Connect with Us

U vetëdorëzua dje/ Gjykata jep vendimin për numrin dy të PS-së

Politikë

U vetëdorëzua dje/ Gjykata jep vendimin për numrin dy të PS-së

Publikuar

-

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për zv/drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku.

Ai u vetëdorëzua ditën e djeshme pasi ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkohë që ditën e sotem është lënë i lirë duke marrë masën e “Detyrim paraqitje”.

Gjithashtu po e njëjta masë, “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin F.Rexho dhe ekonomistin R.K./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Forumi i5-të Botëror për Holokaustin/ Meta takohet në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

LEXO EDHE:  Shkodër, jepet masa “detyrim paraqitje” për Naim Dyli-n

LEXO EDHE:  “Cështja Gjika”/ Gjykata lë në fuqi masën e arrestit “detyrim me paraqitje”

“Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael.
I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha akuza të forta Ramës/ Bashkëpunëtori më i afërt i korrupsionit galopant

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë.

Sipas tij, “Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij”.

“Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria. Edi Rama ka dështuar”, shkruan Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më vjen të qesh me gjithë shpirt”/ Artan Fuga: Nuk jemi në autoritarizëm, jemi në tirani

Publikuar

-

Nga

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku Artan Fuga ka reaguar ndaj një studimi të “The Economist Institute Unite”, që e vlerësonte Shqipërisë si një vend autoritarist.

Fuga thotë se Shqipëria është me kaq se kaq, pasi ndodhemi prej kohësh në tirani.

“Më vjen të qesh me gjithë shpirt! Sipas Aristotelit, Makiavelit, Monteskjesë, Tokëvilit, Lokut, mendimtarëve më të mëdhenj në shkencat politike që ka nxjerr bota Shqipëria sot sikurse më rezulton te libri im SHOQERIA PIRAMIDALE është me dhjetra kilometra përtej autoritarizmit, është tirani!
Thjesht fare. Diagnostikim pa asnjë keqdashje! E them fare ftohtë, pa asnjë pasion, sipas parametrave shkencorë. Madje nuk po them as mirë është as keq. Mbase aq meritojmë, mbase ashtu na duan, mbase ashtu duhet. As më duhet kjo, se nuk jam as hoxhë, as prift, të ndaj të keqen nga e mira!
Por, jemi tirani. E sigurt!Dhe nuk është vetëm pushteti, joooo, edhe partitë politike ashtu janë ndërtuar, edhe Kuvendi, edhe Akademia e Shkencave, edhe universitetet, edhe listat e kandidatëve për deputetë, edhe teatri, edhe cirku, edhe estrada, edhe bashkitë, edhe news-room-et, gjithçka!
Tirani të vogla me një kulm. Piramidë keopsiane në një filxhan kafeje! A është mirë a ështe keq, tjetër punë!”, shkruan Fuga në një postim në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE