Politikë
Në panik nga drejtësia/ LSI sulmon ambasadorin e BE-së

Ish kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se reforma në drejtësi është zhbërë.
Duke iu referuar një intervsite të ambasadorit të BE-së, Lugi Soreca, dhënë për Eruronews-in, Vasili këmbëngul se reforma në drejtësi ka degraduar.
Sipas të njëjtit, reforma që shohin të gjithë shqiptarët është shndërruar në një kapje dhe dështim që s’ka nevojë për ndonjë shkollë të madhe për t’u kuptuar edhe nga shqiptari më i fundit.
“Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe në sy dështimin e drejtësisë ashtu si bëjnë mbi 83% e shqiptarëve që nuk besojnë më tek ajo. Ndryshe i dashur ambasador na bie që ne të mbajmë perlën dhe derën e Europës ta kemi të mbyllur pergjithmonë përpara fytyre”, ka shkruar Vasili në rrjete sociale.
Postimi i plotë:
Reforma ne drejtesi,u kap,u zhbe dhe degradoi ndaj emrin e ka deshtim dhe jo perle!?
Ambasadori Soreca thote per Euroneës:
“Reforma në Drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë.”
Reforma qe shohin te gjithe shqiptaret eshte shnderruar ne nje kapje dhe deshtim qe s’ka nevoje per ndonje shkolle te madhe per tu kuptuar edhe nga shqiptari me i fundit.
Nuk eshte perle drejtesia qe ne Gjykaten e Durresit jep dy vendime per bashkine se e urdheron Edi Rama duke u bere turpi i botes.
Nuk eshte perle prokuroria qe mbyll dosjet skandaloze,qe jane te hapura nga mediat me te medha te botes.
Nuk eshte perle drejtesia qe ne KLGJ dhe KLP mbushet me anetare te tyre pa asnje integritet fallsifikatore evazore dhe spiune te sigurimit.
Nuk eshte perle drejtesia qe nuk vepron ndaj KQZ qe refuzon dekretet e Presidentit per zgjedhjet.
Nuk eshte perle drejtesia qe nuk heton e denon hajdutet e qeverise tek unaza e re,teatri,koncesionet etj etj,por denon qytetaret e grabitur nga qeveria.
Kjo lloj perle po ben te lulezoje krimi,droga korrupsioni dhe parate e pista dhe po e le Shqiperine jashte BE.
Ndaj i dashur ambasador Soreca shihe me kurajo dhe ne sy deshtimin e drejtesise ashtu si bejne mbi 83% e shqiptareve qe nuk besojne më tek ajo.
Po ta shohesh keshtu si shqiptaret,edhe reformen mund ta kthejme te 21-22 korriku i 2016 kur u miratua, por edhe Europes mund ti afrohemi sado pak.
Ndryshe i dashur ambasador na bie qe ne te mbajme perlen dhe deren e Europes ta kemi te mbyllur pergjithmone perpara fytyre,
por une dua te besoj qe ju nuk jeni dhe nuk paguheni ketu per kete./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës
Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka. Me...

Paralajmërimin “bombë” i Spartak Ngjelës/ Këta tre politikanë do të fundosen së shpejti
Gjendja e pas – tërmetit të 26 nëntorit është e rënde. Shumë e rëndë. Madje, po të ecet kështu, ajo do të rëndohet edhe më...