Connect with Us

Sherr me kaçavidë mes dy të rinjve/ Plagoset rëndë njëri prej tyre

Kronika

Sherr me kaçavidë mes dy të rinjve/ Plagoset rëndë njëri prej tyre

Publikuar

-

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes dy të rinjve tek Pallati i Sportit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e konfliktit.

Mësohet se në debat e sipër, njëri nga personat ka goditur tjetrin me kaçavidë duke e lënë të dëmtuar rëndë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ambulanca ku është bërë e mundur dhe shoqërimin e të plagosurit drejt urgjencës së Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjeksore.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Plagos me mjet prerës një shtetas, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore Durrës vihet në pranga autori i dyshuar.

LEXO EDHE:  “Mos më trego mua si të sillem në studio”/ Plas mes Baton Haxhiut dhe Rudina Hajdarit

Më datë 14.08.2019, në lagjen Nr.12, shtetasi M.P. 19 vjeç, banues në Durrës , ka plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin Q.Xh., 59 vjeç, banues në Durrës.

Policia Rrugore që ishte me shërbim në atë zonë është vënë menjëherë në ndjekje të autorit të dyshuar ku brenda një kohe të shkurtër bënë të mundur kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hetimet për tërmetin/ Arratisen ndërtuesit, banorët mes katër rrugëve

Publikuar

-

Nga

Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë është boshatisur totalisht, ndërkohë që Bashkia ka vendosur ne të shiritin, duke e shpallur të pabanueshëm.

Sipas asaj që raporton TV “A2 CNN”, banorët shprehen se kanë paguar 1200 euro për metër katror për apartamentet, por sot  ndërtuesi nuk u hap as telefonin.

Një ditë pas lajmit të arrestimit të ish-zyrtarëve te komunave, ndërtuesve dhe arkitektëve, pas shkeljeve që janë gjetur në dosjet e Bashkisë, Prokuroria e Tiranës ka administruar me dhjetëra denoncime që vijnë nga banorë të pallateve të dëmtuara.

Ato do të bëhen pjesë e procesit penal me dëshmitë e tyre, duke kërkuar dëmshpërblim prej atyre që do të provohet se janë përgjegjës për ndërtimet e dobëta që kanë blerë përkundrejt shumave të kripura të banesave./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shpallën “Non Grata”/ Dy diplomatët iranianë ende në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Ditën e djeshme, autoritetet shqiptare shpallën “Non Grata” dy diplomatët iranianë Mohamad Ali Arz Peimanemati dhe Sejed Ahmad Hoseini Alast.

Ministria e Jashtme deklaroi se iranianët ka kanë zhvilluar në vendin tonë, veprimtari që nuk përputhej me statusin e tyre diplomatik.

Por një ditë pas këtij vendimi, Tv Klan raporton se iranianët kanë 72 orë afat për t’u larguar nga vendi jonë, pasi dyshohet se kishin organizuar akte terroriste në Shqipëri, në bashkëpunim me gjeneralin e vrarë Kasem Sulejmanin.

Aktualisht, dy diplomatët ndodhen në Ambasadën iraniane në Tiranë dhe pritet të depërtohen.

LEXO EDHE:  Itali / Sherr mes dy shqiptarëve, humb jetën 55 vjecari

LEXO EDHE:  "Janë para emigracioni"/ U grabitën pas tërmetit, denoncojnë banorët: Po na vjedhin bizhuteri dhe orenditë

Ndërkohë kujtojmë se ka shkuar në 4 numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga vendi jonë, pasi në vitin 2018 ambasadori Golamhosein Mohamadnia dhe përfaqësuesi i tij u shpallën “Non Grata” për të njëjtën arsye./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Në burg po mbeten ata që s’ duan të dalin”/ Artan Hoxha: Ose do t’i vrasin ose…

Publikuar

-

Nga

Pas lirimit nga burgu të Indrit Dokles, anëtar i bandës së Durrësit, dhe Ergys Kolaverit, i dënuar me 20 vite burg, gazetari Artan Hoxha tha se po lirohen nga burgu personazhe të rendësishëm të krimit.

Sipas gazetarit këto lëvizje nuk po arrihen të perceptohen.

“Janë liruar nga burgjet kohët e fundit personazhe të rendësishëm të krimit. Nga burgu po dalin ata që duan të dalin dhe po mbetën ata që s’duan të dalin. Ose do t’i vrasin nëse dalin ose nuk kanë ku të shkojnë. Rasti i Kolaverit është vijimi i saj qe folëm dje. Janë aq të shpeshta dhe aq të zhurmshme që mbulojnë njëra tjetrën dhe nuk po i percepton dot as ne dhe as publiku”, tha Hoxha në studion e Abc News.

LEXO TE PLOTE