LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Zaev: Nuk lejoj që kriminelë dhe një 'gay' të rrëzojnë qeverinë

14 Gusht 2019, 08:02, Kosova & Bota CNA
Shpërthen Zaev: Nuk lejoj që kriminelë dhe një

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka reaguar ashpër  pas skandalit në lidhje me  rastin “Zhvatja?, duke theksuar se nuk do të lejojë që dikush ta përfshije atë në një situatë të tillë.

Ndërsa hedh poshtë  çdo lloj spekulimi se ai është i përzier me këtë rast ku janë të dyshuar Bojan Jovanovski ? Boki 13 dhe Zoran Mileski, me një të folur aspak të zakonshme,  Zaev shprehet se nuk do të lejojë disa kriminelë, një gazetar kapriçioz dhe një ‘pederast’ ta rrëzojnë Qeverinë.

?Spekulimet që shkojnë deri aty, duke u përpjekur dikush të më involvojë mua, edhe një herë e përsëris. Unë jam Zoran Zaev, erdha në pushtet fal votës së qytetarëve, duke luftuar për liri, demokraci, shtet të së drejtës, shtet normal. Unë jam luftëtar dhe do të vazhdo të luftoj për këtë deri në fund. Gjithsesi, nuk do të lejoj që disa kriminele, një gazetar kapriçioz, dhe të më fal komuniteti LGBT, një gay, ta rrëzojnë këtë Qeveri nga pushteti. Do të luftojmë deri në fund, ndërsa secili do të mbajë përgjegjësi?, tha Zaev./ CNA.al

Lajmet e fundit nga