Connect with Us

Sinjale të krizës botërore/ Shqetësime për recesion në Amerikë dhe Evropë

Bota

Sinjale të krizës botërore/ Shqetësime për recesion në Amerikë dhe Evropë

Publikuar

-

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ranë ndjeshëm të mërkurën pasi treguesit kryesorë ekonomikë sinjalizuan mundësi të qarta për një krizë botërore vitin e ardhshëm.

Treguesit kryesorë të aksioneve në Nju Jork ranë me më shumë se 2 për qind gjatë mesditës. Tregjet evropiane pësuan gjithashtu ulje në të njëjtat vlera.

Pas njoftimeve se SHBA-ja do të shtyjë vendosjen e një tarifë të re prej 10 për qind ndaj importeve kryesore kineze, Dow Jones, ku tregtohen rreth 30 për qind e aksioneve kryesore amerikane, shënoi një ulje me më shumë se 700 pikë, ndryshe nga një rritje e fortë e një dite më parë (të martën).

Analistët thonë se të dhënat e dobëta ekonomike të Gjermanisë dhe Kinës janë shenja paralajmëruese të një ngadalësimi të mundshëm të ekonomisë botërore. Por më e rëndësishmja sipas tyre ishte një përmbysje në të ashtuquajturën kurbë e normave të interesit të bonove amerikane të thesarit, me një periudhë maturimi nga 2 në 10 vjet.

Normalisht, normat e interesit në bonot qeveritare me afat të gjatë maturimi, janë më të larta se ato për periudha më të shkurtra kohore. Por kur ndodh e kundërta sikurse të mërkurën, kjo mund të jetë një shenjë se investitorët kanë shqetësime mbi gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Kjo shënon herën e parë të një përmbysjeje të tillë të normës së interesit që nga viti 2005, tre vjet përpara fillimit të krizës amerikane që shënoi rënien më të fortë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh në vitet ‘30.

Kina njoftoi se aktualisht prodhimi i saj në fabrika është më i ulti në 17 vjet, ndërsa Gjermania, motori më i fuqishëm ekonomik i Evropës, tha se prodhimi i saj ekonomik u tkurr në periudhën prill-qershor./VOA/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

Publikuar

-

Një vajzë 14 vjeçare nga Britania  supozohet të jetë përdhunuar nga një punonjës shqiptar, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz.

32 vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi prindërit e të miturës kanë denoncuar rastin në polici, në Dassia, në lindje të ishullit grek, të mërkurën.

Mendohet se burri ka rrëfyer se ka tentuar të dhunojë seksualisht dhe është identifikuar menjëherë nga vajza, raporton The Sun.

Një burim është shprehur se: ” Ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Kundër tij është hapur një çështje në polici.”

Vendasit janë shprehur se janë të shokuar nga ky incident dhe drejtoria e sigurisë në Korfuz po heton mbi ngjarjen.

Të tilla ngjarje ku një fëmijë përdhunohet nga një punonjës i hotelit janë të padëgjuara më parë në këtë zonë, raporton Keep Talking Greece.

Detajet për krimin e supozuar nuk janë shqyrtuar ende nga autoritetet në Greqi, por adoleshentja është mbështetur nga familjarë dhe zyrtarë të policisë.

Oficerët e policisë nuk e kanë zbuluar ende në cilin prej hotele po qëndronin 14 vjeçarja me prindërit e saj në ishull.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi se ata po ndihmojnë familjen britanike dhe janë në kontakt me policinë greke.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedi në Bangladesh/ Zjarri shkrumbon 2500 shtëpi

Publikuar

-

Një zjarr i madh është përhapur me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar 2500 shtëpi në kryeqytetin e Bangladesh. Qindra banorë të kësaj zone kanë mbetur në rrugë pasi zjarri ka shkatërruar çdo gjë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të vdekur apo të humbur, por shumë prej tyre kanë marrë lëndime të ndryshme në trup.

Zjarri nuk u ndal për 6 orë dhe ka djegur të gjithë zonën e Xhilparit. Shkaku ende nuk është bërë i ditur.

Një nga banorët u shpreh se epiqendra e zjarrit ishte në njërën nga njësitë shumë pranë kryeqyetit dhe më pas ka përfshirë të gjithë zonën.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Jam gati të marr frerët e qeverisë”/ Një tjetër kandidat për tu bërë kryeministër i përkohshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar

-

Ken Clark është shprehur mbrëmjen e kaluar se është i gatshëm të bëhet kryeministri i përkohëshëm për të ndalur Britaninë të dalë nga BE pa një marrëveshje në 31 Tetor. Kancerlari i Torit deklaroi se qeveria e kombeve të bashkuara se kjo është e nevojshme sepse ai beson se vendi po përballet me një krizë të ngjashme me atë të viteve 1930 dhe dy luftrave botërore.

Deputeti dëshiron të ndalë një Brexit pa marrëveshje dhe po kosiderojnë të largojnë Boris Johnson nga Doëing Street duke mos e votuar, por shumica prej tyre shprehen se ende nuk kanë gjtur një emër për ta zëvendësuar. Lideri i Partisë Labouriste Jeremy Corbyn u vetëofrua të bëhej kryeministër i përkohshëm, por kjo u refezua nga lideri demokrat Jo Swinson, i cili sugjeroi një figurë si Ken Clarke ose Harriet Harnan.

Ken ka deklaruar për Radio BBC se nëse kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e krijuar ai është gati të marrë frerët e drejtimit të qeverisë.

LEXO TE PLOTE