Connect with Us

Sherri për balerinën që u mbyll me vrasje/ Historia që tronditi Shkodrën në 2014

Kronika

Sherri për balerinën që u mbyll me vrasje/ Historia që tronditi Shkodrën në 2014

Publikuar

-

Policia e Shtetit arrestoi sot 28-vjeçarin Sadetin Erkoçeviq, lindur dhe banues në Shkodër, pasi po përgatitej të kryente një krim të rëndë në Tiranë. Erkoçeviq është një emër i njohur për policinë dhe i shpallur në listën e 31 më të kërkuarve në Shkodër. Ai akuzohet për vrasje me dashje në vitin 2014.

Në atë kohë, pas një sherri për një balerinë në një lokal me muzikë live i riu ka vrarë me armë zjarri shtetasin Indrit Ylli dhe ka plagosur shtetasin Jetmir Molla, shkruan BW.

 Si ndodhi ngjarja më 2014:

Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, kishte shkuar i ndjeri Indrit Ylli se bashku me kushëririn e tij, Ervin Ylli, dhe një shokun e tij, Fabian Hoxha. Në këtë lokal, më pas ka shkuar edhe shtetasi Jetmir Beqiri (Mollaj), së bashku me shokun e tij, Altin Haxhi. Shtetasi Jetmir Beqiri (Molla) është kushëri me të ndjerin Indrit Ylli dhe me shtetasin Ervin Ylli.

Ata janë takuar në lokal dhe kanë shkëmbyer pije me njëri-tjetrin. Në një moment, rreth orës 24.00, i ndjeri Indrit Ylli është çuar së bashku me Jetmirin dhe shokun e tyre Fabian dhe kanë filluar të kërcejnë në mes të lokalit.

I ndjeri Indrit është afruar tek tavolina, ku qëndronte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marre nga tavolina e tyre një balerinë për të kërcyer me të.

Në këtë moment, mes të ndjerit Indrit Ylli dhe shtetasit Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”, ka filluar një debat lidhur me balerinën, debat që ka përfunduar në përdorimin e armëve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Lushnje/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Lushnjë.

Mësohet se një automjet ka përplasur drejtuesin e një bicciklete duke e lënë të plagosur rëndë.

“Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjës, ku mjeti tip “Benz” me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital.

Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video e plotë/ Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin

Publikuar

-

Nga

Pas ngjarjes se rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Porto Palermo në jug të vendit, ku pronari i një lokali sulmoi një grup turistësh spanjollë, Policia e Shteti ka nisur aksionin për verefikimin e dokumentacionit të aktivitetit të restorantit.

Ky aksion vjen menjëherë pas ndalimit të pronarit të lokalit, 51 vjeçarit, Mihal Kokëdhima që akuzohet se dhunoi turistët spanjollë.

Tashmë mësohet se policia e ka bllokuar aktivitetin në këtë restorant, pasi rezulton të jetë pa leje, ndërsa pritet dhe shembja e tij këto ditë./CNA.al

Video skandali/ Dhune mbi turistet spanjolle ne jug te Shqiperise.

Gepostet von CNA.al City News Albania am Samstag, 17. August 2019

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandras në Greqi.

Sipas mediave greke, një nga të burgosurit, 34 vjeç, ishte larguar me leje, por nuk është kthyer në ditën e përcaktuar.

Ndërsa shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e mëngjesit

Policia greke ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti dhe as veprat penale për të cilën për të cilën po kryenin dënimin.

Kujtojmë që një tjetër arratisje ndodhi rreth dy muaj më parë po në burgun e Kasandrës, por shqptarët u kapën pas disa ditësh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE