Connect with Us

Në pritje të Festës së Birrës në Korçë/ Ja cilët këngëtarë do të ndezin skenën sonte

Sociale

Në pritje të Festës së Birrës në Korçë/ Ja cilët këngëtarë do të ndezin skenën sonte

Publikuar

-

Festa e Birrës në Korçë është një nga festat më të mëdha në Shqipëri. Pritet që me qindra turistë të vizitojnë Korçën për të shijuar performancat e këngëtarëve më të famshëm të momentit. Hotelet dhe bujtinat janë të rezervuara të gjitha.

Festë do të zhvillohet në tre zona, ku në cdo zonë do të ketë rryma të ndryshme muzikore.

Pritet që këtë mbrëmje të performojnë këngëtarët si Eli Fara, Eranda Libohova, Juliana Pasha, rosella Gjylbegu, Olta Boka, Stine, Erik Lloshi, Silva Gundbardhi dhe Dafi, Aurel Thellimi, Blerina Braka, Klajdi Musabelliu, Blerina Matraku, Ervis Behari, Gerta Mahmutaj, Jeta Faqolli, Mira Janji, Mishela Rrapo, Arjan Dredhasi, Pier Noshi dhe Stivi, Marko Strazimiri, Anja, Graciela.

LEXO EDHE:  Telefonata që “ngriti në këmbë”policinë/ Ja kush e kërcënoi gjyqtarin e Korçës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Publikuar

-

Nga

Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se ditën e nesërme disa zona do të mbeten pa energji elektrike.

Për shkak të disa punimeve sipas OSSHE do të stakohet energjia në zonat e mëposhtme.

Njoftimii i OSHEE

Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 27 korrik

Në vijim të investimit që po bën OSSH për mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes në qytetin e Tiranës, në datën 27  korrik do të   stakohet energjia në disa zona në kryeqytet. Më poshtë oraret e kufizimit dhe zonat e prekura nga ky investim

LEXO EDHE:  Ekskluzive-SKANDALI/ Universiteti i Korçës pedagogë me mastera dhe doktoratura false

LEXO EDHE:  Votimi elektronik, Mondi dhe dublanti humbës Salianji

09:00-15:00

Rruga Kamëz-Valias, Kasall. Rruga “Sami Frashëri”

09:00-15:00 dhe 13:00-17:00

Rruga dytësore Tiranë– Vorë

15:00- 19:00

Rruga ”Shefqet Ndroqi”

 

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përfundon java e hapur për vaksinimet +18 vjeç/ Manastirliu apel qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 70 mijë persona janë vaksinuar, gjatë javës së vaksinimeve të hapura për personat +18 vjeç, duke e çuar shifrën totale të vaksinimeve në 1,138,771.

Gjithashtu, Manastirliu ripërsërit apelin për qytetarët që të vaksinohen.

“Rreth 70.000 vaksinime u kryen gjatë javës së hapur për qytetarët +18 vjeç, duke e çuar në 1,138,771 vaksinime që prej fillimit të këtij procesi.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ CNA.al zbulon gjashtë emrat e socialistëve për Korçën

Mirënjohje për vaksinatorët tanë që nuk e kanë ndalur punën për asnjë moment, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Rikthehen maskat/ Tentohet vjedhja e banesës në Korçë

Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj vaksinimi dhe respektimi i masave antiCOVID, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit.”-shkruan Manastirliu.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve

Publikuar

-

Nga

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19.

Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Bie nga ekskavatori/ Ndërron jetë punonjësi i Bashkisë në Korçë

LEXO EDHE:  Telefonata që “ngriti në këmbë”policinë/ Ja kush e kërcënoi gjyqtarin e Korçës

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë./B.Hoxha-monitor

LEXO TE PLOTE