Connect with Us

Nga Andi Bushati/ Rasti i Valdrinit, besojeni, Rama prapë s’e ka ditur

Opinione

Nga Andi Bushati/ Rasti i Valdrinit, besojeni, Rama prapë s’e ka ditur

Publikuar

-

andi bushati opinion

Sapo u bënë publike dokumentat e arrestimit të të përzgjedhurit të tij, Valdrin Pjetri, Edi Rama përzgjodhi mënyrën që tashmë është bërë bajat, atë të justifikimit.

Në morinë e statuseve që botoi me këtë rast, më sinjifikativi ishte ai kur bënte të paditurin për të shkuarën problematike të atij që i la në dorë jo vetëm bashkinë e Shkodrës, por tani së fundi edhe PS në lokale.

Ai nxitoi të mbrohej duke thënë se kishte zgjedhur një profesionist të zotin dhe të edukuar, pinjoll të një familjeje të respektuar, për të cilin, as që i shkonte ndërmend se mund të kishte guxuar të fshihte të shkuarën e vet, duke shkelur ligjin.

Në thelb, reagimi i pritshëm i kryeministrit, i ngjan atij që bëri pasi dolën përgjimet për Saimir Tahirin. Të gjithë e kujtojnë se ai shkoi deri në aludimin për një bashkëpuntor që mund të rrezultonte një “vemje e padenjë për racën njerzore”, ndryshe nga ministri më i suksesshëm që pati njohur ai. Të tërë i mbajnë mend përbetimet hokarare se brenda xhuxhmaxhuxhmërisë të Ervis Roshit, nuk fshihej asnjë e fshehtë e madhe që ta penalizonte dekriminalizimi.

Askush nuk mund ti harrojë

alibitë për përgjimet e Gjushit që s’kish bërë asgjë më tepër sesa një sallatë fjalësh.

Në të gjitha rastet kur Edi Rama është ndeshur me provat e pakundërshtueshme të lidhjes me krimin, të atyre që ka ngjitur në skalionet drejtuese të rilindjes, ai ka luajtur rrolin e të paditurit. Kështu ka bërë me Ndokën, Prengën dhe me mbi përmbi 20 të zgjedhurit që ia nxorri jashtë ligji i dekriminalizimit.

Por, pavarësisht se e shkuara që të ndihmon të lexosh të tashmen, të bën të besosh se ai gënjen edhe në rastin e Valdrin Pjetrit,  ka mundësi që këtë herë ai vërtet të mos e ketë ditur, të shkuarën e të përzdhedhurit për Shkodrën.

Nëse do të tentonim të bënim avokatin e djallit, do të gjenim më shumë se një arsye se përse Rama vërtet nuk ka pasur dejeni për ngjarjen e dy dekadave më parë në Firence, kur Pjetri në moshë fare të re, është arrestuar për çështje droge.

Nëse do e dinte ekzistencën e atyre letrave që sot i djegin duart, ai kishte mundësi mos e kandidonte Valdrinin. Në votimet moniste ku rrezultati ishte i sigurtë, ai në Shkodër mund të emëronte kë të donte. Aq më pak i obliguar qe që pas 30 qershorit, të bënte largimin mediatikisht të bujshëm të Ditmir Bushatit, për ta zëvendësuar me dikë që do ti plaste në duar si një eksploziv me prapaveprim.

LEXO EDHE:  Video/ Një dolli me kokainë për kryeministrin Rama

Por, edhe nëse e besojmë  alibinë e stërpërdorur të Ramës, pra përbetimin se ai nuk ka qenë në djeni, në vend që t’a lehtësojë ajo është një gjë që e rëndon pozitën e kryeministrit. Sepse, në këtë rast kjo do të qe prova e kriminalizimit përfundimtar të PS, dëshmia se kjo organizatë ka humbur ç’do filtër skarcimi ndaj banditëve, sa ata tani depërtojnë në rangjet më të larta edhe nëse shefi nuk u a ka parë letrat. Ajo tregon se partneriteti me botën e nëntokës ka përparuar deri në atë shkallë, sa socialistët kanë humbur çdo lloj vetoje dhe kontrolli për këdo që u vendosin mbi krye.

Dhe megjithëse zgjedhjet i kishte të fituara, Ramës, ortakëria me krimin i duhej edhe në 30 qershor. Të mos harrojmë se përpara kësaj date opozita kërcënoi me shkatërrim të procesit dhe me veprime të dhunshme. Nëse Bashës dhe Kryemadhit ndërkombëtarët nuk do ti kishin nxjerrë para syve letrat për të cilat kanë djeni vetëm ata, ky skenar mund të kishte ndodhur.

Dhe ndaj kësaj përplasjeje Rama mori masat. Ai për Shkodrën bëri pakt me banditët që do ti ruanin kutitë dhe që i siguruan mbajtjen e mitingut në Shkodër. Ai kishte aleat të njëjtë njerëz që i servirën Pjetrin. Në këtë kontekst ai nuk kishte se pse të qe i informuar për letrat e atij që partnerët okultë do ia vendosnin për kandidat, sepse ai u pati dhënë atyre çekun e bardhë, për të pasur njeriun e tyre.

Pra në këtë histori, Edi Rama nuk është përgjegjës për faktin se ka parë apo nuk ka parë skedën e dekriminalizimit të Valdrin Pjetrit, por, ai është fajtor se u ka lënë fushë të lirë atyre që nuk mund të zgjedhin një profil të ndryshëm nga ai që zgjodhën.

Prandaj, rasti i kryebashkiakut të pakurorëzuar të Shkodrës, nuk është një histori personale, që mund të trajtohet në formën e një qiuz: e dinte apo se dinte kryeministri. Ai përbën një rastësi fatkeqe që vërteton të tërën. Ai është në vazhdën e mbi 20 rasteve të tjera të katapultimit të subjekteve të dekriminalizimit në politikë. Prandaj shfajësimi i fundit i Ramës nuk ka asnjë vlerë, sepse edhe nëse nuk dinte historinë e Pjetrit, rininë e trazuar të tij, atë episod që e ka shnjuar për gjithë jetën, ai njeh mirë ata që ia kanë servirur.

Ai sot nuk akuzohet për fatin e Valdrinit, por se e ka përmbytur PS-në me të ngjashmit e tij.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Jep dorëheqjen për dyshimet në korrupsion/ Spartak Ngjela paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur mbi çështjen e hapjes së negociatave.

Ngjela shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është kryer dhe prandaj kundërshton Franca me Holandën.

Sipas tij, që të hapen negociatat Rama duhet të japë dorëheqjen bashkë me opozitën parlamentare.

Postimi i plotë

E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur.
Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: “je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim”. Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?

LEXO EDHE:  Video/ Një dolli me kokainë për kryeministrin Rama

LEXO EDHE:  Mos e shani, Luli po bën detyrën!

Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: “Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion”.

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare.

E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen!
Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mos e quani kurvë!

Publikuar

-

Nga

Nga Dorjana Bezat

Këtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe nga një seri postimesh kuptova se dje paskësh qënë dita botërore e vajzave. E gëzofshim!
Nuk e dija që ekzistonte një ditë e tillë. E nga ta dija?! A mund të ketë festë vajzash në vendin ku jetoj?!
Dy ditët e fundit i kam kaluar në Kavajë. Qytet i vogël, i lidhur fort pas fesë dhe paragjykimeve. Një qytet që në atë që unë pashë m’u duk se kishte 2 jetë. Atë që prezantohej si konservator dhe me atë jetën tjetër të pashfaqur që pëshpëritej nën zë brënda dyerve të mbyllura.

Dhe ndodh një ngjarje si ajo e 10 tetorit që jeta e fshehtë të dalë në shesh e të plasin fjalët: Ua sa turp! Një burrë mbeti i vrarë në pragun e shtëpisë së një gruaje e një tjetër burrë ishte brenda I plagosur. Një grua e martuar, me 3 fëmijë, me bashkëshortin në burg, kalonte natën me disa burra në shtëpi mes birrash e plumbash. Në turmë kësaj gruaje iu derdhën në fyt: KURVA!

Dhe jo vetëm kavajsit. Të gjithë. Të njohur e të panjohur.
Unë e takova atë grua. Është shumë e lehtë ta gjykosh e paragjykosh për veprimet e saj e për jetën që bënte. Unë s’e bëj dot ketë. S’e bëra dot kur e pashë me rrathë të zinj në sy. Të denatyruar deri në deje. M’u duk se frymonte një qënie që nuk ishte njeri, as femër, as nënë.

Nuk di çfarë ta quaj, por ngjyra e lëkurës së saj, mënyra e jetesës, atë që ajo mendonte më lanë të kuptoja se ngjarja e së enjtes ishte drama e fundit e jetës së saj. Para se t’i thërrisni kurvë, mendojeni që e kanë martuar që 14 vjeç. Kur ajo ishte ende fëmijë u bë nënë. Teksa e pyesja për jetën e saj mes rreshtash kuptova se ajo shihte si vlerë tek partnerët e saj sa njerëz kishin vrarë.

LEXO EDHE:  Meta “humb kontrollin”/Na çmendët!

LEXO EDHE:  Braktisën PDIU-në/ Deputetet i bashkohen PS-së

Kjo besoj tregon shumë për formimin e saj…
Po ç’mund të them për vajzën e saj 9 vjeç?! A mund të ketë ajo festë?! E pashë teksa kthehej nga shkolla me gjyshen përdore. Gjithë qyteti gumëzhinte për nënën e saj. Më kaloi para këmbëve e heshtur. Në shpinë mbante çantën e shkollës ngjyrë rozë me princesha. Sa larg jeta e saj nga përrallat…

Po vajzat e burrave që nxorën armët në këtë ngjarje?! Njëra është 14 e tjetra 6 vjeç? Uroj që ato kurrë të mos e mësojnë ç’kanë bërë baballarët e tyre.
Nuk mundem të harroj as nënën e Dritan Haxhollit. “Përse të rroj unë tani që s’e kam djalin”, më tha. Një grua e veshur kokë e këmbë me të zeza, në vaj pranonte se djali i saj nuk ishte ai që duhej, por ajo sërish e donte.

Më vonë mësova se ajo grua ishte dhunuar e rrahur nga i biri shumë herë, por ajo vazhdonte të jetonte në një çati me të, duke pritur me ankth çdo natë që ai të kthehej në shtëpi pa bërë ndonjë të pabërë me armën që mbante me vete.
E pra, ta gëzojmë festën! Por, para se të bërtasim e shtrembërojmë fytyrën duke thënë “shih kjo kurva”, le t’i hedhim pak sytë vërdallë tek familja jonë, fqinjët, lagjja, shoqëria etj., të bëjë secili pjesën e tij që të rrisim vajza dhe jo kurva.

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Bëri gabim fatal, do i mbetet kjo njollë sa të jetë gjallë”/ Kujt i drejtohet Mustafa Nano

Publikuar

-

Nga

Mustafa Nano

Mes shumë personave që kanë reaguar pasi Akademia Suedexe nderoi  me çmimin Nobel, Peter Handke, është edhe publicisti dhe analisti Mustafa Nano.

Mustafa Nano shkruan se shkrimtari Peter Hendke u quajt idiot e gomar nga miqtë e tij, të cilët e hoqën madje edhe nga lista e miqve, pikërisht për shkak të deklaratave pro Millosheviçit.

Nano thekson se Akademia Suedeze ka bërë një gabim fatal duke vlerësuar Handke me çmimin “Nobel” dhe kjo njollë do t’i mbetet sa të jetë gjallë.

Kujtojmë këtu se Peter Handke njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit, i akuzuar ky i fundit për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë.

Monologu i Nanos, marrë nga Provokacja:

Ngjarja e ditës për shqiptarët, por jo vetëm për shqiptarët, ka qenë çmimi Nobel për letërsinë, kjo sepse e mori një shkrimtar austriak me emrin Peter Handke. Ka provokuar reagime ndarja e çmimeve “Nobel” këtë vit, sepse personazhi në fjalë ka qenë një personazh dhe është akoma, le të themi, i çuditshëm për disa qëndrime që ka mbajtur.

Siç ishte në vitet ’90 gjatë kohës që në Ballkan u bënë luftërat e famshme. Ndryshe nga shumë kolegë të tij atë kohë, ai u vu në mbrojtje të Millosheviçit. Në përgjithësi, ai mbante anën e serbëve. Ai mendonte se serbët ishin viktima në atë rrethanë dhe serbët ishin mbrojtës të asaj që Peter Handke e kishte pasur shumë xhan, Jugosllavisë. Kjo ishte arsyeja, të paktën, kjo është arsyeja që ai paraqet dhe që shpjegon qëndrimet që ai ka mbajtur.

Në fakt, qysh atëherë, ka pasur shumë kritika ndaj tij. Suzan Suntag e hoqi nga lista e miqve të vet. Salman Rushdi e konsideroi një idiot, madje një gomar. Në fakt nuk është intelektuali i parë publik që mban qëndrime të tilla ose që afirmon një lloj simpatie për diktatorët dhe diktaturat. Për shkrimtarët është pothuajse e zakonshme të shprehin simpatitë e tyre për diktaturat. Në shekullin XX, kjo ka qenë një gjë e zakonshme. Ka pasur të tjerë. Xorxh Bernard Shou ishte i marrosur pas Stalinit, madje justifikon edhe krimet e mëdha që ai kreu.

LEXO EDHE:  Berisha “shpërthen” ndaj Ramës/Prostitutë! Nis urgjent dialogun pa kushte!

LEXO EDHE:  Trondit ish-ministri i Ramës/ Shoferi i Xhafajt është vrarë

Kemi pastaj Zhan Pol Sartrë, një nga intelektualët më të mëdhenj të shekullit XX, i cili fillimisht ishte i dashuruar me Stalinin, më pas u bind që Stalini ishte mbrapsht dhe a thua se donte të bindte veten se ky, Zhan Pol Sartrë, ishte admirues serial, që u marros pas Maos dhe më pas shkoi të takojë Fidel Kastron në Kubë. Për Çe Gevarën tha se është një nga qeniet humane më të kompletuara të epokës së sotme.

Të gjithë këta e kanë një alibi. Alibia mund të jetë naiviteti i tyre, padjallëzia, mund të jetë konteksti në të cilën ata kanë jetuar. Ndërsa Peter Handke nuk ka alibi se ajo që bëri Millosheviçi ishte e bërë live përpara syve të gjithë botës. Ka qenë një spektakël i dhunës në Ballkan i dirigjuar dhe i orkestruar nga një që quhet Sllobodan Millosheviç dhe Peter Handke i shkoi dhe në varrim ku mbajti një fjalim, një gjë mizerabël.

Akademia suedeze i dha çmimin “Nobel”. Sipas meje ka bërë një gafë fatale. Unë nuk e kam lexuar dhe nuk e vë në dyshim atë se akademia suedeze ka një standard të caktuar, por për mua akademia suedeze e Nobelit ka bërë një gabim, sepse e parë me sytë e një ballkanasi siç jam unë në këtë moment, teksa shoqëria serbe po përpiqej që të detoksikohej, po përpiqej që të kryente procesin e demilloshevicizimit të vet dhe ishte një proces që po ecte ngadalë, por po ecte, “Nobeli” që iu dha Peter Handke, mund të përcjellë mesazhin te serbët që ju po bëni atë që bëni, por figura e Millosheviçit, ashtu sikurse dhe figura e atyre njerëzve që Millosheviçin e kanë pasur xhan dhe e çmojnë, është një gjë që ta paktën mund të vihet në diskutim, kështu që mund të filloni dhe ju ta vini në diskutim. Kjo është një gjë fatalisht e gabuar. Për mua, Akademisë Suedeze ka për t’i mbetur kjo njollë sa të jetë gjallë vetë çmimi “Nobel”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE