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.

LEXO TE PLOTE