LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Starton "Festa e Birrës"/ Merren masat për mbarvajtjen e evenimentit

14 Gusht 2019, 09:58, Sociale CNA
Starton "Festa e Birrës"/ Merren masat për mbarvajtjen e

Policia shton masat për garantimin sigurisë publike në pritje   të ?Festës së Birrës?, e cila do të startojë ditën e sotme për të vijuar deri në 18 gusht.

Policia  ka bërë me dije se, në kuadër të kësaj feste do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve  duke filluar nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm deri në përfundim të evenimentit.

Bllokimi i rrugëve pritet të nis nga vendi i quajtur ?Lëndina e Lotëve?, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, Unazës së Stadiumit si dhe në rrugën ?Niko Kovaçi? (rruga e Dritave të Verdha e cila do të qëndrojë e bllokuar).

Po ashtu, shërbimet e Rendit, do të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si: Nënstacionet Elektrike, Ujësjellësi, etj për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Policia rrugore ka marrë masa për kontrollin e mjeteve për evitimin e aksidenteve, ndërsa bëhet thirrje që për çfardo lloj problematike qytetarët të telefonojnë në numrat e emergjencës.

Njoftimi i policisë:

<Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të manifestimit të Festës së Birrës, Gusht 2019>

Më datë 14.08.2019 deri më 18.08.2019, në qytetin e Korçës, në ambjentet përpara Stadiumit ?Skënderbeu? si edhe ?Pazarit të Vjetër?, do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin e manifestimin sa më normal të këtij eventi.

Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve nga vendi i quajtur ?Lëndina e Lotëve?, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, Unazës së Stadiumit si dhe në rrugën ?Niko Kovaçi? (rruga e Dritave të Verdha e cila do të qëndrojë e bllokuar) me punonjës të policisë rrugore dhe me mjete mekanike bllokimi e sinjalizimi duke filluar nga data 14.08.2019, ora 10:00.

Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake do të lejohet hyrja në unazën lindore dhe veriore të Stadiumit, ku vendi i parkimit të këtyre automjeteve do të jetë në pjesën veriore të kësaj unaze.

Në dy Bulevardet kryesore ?Republika? dhe ?Gjergj Kastrioti?, në sheshet ku do të ketë përqëndrim dhe qarkullim të madh njërëzish dhe mjetesh do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të Policisë, të cilët do të mbikqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve, do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

Shërbimet e Rendit, do të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si: Nënstacionet Elektrike, Ujësjellësi, etj për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Policia Rrugore, do të jetë në gadishmëri të plotë për të orientuar lëvizjen e mjeteve para, gjatë zhvillimit dhe deri në përfundim të këtij eventi, do të disiplinojnë trafikun me qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme rrugore.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të shmangin lëvizjet e shtuara me mjet përgjatë këtyre ditëve, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kufizuar përdorimin e pijeve alkoolike, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të respektojnë sinjalistikën horizotale dhe vertikale, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Të gjithë qytetarët të cilët ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë tek nr 129 i Policisë së Shtetit, pasi do ju sigurohet një reagim i menjëhershëm dhe efektiv nga ana shërbimeve të Policisë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga