Connect with Us

Përplasje fizike mes bandave/ Ndërron jetë një person, një tjetër i plagosur

Bota

Përplasje fizike mes bandave/ Ndërron jetë një person, një tjetër i plagosur

Publikuar

-

Një person ka mbetur i vdekur, pas një përplasje midis grekëve dhe të huajve në Athinë.

Nga raportimet e mediave vendase, mësohet se përplasja ka ndodhur në rrugën Patision, në qendër të Athinës, dhe si rezultat ka gjetur vdekjen një vendas, ndërsa një prej të huajve ka mbetur i plagosur.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo  rrethanat që i shtyn të rinjtë të degradonin situatën deri në përplasje fizike. Ndërkohë bëhet me dije se policia po bën verifikimet e nevojshme  për çështjen, si dhe personi i plagosur është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Panik në Turqi/ Tërmet i fuqishëm 5.6 ballë shkund vendin

Publikuar

-

Nga

Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudës 5.6 mbrëmjen e sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qënë 94 kilometra në veri-lindje të Izmirit dhe 16 kilometra nga Kirkangac, me një thellësi prej 8.5 kilometrash.

Pas këtij tërmeti, në të njëjtën zonë janë regjistruar edhe 20 lëkundje të tjera me forcë më të ulët.

LEXO EDHE:  Ardhja e 2020/ Si u festua nëpër botë

LEXO EDHE:  Sulmohet me bojë të kuqe ambasada e Izraelit

Paraprakisht nuk ka të dhëna për njerëz të lënduar apo dëme materiale, por lëkundja  e fortë ka shkaktuar panik te qytetarët.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

I dënuar për mashtrim/ Lirohet nga burgu fallxhori kosovar

Publikuar

-

Nga

Hysri Peqani i njohur si Burdushi është liruar nga burgu. Lajmi është dhënë nga vetë avokati i tij, Asdren Hoxha në rrjetet sociale

Një vendim i Gjykatës së Prizrenit me 8 nëntor të 2019-ës e kishte shpallur fajtor për mashtrim “Burdushin”, duke e dënuar me një vit burg dhe 5000 euro gjobë për veprën penale “mashtrim”.

Ai akuzohej se më 20 qershor 2014, deri më 12 gusht 2014, në Prizren, me qëllim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë pasuri për vete apo për personin tjetër, e mashtroi dhe i premtoi Q.P., duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuan nga depresioni, kundrejt 2000 eurove.

LEXO EDHE:  E rëndë/ 3 shqiptarë vranë një 19-vjeçar për 170 euro

LEXO EDHE:  Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bisedimet e paqes/ I dërguari i posaçëm i Trump vizitë në Prishtinë e Beogradë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të qëndrojë të enjten dhe të premten në Prishtinë dhe në Beograd.

Sipas radios amerikane VOA : ambasadori Grenell viziton të dy kryeqytetet dy ditë pasi, bashkë më këshilltarin e Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, ndërmjetësoi një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd, në një përpjekje për përmirësimin e lidhjeve ekonomike midis dy vendeve.

 Gjatë vizitave në të dyja vendet në muajin tetor të vitit që lam pas, zoti Grenell kishte theksuar se “administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për t’i bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja”, thuhej në një deklaratë pas vizitave të asaj kohe në Kosovë dhe Serbi.

Zoti Grenell u emërua më 4 tetor në detyrën e re, pak kohë pasi që sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo kishte emëruar zotin Mathew Palmer si përfaqësues të posaçëm për Ballkanin.  Emërimi i tyre, ndonëse kishte nxitur pikëpyetje ndër shumë vëzhgues, u mirëprit në Kosovë ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në të gjitha proceset politike.  Vizita e tij në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi ende nuk ka një qeveri të re pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit…

LEXO EDHE:  Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

LEXO EDHE:  E rëndë/ 3 shqiptarë vranë një 19-vjeçar për 170 euro

 

LEXO TE PLOTE