Connect with Us

Shtypi i ditës, e mërkurë, 14 Gusht 2019

Sociale

Shtypi i ditës, e mërkurë, 14 Gusht 2019

Publikuar

-

Këto janë titujt e faqeve të para të shtypit për ditën e sotme, e mërkurë 14 Gusht 2019.

“Gazeta Shqiptare”, shkruan, “Dokumenti, Kryebashkiaku i Shkodrës, rezulton i dënuar për trafik droge në vitin 2003/ Rama:Rrugët ndahen”.

Gazeta “Koha Jonë”, hapet me lajmin,” LSI:Rama nuk iu ndahet kriminelëve”.Gazeta “Sot”, shkruan, “Ndizet beteja për dosjen “Hajdari”, Sali Berisha i pari që do të thirret si dëshmitar në shtator, Izet Haxhia i drejtohet Apelit dhe sfidon gjyqtarët”.

Edhe gazeta ‘Tema”, shkruan për kryebashkiakun e Shkodrës, “PD, nxjerr dënimin e tij në Itali, Rama distancohet nga kryebashkiaku që mund të mos e gëzojë postin/ Valdrin Pjetri kurban i dekriminalizmit”.

Gazeta “Mapo”, vjen me lajmin kryesor,”Kriza politike/ 30 Qershori i Ramës, bie në Shkodër”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 3 nëntor 2019

“Telegrafi”, shkruan, “Të rinjtë shqiptarë ngrohin dyshekune plakave të BE-së”.

Gazeta ‘Shekulli”, çelet me lajmin, “Valdrin Pjetri i dënuar në Firence për trafik droge, në vitin 2003”.

Gazeta “Panorama”, shkruan, “Për pensionistët/ Dritat, dokumentet për të përfituar kompesimin“./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mashtrimi ndaj nxënësve/ U detyruan të paguajnë për të pasur emrin në librin e ekselencës

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Luciano Boçi ka publikuar mashtrimin që u është bërë nxënësve ekselëntë.

Sipas Boçit, ata u detyruan të paguajnë për të pasur merin në librin e ekselencës i cilu kushton më pak sesa pagesa e kryer nga një nxënës.

“Të grabisësh me ekselencë. Mos u habisni! Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë.
Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës. Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal. Por nuk mjafton kjo. Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz. Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar. Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve”, shkruan Boçi.

Sipas tij, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

LEXO EDHE:  Faqet e para të gazetave

LEXO EDHE:  Shtypi i dites

“Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent. Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit”, përfundon Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ja 10 fituesit e makinave Fiat Panda në shorteun e Spar

Publikuar

-

Nga

Tetori i vitit 2019 shënoi 3 vjetorin e Spar Albania në Shqipëri.

Me rastin e festimeve, Spar nisi fushata intensive me oferta e me surpriza fantastike për të shpërblyer klientët e tij në mbarë vendin. Një prej këtyre surprizave ishte dhe fushata “Ktheji blerjet në fitore”, e cila ju ofronte mundësinë të gjithë klientëve të fitonin 10 makina Fiat Panda 2019.

Kjo fushatë që nisi fuqishëm në të gjithë rrjetin e supermarketeve Spar dhe Interspar, përfshiu një numër shumë të madh konsuamtorësh, të cilët në çdo blerje të tyre në vlerë mbi 1,000 lekë, plus një nga brandet pjesmarrëse në fushatë, u bënë pjesë e lojës me mundësinë për të fituar super çmimet e mëdha. Shorteu i shumëpritur, përmbyllës i fushatës në fjalë u hodh ditën e diel më 12 janar 2020, live në TV Klan, tek programi “E diela Shqiptare”.

Fituesit e përzgjedhur në mënyrë rastësore, morën dhuratë nga një makinë Fiat Panda 2019, duke e nisur vitin me begati dhe pozitivitet. Fituesit nga Tirana, Elbasani, Lushnja, Kopliku, Vlora e Shkodra, u lumturuan gjatë ditës së diel, si 10 fatlumët e përzgjedhur midis qindra mijëra kuponave të mbledhur nga çdo dyqan i rrjetit të Spar Albania.

Ishin plot 59 dyqane, tek të cilat çdo blerës provoi mundësitë e fatit duke hedhur kuponat e shorteut në kutitë e vendosura dedikuar kësaj fushate. Mekanizmi i lojës ishte shumë i thjeshtë. Menjëherë pasi klienti plotësonte kushtet e fushatës, mjaftonte që në kuponat e marrë në kasë, të plotësonte të dhënat e tij personale si emër, mbiemër, numër telefoni dhe numrin e faturës që e bënte pjesë të shorteut. Duhej vetëm kaq dhe pastaj i lihej në dorë gjithçka rastësisë dhe fatit.

LEXO EDHE:  Shtypi i dites

LEXO EDHE:  Shtypi i dites

Fituesit e shpallur të këtij shorteu sëbashku me numrin e faturës përkatëse, janë të renditur si më poshtë:

1. Enxhi Sulja – 12011190372

2. Marsida Shahinaj – 12211190355

3. Borana Gjikocaj – 11011190059

4. Francis Zisi – 20912190080

5. Dashurie Shehu – 61312190041

6. Jonida Manelli – 10312190251

7. Elsa Gega – 140612190046

8. Igli Gjoni – 11210190234

9. Fatmir Kurtaj – 11911190213

10. Arben Pelushi – 30311190140

Spar Albania është rrjeti lider i supermarketeve në vend dhe si i tillë, nuk ndalet në shpërblimet, ofertat dhe dhuratat fantastike që jep për klientët e tij besnikë. Viti 2020 pritet të jetë edhe më i begatë, edhe më i mbushur me oferta, promocione e dhurata të panumërta për të gjithë ata që zgjedhin çdo ditë të bëjnë pazaret e tyre vetëm në dyqanet që mbajnë emrin e Spar Albania.

Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare TEG, QTU, SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e fashion-it dhe atë minerare, në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetin e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot dita më e trishtuar e vitit/ Çfarë është “e hëna blu”

Publikuar

-

Nga

Kjo e hënë është zyrtarisht dita më depresive e të gjithë vitit e cila është cilë cilësuar si “e hëna blu”.
Origjina e këtij përkufizimi u bë gati një dekadë më parë nga psikologu britanik, Cliff Arnall që shpjegoi “pse-në” e ditës më të trishtuar të vitit.

Sipas tij, ajo ndodh në bazë të një formule që vjen pas dhjetorit të festave dhe ngjyrave, atmosferës së ngrohtë të dashurisë familjare e ndërsa ndikohet nga kushtet e motit, borxhet, kalimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, si dhe nivelet përgjithësisht të ulëta të motivimit.

Studiuesit pranojnë se nuk ka asnjë të vërtetë shkencore tek “e hëna blu”, por sidoqoftë bëhet fjalë për një akumulim .

LEXO EDHE:  Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i dites

Por, për të evituar përjetimin e “të hënës blu” ka edhe disa këshilla: Vendosni në tryezë shumë perime, qëndroni aktivë, bëni shëtitje në natyrë, mos refuzoni marrëdhëniet seksuale dhe merrni sa më shumë vitaminë D.

LEXO TE PLOTE