Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Për Valdrinin e Shkodrës apo ValKrimin e Shqipërisë

Opinione

Nga Arian Galdini/ Për Valdrinin e Shkodrës apo ValKrimin e Shqipërisë

Publikuar

-

Sapo lexova dje se PD ia nxorri letrat Valdrin Pjetrit, e sidomos fill pas reagimit vetëshfajësues të Edi Ramës, disa mendime shqetësuese ma mbuluan mendjen. Fillimisht mendova, po sa mirë që PD ua ka letrat këtyre njerëzve. Kjo tregon se PD i njeh mirë këta tipat dhe se nëse hiç asgjë nuk di e nuk mundet të bëjë politikisht kjo Parti, së paku agjensinë e investigimit apo spiunazhit partiak e paska më tepër se funksionale.Por rrjedhimisht lind edhe pyetja tjetër krejt natyrale dhe ulëritëse. Pse PD i ka pasur këta tipat si Arben Ndoka dhe ky Valdrin Pjetri drejtues të lartë në Administratën Publike gjatë qeverisjes së saj?
Përse?
Nuk u funksiononte asokohe i vetmja vetmi funksion politik që kanë adoptuar sot pra ai i Investigimit dhe Spiunazhit?
Apo e dinin shumë mirë të vërtetën dhe vendimi për ti integruar këta “delfinë” të krimit të organizuar në Administratën Publike ka qenë si akt bashkëjetese me marrëveshje? Pra vetë PD si parti investiguese dhe denoncuese e ditëve të sotme, së pari bën mirë të sqarojë pozicionin dhe rolin e saj në lidhje me emërimin dhe integrimin e këtyre “delfinëve” të krimit të organizuar në Administratën Publike.
A e ka ditur PD të shkuarën e tyre në momentin e emërimit? Po faktin se këta kanë qenë e mbeten “delfinë” të botës së krimit, a e ka ditur PD? Po sot a e di?
Sulmi me “plumba tek pullë”, eleminon politikisht një e nga një “delfinët” e krimit por e ka efektin e kontrolluar dhe më shumë ka axhendë politike dëmtuese ndaj Edi Ramës.
Platforma e vërtetë antikrim kërkon një masë të lartë sinqeriteti dhe vetëdijësimi duke sqaruar vetë PD paraprakisht pozicionin e saj politik në raport me “delfinët” e botës së krimit dhe paskëtaj duke kërkuash shkuljen e tyre me gjithë rrënjë nga çdo qelizë politike, partiake apo shtetërore në Shqipëri.
Zanafilla e këtyre njerëzve flet për një të shkur të tyre me PD. PD nuk mund të justifikohet me sloganin e dalë boje se “ne” i kishim drejtora por Edi Rama i bëri deputetë dhe Kryetarë Bashkie.
Mjaft më.
Avancimi i krimit në përfshirjen dhe akomodimin e tij në administratë dhe politikë është dialektik dhe i pashmangshëm, në momentin e parë që hidhet hapi i parë i bashkëjetesës së tij me Udhëheqësit dhe Partitë politike.
Derexheja ku jemi katandisur e ka një pikënisje dhe shërimi vjen vetëm nëse shkulja nga rrënjët e këtij fenomeni të “delfinëve” të botës së krimit në partitë, politikën dhe institucionet shqiptare, bëhet që në burim dhe me guximin për tu përballur të gjithë ne me vetet tona, të shkuarat tona, strukturat tona dhe komunitetet tona.
Lufta ndaj krimit dhe “delfinëve” të botës së krimit duhet të jetë një betejë e sinqertë dhe ultimative e të gjithë neve e gjithë shoqërisë shqiptare, përndryshe kemi shumëçka a më tepër për të humbur. Ndoshta prej tyre mund të humbasim edhe gjithçka. Çka mendoj tjetër është se përse Edi Rama vijon me të njëjtën klientelë të “delfinëve” të botës së krimit që dikur mund të jenë përdorur edhe nga PD?
Apo dallimin këta e bëjnë nga niveli i gradimeve dhe integrimit të “delfinëve” të botës së krimit herë me shkollë e burg e herë me burg pa shkollë…???
Me pak fjalë këta kanë të njëjtën klientelë të botës së krimit, por Edi Rama paska fituar sepse u ka premtuar Bosëve të Krimit dhe Mafias se “delfinët” e tyre do ti bëjë deputetë dhe Kryetarë Bashkie. Si Politikan Kontraktor i Krimit, Edi Rama paskërka avantazhin e bashkëjetesës me krimin në nivelet më të larta politike të partisë dhe qeverisjes së tij, ndaj edhe investimi më i lartë financiar dhe politik i tij është Agjipropi dhe Dukja.
Teknologjia e komunikimit kinse moderniste dhe rrafsh plot sajdisje e hojne gjuhësore dhe mbushur me debate e tematika pa thelb, ia ka mveshur shpesh me sukses mantelin estetik Qeverisjes nën Kontraktim me Krimin. Edi Rama në 6 vite qeverisje ia doli të kalojë plot dhimbje, e megjithatë me sukses, numrin e lartë të deputetëve banditë e trafikantë të legjislaturës së parë, kanabisizimin e vendit dhe numrin e lartë të kandidatëve apo edhe të vetë Kryetarëve të disa Bashkive.
Me “estetikën” e tij Edi Rama kaloi edhe skandalet e rënda të Ministrave tashmë ish-Ministra të korruptuar. Të gjithë i ka marë në mbrojtje ndërkohë që “estetika” propagandistike ka shitur si “shitje” twiterat dhe komentet në facebook të një Kryeministri që me ligj e Kushtetutë ka fuqi të mëdha ekzekutive për të vepruar. Qeverisja nën kontraktim me krimin nuk mund të shkëputet prej tij as me twitera e as me komente facebooku.
Këto lojëra me propagandë vetëm dëftojnë zezonën se ku është zhytur ky njeri në raportet e tij me krimin. Edhe vetëbesimi që ka tek fuqia e tij, ka të bëjë me faktin se ai e ka nën kontroll krimin ngase ua ka mbushur mendjen top atyre se ai ka talent të pamatë të jetë fytyra e Xhokerit që e bën krimin të duket si hargalisje politike pa dëme serioze. Psh, të shesësh Vangjush Dakon për reformator dhe transformues qyteti, vetëm një Agjipropist si Edi Rama mund ta bëjë.
E ka këtë talent ky KM dhe duhet tia njohim e mos tia nënvleftësojmë. Ndërkohë një pyetje më grisht sa më shumë e mendoj këtë punë.
Pse Edi Rama kandidoi Valdrinin dhe gjithë Valën e Krimit në Bashkitë ku ai nuk kishte as edhe një kundërshtar politik? A ishte i vendosur Edi Rama që ta bënte 30 qershorin qoftë edhe pa Opozitën, apo jo?Çfarë dëshmon kandidimi i “delfinëve” të botës së krimit si Valdrini dhe gjithë Valdrinët e tjerë?
Mos vallë siç kanë të njëjtën klientelë, Edi Rama dhe kolegët e tij në Opozitën Bojkotuese, kanë edhe të njëjtën skemë e plan veprimi? Mos vallë tjetërkush e ka detyruar Edi Ramën ti shkojë deri në fund zgjedhjeve të 30 qershorit? Mos vallë 30 qershori ka qenë një datë Amerikane dhe Europiane dhe aspak një datë e Edi Ramës?Pyes kësisoj, sepse kandidimi i Valdrinit dhe Valës së Krimit nga Edi Rama, është ndoshta dëshmi e dëshirës së fshehtë dhe paktit të fshehtë të Edi Ramës me kolegët e tij të Opozitës Bojkotuese, për të bërë një marrëveshje të orëve të fundit e për ti shtyrë zgjedhjet?
Pra Edi Rama i kishte marë masat me Valdrinët dhe Valën e Krimit, që nëse Amerikanët dhe Europianët i lejonin Udhëheqësit tanë të bënin ujdi, ky ti kishte të fortët e tij,  “delfinët e tij” të botës së krimit, gati për të hyrë në zgjedhje me gjithë fuqinë pretenduese. Shkuarja në 30 qershor pa ujdi me kolegët e Opozitës Bojkotuese, ia la “delfinët” e botës së krimit Edi Ramës si derrin maç. Tani “mbreti” është lakuriq. Teknologjia e agjipropit estetik nuk e mbron dot më.
Sepse në shqip dhe anglisht, kushdo do ta pyesë vetvetiu: Po mirë more zotëri, po Valdrinin dhe Valën e Krimit, për çfarë i deshe edhe në këto zgjedhje ku konkurent kishe vetëm veten në pasqyrë?
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Avokat Ngjela: Asnjë gjë nuk i bën më dot Franca Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Ajo ishte, në fakt, fuqia retrograde që i dha në vitin 1912 Serbisë dhe Greqisë mbi 80 mijë kilometra katrorë territor shqiptar.
Asgjë nuk i bën dot më sot Shqipërisë. Shqipëria sot është aleatja më e madhe në Ballkan e Shteteve Bashkuara dhe Gjermanisë.

Rruga e Shqipërisë sot është likuidimi i korrupsionit antikombëtar të lidershipëve politikë të të dy krahëve të politikës.Të tjerat janë pas dhe vijnë mbrapa.

Rusia dhe Franca janë në dekadencë nga borxhet. Asgjë nuk i bëjnë dot Shqipërisë.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor do bashkim me skemë të plotë, dhe të dy shtetet shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, duhet të bashkohen sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndihmën e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LEXO EDHE:  Nga Arian GALDINI/ 4 vjet Kryeministër për të mësuar fjalët!

LEXO EDHE:  Shkodranët letër ambasadave/ “Se duam Valdrin Pjetrin !”

Xhelozia e politikës francezë është aleanca primare dhe e fuqishme shqiptaro-amerikane. Ky është sekreti që fsheh i vogli Makron. Le të pëlcasë nga marazi! Shqipëria tani ka filluar reformimin real të historisë së saj në Ballkanin Perëndimor.
Kjo është e vërteta.
Asgjë nuk i bën dot nesër politika franceze të ardhmes historike të Shqipërisë natyrore në Ballkanin Perëndimor… dhe aleancës së fuqishme shqiptaro-amerikane.
Le të veprojë si të dojë i vogli Makron…

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Prostitucion intelektual në Elysee

Publikuar

-

Nga

I dashur Manu. Ja çfarë mund t’u thuash francezeve të tu për t’i bindur që të hapin negociatat me Shqipërinë.
Thuaju që shqiptarët janë të zinj, njësoj si senegalezet, togolezet dhe afrikano-perëndimorët.
Thuaju që Franca do të marr sovranitetin e emëtimit të monedhës shqiptare, njësoj siç emëton CFA-në, monedhën koloniale të 14 vendeve afrikane.
Thuaju që pasi t’u emëtojmë monedhën shqiptarëve do t’u marrim të ardhurat e sinjorazhit në thesarin francez, siç ja marrim Senegalit, Burkina Fasos, Togos dhe gjithë vendeve më të varfra të botës.
Thuaju se veç sinjorazhit do i marrim Shqipërisë 50 përqind të rezervave valutore në thesarin francez siç ja bëjmë Afrikës koloniale.
E nëse francezet e tu nuk binden prapë, thuaju që në Shqipëri ka ar. Ka miniera ari njësoj si në Burkina Faso- thuaji. Dhe ashtu si në Burkina fëmijët e mitur shqiptarë do t’i fusim në miniera që të nxjerrin arin, i cili më pas do të përfundojë në arkën e thesarit francez.
Bindi francezët e tu Manu, bindi. Thuaji ta pranojmë Shqipërinë që ta shfrytezojmë njësoj siç kemi shfrytëzuar dhe shfrytëzojmë barabrisht kolonitë tona afrikane duke i lënë vendet më të varfra në botë. Dhe pastaj, nësë shqiptarët përpiqen të largohen nga mjerimi, mos kini frike thuaju se i përplasim në brigjet e Italisë, njësoj siç përplasim afrikanët e kolonizuar.
Dhe nëse nuk binden as me këte, atëherë thuaju që shqiptarët janë serbe. Thuaju që janë trima dhe shtetarë të mirë si Miloshevici, Mlladici, Karaxhici. Ke për të parë që kjo ka për t’i eksituar francezët e tu.
Ja kështu Manu. Kaq e thjeshtë është. Herën tjetër kur të flasësh për moral, vlera demokratike, standarde etj etj, mendo fëmijet e Burkines. Fatkeqësisht, ditët e sotme ka më shumë moral ne Pigalle se sa në Pallatin e Elysses.
Në fund mbylle si të duash vet. En marche ose encule.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Arian Galdini/ Qeveria Antibiznes! Shiheni çfarë turpi…

Publikuar

-

Nga

Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Transportit dhe pashë aty një numër të pazakontë policësh.

U bëra kurioz dhe u afrova të pyes se çfarë po ndodhte.

Mbeta pafjalë kur dëgjova se kush ishin e për çfarë ishin aty.

Nuk më besohet ende sesi Qeveria Rama, guxon e flet për arritje e reforma, për luftë kundër informalitetit, e sidomos kur kujtoj se erdhi në pushtet në 2013 me premtimin se do shlyente borxhet e shtetit ndaj Kontraktorëve Privatë, e tani ka mbërritur në atë pikë kur përzë me policë nga godinat e qeverisë e trajton si armiq, sipërmarrësit që kanë kryer punime publike dhe shteti u ka borxh miliona euro.

Sa turp.

A mund të ketë qeverisje më antibiznes se kjo?

Ja çfarë më thanë sipërmarresit që ishin aty para Ministrisë së Energjitikës dhe Transportit…

Nuk ishin aty për Protestë, por sepsr vetë Ministrja Belinda Balluki i kishte thirrur për takim zyrtar të protokolluar.

E Ministrja Balluku, jo vetëm që nuk i pret në zyrë sipërmarrësit, por i sjell policinë për ti përzënë.

Sa turp.

Është e dyta javë që Administratorët e Kompanive Ndërtuese të By Passit Fier dhe Vlorë, pas kërkesave me shkrim dhe të protokolluara në Ministrinë e Energjitikës dhe Transporteve, presin për një takim me Ministren znj.Belinda Balluku , në lidhje me pagesat (borxhin) ndaj tyre per punen e kryer e të pranuar nga ARSH në këto objekte By Passi Vlorë dhe Fier, në periudhën 2016/2017.

LEXO EDHE:  Kush janë antiperëndimorët në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Me indicie në Prokurori/ Basha kthehet në qesharak

Pas dhjetra takimeve në kohë të ndryshme me vartësit dhe përfaqësues të Ministres Balluku, e pasi të gjithë këta në parim u kanë dhënë të drejtë për kërkesat te tyre Kompanive që kanë kryer punimet e të cilave shteti u ka borxh, është pranuar dhe kuptuar se fuqia e vartësve dhe përfaqësuesve të Ministres Balluku në apo për vendimmarje është e kufizuar.

Prandaj ishte kërkuar takimi me Ministren Balluku që të kërkohej fuqia e saj për vendimmarrje që shteti tu shlyejë borxhet Kompanive.

Sot ishte rënë dakord nga palët që takimi me Ministren Balluku të zhvillohej në ora 10.00.

Sipërmarrësit r Kompanive sot u paraqitën në orarin e dakordësuar me Ministren për të realizuar takimin me të.

Por në vend që të gjenin dyert e Ministrisë hapur dhe të takoheshin me Ministren Balluku, Sipërmarrësit panë se Ministrja kishte thirrur policinë dhe e kishte rrethuar institucionin me forca policore si edhe me skuadra te Shiponjave.

Administratorët e Kompanive nuk u lejuan të futeshin në Institucion sepse sipas Agjentëve të Sigurisë që kishin bllokuar portën ….. kështu kishte urdhëruar vetë Ministrja Balluku.

Drejtuesit e Kompanive Ndërtuese janë të vendosur që të mos shkulen nga hyrja e Ministrisë pa marë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Ministrja Balluku, e cila injoron, poshtëron dhe diskriminon ndërtuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi!

Sa turp.

Qeveria u ka borxh këtyre Kompanive dhe i përzë me policë./CNA.al

LEXO TE PLOTE