Connect with Us

SHBA, të shqetësuara për lëvizje trupash kineze pranë Hong Kongut

Bota

SHBA, të shqetësuara për lëvizje trupash kineze pranë Hong Kongut

Publikuar

-

Shtetet e Bashkuara thonë se janë “thellësisht të shqetësuara” nga njoftimet për lëvizje trupash paraushtarake kineze përgjatë kufirit me Hong Kongun, territorin kinez që po përjeton 10 javë demonstrime pro-demokracisë.

“Ne inkurajojmë Kinën dhe të gjitha palët në Hong Kong që të kërkojnë një zgjidhje e cila respekton lirinë e hongkongasve dhe shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut, siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët Kino-Britanike.”Është e rëndësishme që Qeveria e Hong Kongut të respektojë liritë e fjalës dhe të tubimit paqësor, siç përcaktohet në Deklaratën e Përbashkët,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, raporton VOA.

Sipas saj: ndërsa protestat janë shkallëzuar ditët e fundit, mediat shtetërore të Kinës kanë treguar video të forcave të sigurisë që grumbullohen përtej kufirit, në Kinën kontinentale.

Policia kineze është akuzuar gjithashtu për depërtim në protesta në përpjekje për të krijuar probleme.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye që autoritetet të dërgojnë policinë kineze ose policë të fshehtë të vijnë në aeroport për t’u përzier me demonstrimet,” i tha Zërit të Amerikës një protestues i cili ishte në një demonstratë të fundit në aeroportin e Hong Kongut.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën në Twitter, “Zbulimi ynë na ka informuar se Qeveria kineze po lëviz trupat në Kufi me Hong Kongun. Të gjithë duhet të jenë të qetë dhe të sigurt!”

Në komentet për gazetarët të martën, zoti Trump, i cili javën e kaluar mori një qëndrim distancues nga protestat, tha se situata e Hong Kongut “është shumë e vështirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por jam i sigurt se do të zgjidhet.” Ai shprehu shpresën se askush nuk do të lëndohet si dhe shpresën “për liri”.

Në rrugët e Hong Kongut ka pasur përleshje të ashpra midis demonstruesve dhe policisë. Të martën vonë, në aeroportin ndërkombëtar shpërtheu dhuna, ndërsa policia u përlesh me demonstruesit pro-demokracisë që kishin marrë në kontroll aeroportin për dy ditë me radhë.

“Ne e dënojmë dhunën dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, por mbetemi të vendosur në mbështetjen tonë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit paqësor në Hong Kong”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

LEXO EDHE:  Pse Turqia nuk është aleate e Shteteve të Bashkuara

Banorët e Hong Kongut kanë protestuar kundër gërryerjes që sipas tyre po pësojnë liritë e tyre nën kontrollin kinez të territorit si dhe kundër mungesës së autonomisë. Protestat përbëjnë sfidën më të madhe për sundimin kinez të territorit gjysmë-autonom që nga dorëzimi i tij Britanisë në vitin 1997.

 Të mërkurën autoritetet në Kinë thanë se protesta e Hong Kongut është shndërruar në një lëvizje “që ngjan me terrorizmin”, pas një nate përleshjesh të dhunshme në aeroportin e qytetit. Zyra për çështjet e Hong Kongut dhe Makaos në Pekin tha se akte të tilla duhet të ndëshkohen rëndë.

Pas dy ditë trazirash fluturimet në aeroport rifilluan. Demonstratat përfunduan të martën vonë pasi policia përdori shkopinj dhe spërkati me piper protestuesit, të cilët përdorën karrocat e bagazheve si barrikada për të penguar udhëtarët të hynin në terminale. Disa udhëtarë të zemëruar u përfshinë në debate me protestuesit ndërsa demonstrata po përshkallëzohej.

Situata u rëndua kur një grup protestuesish rrahën dy burra për të cilët dyshohej se ishin agjentë sekretë kinezë. Një prej tyre u identifikua më vonë nga gazeta e kontrolluar nga shteti kinez “Global Times” si një gazetar që punonte për tabloidin.

Gjatë trazirave të së martës pesë vetë u arrestuan në aeroport.

Protestat e dy ditëve të fundit janë pjesë e 10 javëve demonstratash të banorëve të Hong Kongut kundër asaj që ata e cilësojnë si përkeqësim i lirisë dhe mungesë e autonomisë për shkak të kontrollit kinez të territorit.

Protestat filluan si një përpjekje për të penguar miratimin e një projektligji që do të mundësonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore. Demonstruesit tashmë kërkojnë t’u garantohet e drejta për të votuar drejtpërdrejt për udhëheqësin e tyre të ardhshëm falë një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm si dhe një hetim të pavarur rreth dyshimeve për akteve brutale ushtruar nga policia ndaj protestuesve.

Dhjetë javë përleshje gjithnjë e më të dhunshme mes policisë dhe protestuesve e kanë zhytur qytetin në krizën e tij më të rëndë që nga koha kur Britania ua dorëzoi kinezëve territorin në vitin 1997.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Shkëmbim zjarri me policinë në New Jersey/ Gjashtë të vdekur, mes tyre dhe një oficer

Publikuar

-

Nga

Gjashtë persona, mes të cilëve edhe një oficer policie, kanë mbetur të vdekur, gjatë një përplasje me armë zjarri të martën pasdite pranë një dyqani në New Jersey.

Kryetari i bashkisë, Steven Fulop tha në një konferencë shtypi se pati disa të vdekur brenda dyqanit, ku të dyshuarit zunë pozicion dhe shkëmbyen zjarr me policët, në një konfrontim që zgjati me orë të tëra.

NBC New York, raporton se dy policë të tjerë dhe një civil u plagosën në shkëmbimin e zjarrit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  75 vjetori i çlirmit të Tiranës/ Braçe sulmon opozitën: Po i shpallin luftë SHBA për pushtet

LEXO EDHE:  Pse Turqia nuk është aleate e Shteteve të Bashkuara

Po ashtu mediat raportojnë se konfrontimi mes të dyshuarve dhe policisë filloi pranë një varreze dhe lidhej me një hetim të mëparshëm për vrasje.

Një zyrtar i qytetit u tha gazetarëve se nuk kishte asnjë provë që ngjarja të kishte lidhje me ndonjë akt terrorizmi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ushtria digjitale kundёr krimit kibernetik

Publikuar

-

Nga

Lituanezёt kanё krijuar vullnetarisht njё ushtri digjitale pёr tё luftuar desinformacionet “Made in Russia” dhe duan t’u kundёrvihen trolleve rusё duke demaskuar “Fake News” dhe propagandёn qё ata pёrhapin nё botё.

Kryesisht vendet e vogla fqinjё tё Rusisё rregullshit bien viktimё e fushatave ruse tё desinformimit nё internet. Kundёr „trolleve” nё Peterburg apo nё Moskёs lituanezёt janё grumbulluar vullnetarisht nё grupimin “fildish” duke u angazhuar nё kohёn e lirё pёr demaskimin e lajmeve tё rreme dhe propagandёs si edhe pёr saktёsimin e lajmit tё deformuar. Mbi 1000 “fildishё” anonimё veprojnё ndёrkohё nё Lituani.

Njёri prej tyre qё pranoi tё flasё pёr DW e quan veten nё internet „skifter”. Emrin e vërtetë ai preferon të mos e thotë. Sepse lituanezi ka kundërshtarë të fuqishëm në botën digjitale. Ai lufton në kohën e tij të lirë kundër të ashtuquajturve trolle rusë. Tipari i tyre dallues është desinformimi i qëllimshëm dhe fake news.

“Skifteri” nuk është vetëm. Aktivistët online e quajnë veten „fildish”. Kur ata zbulojnë gënjeshtra në rrjet, ata shkruajnë kundër propagandës ruse në rrjet. Skifteri na thotё: „Kur Rusia ndërhyri në Ukrainë, ne menduam, se ka ardhur koha të bëjmë diçka në praktikë e të mos shohim vetëm televizor. Fillimi ishte i lehtë: për çdo artikull pozitiv ndaj BE-së dhe NATO-s apo Lituanisë vinin menjëherë qindra komente negative. Vendimi ynë ishte fare i thjeshtë, të kundërviheshim me komente pozitive.”

Vilna, kryeqyteti lituanez

Shtetet balltike përballen me desinformim

Pikërisht shtetet e vogla baltike – u përballën me fushata desinformimi – të drejtuara me gjasa nga Kremlini. “Skifteri” na tregon një shembull: në një portal lajmesh në gjuhën lituaneze përhapet një lajm, sikur pjesëtarët gjermanë të NATO-s  kanë shkatërruar një varrezë hebrejsh në Lituani.„Kjo është punuar me fotoshop. Një automjet i blinduar gjerman mbi këtë varrezë hebreje në Kaunas. Një provokim tërësisht çmenduri. Por kështu punojnë ata.”

Që prej 30 vjetësh Lituania është e pavarur. Moska nuk e sheh me sy të mirë, që ish-republikat sovjetike sot janë anëtare në NATO dhe në BE. Lituanezët që nga ajo kohë jetojnë me shqetësimin prej fqinjit super të fuqishëm:

LEXO EDHE:  Video+foto-Forcohet uragani Dorian/ Shndërrohet në stuhinë më të fortë

LEXO EDHE:  Video+foto-Forcohet uragani Dorian/ Shndërrohet në stuhinë më të fortë

Disa prej tyre të pyetur shprehen kritikë:: „Mjafton të shfletosh librat e historisë për të kuptuar qenien e Rusisë dje dhe sot”, thotë një qytetar. Kurse një tjetër: „Unë do të thoja, që Rusia paraqet rrezik për ne. Por nuk mund ta them saktë se çfarë rreziku.”

Lituanezët dhe minoriteti rus

Një memorial në periferi të Vilnës kujton deportimin e lituanezëve në Siberi. Maxim Zacharov i përket minoritetit rus në vend, Ai mendon, se është e drejtë që të kujtohen krimet gjatë pushtimit sovjetik. Ai tërheq vëmendjen, që propaganda e drejtuar nga Moska mund ta prishë klimën mes lituanezëve dhe minoritetit rus në vend. Por për këtë ai mendon, se bashkëpërgjegjëse është edhe qeveria lituaneze. „Dikur ne kishim një televizion rus në vend. Përmes tij mund të informoheshim në rusisht lidhur me zhvillimet në Lituani. Por erdhi një ditë që asnjë lituanez nuk donte t’i jepte intervistë këtij televizioni, sepse logoja e tij ngjante me atë të një televizioni në Moskë. Ne na duket paksa diskriminuese, që qysh atëhere në Lituani nuk ka më ofertë informative në rusisht.”

Në qendrën digjitale të mbrojtjes kryesisht si rrezik konsiderohen fushatat ruse në internet. Nëse ato nuk luftohen në kohën e duhur, mund të rritet rreziku i luftës, besojnë këtu.

Ata vlerёsojnё, se është e rëndësishme, që të jenё në kontakt me qytetarët në Rusi pёr tё komunikuar bashkarisht pёr saktёsimin e informacionit. Po të jetë e mundur bashkë me shokët e idealit në Rusi për të luftuar për të vërtetën – këtë dëshiron skifteri. Ai flet mirë rusisht, ka shërbyer në ushtrinë e dikurshme sovjetike. Sot ai pas punës demaskon me mijëra fildishë të tjerë nga e gjithë Europa propagandën e trolleve. „Ne e konsdierojmë veten si një fabrikë e lirisë. Ne luftojmë për vlerat e demokracisë liberale. Rreziqet e fabrikave të trolleve duhet të vlerësohen më me seriozitet në Perëndim.”/ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Demokratët nisin procedurat për shkarkimin e Donald Trump/ Për çfarë akuzohet

Publikuar

-

Nga

Akuza formale janë hedhur tashmë kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ana e demokratëve. Këto akuza janë prezantuar sot nga Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara. Donald Trump, po përballet aktualisht me procedurat e shkarkimit të nisura nga Partia Demokratike.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor, Jerry Nadler, tha se akuza e parë kundër Presidentit ka të bëjë me abuzimin e pushtetit, ndërsa e dyta me pengimin e punës së Kongresit.
“Presidenti e sheh veten më lart se ligji”, u shpreh Nadler.

Nëse Komiteti Gjyqësor voton për miratimin e akuzave këtë javë, ato do t’i dorëzohen më pas Dhomës së Përfaqësuesve për votim të plotë.

Donald Trump nga ana e tij, ka mohuar çdo akuzë.

LEXO EDHE:  Shpallja “non grata” e Llallës/ Ngjela zbulon arsyen, ja kë po paralajmëron SHBA

LEXO EDHE:  SHBA ka dëshmi të pakundërshtueshme/ Irani thyhen sanksionet e OKB-së

Procedura për shkarkimin e presidentit ka nisur qysh në muajin shtator të këtij viti nga demokratët, kur një dëshmitar është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, për korrupsion në Ukrainë.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një President largohet nga detyra për “tradhëti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”. Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza.

Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE