LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"SHBA, ka të faktuar korrupsionin shtetëror"/ Kapet mat Petrit Vasili

14 Gusht 2019, 06:31, Aktualitet CNA
"SHBA, ka të faktuar korrupsionin shtetëror"/ Kapet mat

Ish kreut të grupti parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i ka plasur “bomba” në dorë.

Teksa ka marrë përsipër të flasë për kryebashkiakun e Shkodrës, Valdrin  Pjetri, i cili rezulton i dënuar për trafik droge në Itali, qytetarët i kanë kujtuar anën tjetër të medaljes.

Ata i kanë risjellë në kujtesë Vasilit, refuzimin e vizës nga Ambasada Amerikane.

Ambasada e SHBA ua ndalon vizat zyrtarëve që dyshohen për korrupsion, por Vasili më herët e ka mohuar nëj gjë të tillë.

“Petrit Vasili e të gjithë ata politikanë e zyrtarë të lartë të shtetit shqiptarë, të shpjegojnë, pse u janë ndaluar vizat për në SHBA. Këta a duhen të merren më me politikë, kur SHBA i ka nxjerrë non grada? Normalisht, s’duhen të merren me politikë. Se SHBA e ka faktuar korrpsionin e tyre shtetëror”, shkruan një qytetar në faqen zyrtare të Vasilit në rrjete sociale.

Ndërsa një tjetër i kujton standartet për të cilat Vasili flet në lidhje me Valdrin Pjetrin.

“Po kur ishe zotrote në pushtet nuk ishte i dënuar o hajdut ordinerë”, shkruan qytetari.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve, të cilët “kryqëzojnë”, Petrit Vasilin./CNA.al

Lajmet e fundit nga