Connect with Us

Tragjike!/ Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Sociale

Tragjike!/ Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Publikuar

-

Ditën e sotme regjisori i njohur Gjergj Xhuvani është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare.

Regjisori ka ndërruar jetë në një spital në Romë pasi vuante nga një sëmundje tejet e rëndë.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani lë bashkëshorten, aktoren Luiza Xhuvani dhe dy fëmijët, një djalë dhe një vajzë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ndërkohë që oraret dhe zonat janë si më poshtë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 15 Tetor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, ditën e martë, 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në këto zona dhe orare

LEXO EDHE:  Mediat greke e quajnë tragjike zhveshjen e Bleonës (Foto)

LEXO EDHE:  Tragjike/ Bie nga lartësia, humb jetën 50 vjeçari

9:00-15:00

Pjesërisht rruga “Mine Peza”

9:00-10:00

Pjesërisht rruga “Kolë  Koçi”

10:00-12:00

Pjesërisht rruga “Stefan Shundi”

12:00-15:00

Pjesërisht Rruga për Mëzez,  tek Stacioni i pompave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rikthehen fuqishëm studentët/ Çfarë paralajmëruan në ditën e parë të vitit të ri akademik

Publikuar

-

Nga

majko na tmerroi

Fillimi i vitit të ri akademik ka nisur me protesta nga ana e studentëve, të cilët të ndodhur edhe njëherë përballë kushteve të paplotësuara janë rikthyer sërish në gatishmëri për të mbrojtur të drejtat e tyre. Të shumtë në numër, disa muaj pas protestës tyre të fundit, ata do të thyenin më në fund heshtjen, duke u mbledhur paraditen e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, për t’iu kërkuar llogari qeveritarve për premtimet e pambajtura.

Me banderola në duar dhe shkrime grafiti në mure që thonë: “Duam kushte, duam dije dhe jo pallavra qeverie”, edhe njëherë ata kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar fuqishëm protestat nëse qeveria nuk plotëson nevojat e tyre.

LEXO EDHE:  Humbja e parakohshme e Gjergj Xhuvanit/ Meta mesazh ngushëllimi

LEXO EDHE:  Tragjike në Kosovë/ Babai vret njërin fëmijë, plagos tjetrin

Duke ditur që beteja e tyre nuk do të jetë e lehtë, studentët kanë kërkuar edhe njëherë solidarizimin e pjesës tjetër studentore apo edhe të qytetarëve që t’i bashkohen nismës së tyre.

Nëpër muret e universiteteve ata kanë shkruar me bojë shkrime të ndryshme kundër Ministrisë së Arsimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

Publikuar

-

Nga

AKEP ka vendosur të hënën datë 14 tetor 2019 pajisjen me Autorizim Individual të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, për kërkim, matje dhe provë. Vodafone Albania sh.a në aplikimin e tij kërkon caktimin e ketyre frekuencave për kërkim, matje dhe provë, me synimin e testimit të këtij brezi frekuencash, konkretisht:  – testim i teknologjisë 5G Neë Radio, testim i konceptit Massive MIMO dhe testim i Shpejtësive Maksimale me Carrier Aggregation LTE+ 5G Neë Radio.  – Testim i latency

Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, në datën 30.09.2019 kishte paraqitur në modulin e aplikimeve online të AKEP tre aplikime për caktim dhe përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për tre stacione, për kërkim, matje dhe provë. Aplikimet janë riparaqitur të saktësuara në datën 07.10.2019 me nr. reference AKEP-2019-SKP-000022, AKEP-2019-SKP-000023 dhe AKEP-2019-SKP-000024, dhe janë protokolluar në AKEP me nr. 2142 prot. datë 07.10.2019.

Pas shqyrtimit paraprak të aplikimit të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për qëllime studimi, kërkimi, provë dhe eksperimentimi, për 3 (tre) stacione, për një periudhë 60 ditore, konstatohet se ato janë paraqitur në formën e kërkuar të përcaktuar sipas Rregullores nr. 30 datë 05.12.2013 “Për dhënien e Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave”. Përmbajtja e aplikimit për frekuencat e kërkuara, është në përputhje me përcaktimet e Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 277 datë 29.3.2017.

LEXO EDHE:  Pamje dramatike nga Malisheva/ Nëna e 8 jetimëve: S’kam bukë për fëmijët

LEXO EDHE:  Pamje dramatike nga Malisheva/ Nëna e 8 jetimëve: S’kam bukë për fëmijët

Sipas vendimit, AKEP ka pajisë sipërmarrësin Vodafone Albania sh.a me Autorizim Individual për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, sasi spektri 100 MHz i paçiftuar, ndarja 3600-3700 MHz, për kërkim, matje dhe provë, sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi. Afati për përdorimin e këtyre frekuencave nga sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a është deri në datën 14.12.2019. Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, me mbarimin e afatit të vlefshmërisë, duhet të njoftojë AKEP për përfundimin e përdorimit të këtyre frekuencave./Monitor

LEXO TE PLOTE