Connect with Us

Municione luftarake në banesë/ Kapet në flagrancë 47-vjeçari

Kronika

Municione luftarake në banesë/ Kapet në flagrancë 47-vjeçari

Publikuar

-

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës.

Pas kontrollit të banesës, 47-vjeçarit iu gjet një pistoletë me 8 fishekë. Po shumë pranë shtëpisë së të arrestuarit, policia pikasi disa lloje të tjera armësh zjarri të llojit automatik kallashnikov dhe një pushkë.

Blutë bëjnë me dije se arrestimi i tij ka ardhur pas finalizimit të operacionit i koduar “Peza”.

Njoftimi i plotë

Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “Peza”, i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./CNA.al

TiranëFinalizohet një tjetër operacion në fushën e armëmbajtjes pa leje.Falë bashkëpunimit me qytetarët u zhvillua dhe finalizua operacioni i koduar "PEZA”Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 6.Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe 308 fishekë luftarak.Në pranga 47-vjeçari që posedonte armët e municionin luftarak.Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe kapjen e personave me tendencë armëmbajtjeje pa leje, falë edhe informacioneve të marra nga qytetarët se një shtetas posedonte disa armë zjarri, shërbimet e Seksionit të Policisë kriminale të Komisariatit të Policisë Nr. 6 , organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar "Peza", i cili u finalizua me kapjen në flagrancë të shtetasit: D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë. Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Mittwoch, 14. August 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Lushnje/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Lushnjë.

Mësohet se një automjet ka përplasur drejtuesin e një bicciklete duke e lënë të plagosur rëndë.

“Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjës, ku mjeti tip “Benz” me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital.

Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video e plotë/ Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin

Publikuar

-

Nga

Pas ngjarjes se rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Porto Palermo në jug të vendit, ku pronari i një lokali sulmoi një grup turistësh spanjollë, Policia e Shteti ka nisur aksionin për verefikimin e dokumentacionit të aktivitetit të restorantit.

Ky aksion vjen menjëherë pas ndalimit të pronarit të lokalit, 51 vjeçarit, Mihal Kokëdhima që akuzohet se dhunoi turistët spanjollë.

Tashmë mësohet se policia e ka bllokuar aktivitetin në këtë restorant, pasi rezulton të jetë pa leje, ndërsa pritet dhe shembja e tij këto ditë./CNA.al

Video skandali/ Dhune mbi turistet spanjolle ne jug te Shqiperise.

Gepostet von CNA.al City News Albania am Samstag, 17. August 2019

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandras në Greqi.

Sipas mediave greke, një nga të burgosurit, 34 vjeç, ishte larguar me leje, por nuk është kthyer në ditën e përcaktuar.

Ndërsa shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e mëngjesit

Policia greke ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti dhe as veprat penale për të cilën për të cilën po kryenin dënimin.

Kujtojmë që një tjetër arratisje ndodhi rreth dy muaj më parë po në burgun e Kasandrës, por shqptarët u kapën pas disa ditësh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE