Connect with Us

Metës i ka ardhur “zogu” në dorë/ Basha të garojë në Shkodër

Opinione

Metës i ka ardhur “zogu” në dorë/ Basha të garojë në Shkodër

Publikuar

-

Nga Artan Fuga

Unë e mbaj veten shumë liberal kur flitet për jetën e njeriut dhe fatin e tij individual.

Në këtë pikëpamje Valdrini në Shkodër, i zgjedhur si kandidat për kryetar bashkie atje nuk ka ndonjë faj.

Sigurisht nëse del i implikuar në trafiqe ilegale, ai e paska marrë dënimin e tij. Eh, sigurisht nuk është mirë ta shkelësh ligjin, aspak mirë. Por, ja që ndodh, jeta është e ndërlikuar. Gjithsesi në këto tre dekada jo pak shqiptarë brenda dhe jashtë vendit u implikuan në veprimtari fitimprurëse kriminale. U shpërndanë të braktisur si zogjtë e korbit nga foleja dhe ranë preh e gjithfarësoj kurthesh e tundimesh!

Nuk është fare puna këtu dhe ne si qytetarë nuk kemi asnjë lidhje me fatin personal të atij apo këtij njeriu.

Problemi vjen e bëhet interesant dhe i rëndësishëm në tre rrafshe të tjera.

I pari : Po mirë mo po kaq qimen e derrit paska pasur partia socialiste sa që nga milona shqiptarë shkon e kandidon një person me rekorde jo të përshtatshme (nëse vërtetohet) për kryetar bashkie në një qytet kaq të veçantë për të sikurse është Shkodra, në një çast politik kaq delikat kur votimet ishin krejt jodemokratike?

Se ligjet e statistikës nuk e pranojnë këtë. Duke u nisur edhe nga raste të tjera ka dy mundësi alternative më të besueshme: ose shkon gjen njerëz me të tilla rekorde, ndoshta edhe pse me një të kaluar të kapërcyer prej tyre vetë, për t’u bërë shantazh ose pasur ata nën kontroll; ose këta njerëz duke qenë hiperaktivë energjinë që dikur e kishin në një drejtim e çojnë tashmë në drejtimin politik.

E drejta e tyre, por komuniteti nuk e ka askujt për borxh këtë.

Por edhe kjo çështje këtu për mua mund të anashkalohet sepse është e tipit social-psikologjik që kërkon investigime laboratorike. Mirëpo ka diçka tjetër shumë më të qartë.

Vijnë njerëz nga askundi dhe i imponohen në majat e hierarkisë ministrore, bashkiake, parlamentare, politike, partiake dhe pastaj plas skandali sepse të kaluarën e tyre nuk ua njeh njeri. Ky është problemi. Sepse nëse komuniteti ose militantët socialistë do të ishin konsultuar seriozisht ky problem nuk do të kishte dalë. Kandidatit do t’i ishte thënë : Faleminderit për gadishmërinë tuaj por na duhet dikush tjetër!

Ose funksionon një sistem informacioni që është krejt i rremë. Dhe dihet që kur sistemi i informacionit nga poshtë është i çentralizuar, askush nuk është në gjendje të dijë se kush është kushi!

Historitë me platforma bashkëqeverisëse janë shakara të hidhura!

Ka mbaruar karriera në parti, karriera graduale, e besueshme, ku drejtuesit njihen me kujdes dhe në hollësi. Dhe më vjen ndërmend Aristoteli në traktatet e tija politika kur argumenton se një rregjim demokratik kërkon shërbimin nga qytetarët, nga ata që njeh, që kanë lidhje sociale sepse populli mbështet vetveten, kurse në shoqëritë oligarkike ose tiranike në pushtet kërkohen sa më shumë individë që ngrihen me sustë, vijnë nga jashtë, nga jashtë vendit ose komunitetit, sepse ata nuk duhet të influencohen nga qytetarët dhe as të mos jenë në lidhje sociale me ta.

Këtu është problemi. Pushtetarët lokalë nuk na përfaqësojnë ne qytetarët sepse ata emërohen nga larg dhe zgjidhen pikërisht ata që janë sa më larg nesh për të qenë të influencueshëm nga hierarkia e partisë dhe jo nga masa e qytetarëve.

Problemi i dytë: Opozita ka një rast të artë në Shkodër. Të hyjë në zgjedhje dhe t’i fitojë. Unë e kam mirëkuptuar në strategjinë politike globale në çfarë kërkon, por nëse në Shkodër do të kishte zgjedhje, atje është për të hyrë pa hezitim qoftë edhe me këtë kod zgjedhor. Përndryshe jam i bindur që qytetarët e Shkodrës do të fyeheshin. Mua këtu më intereson interesi qytetar në këtë konjukturë dhe jo një politikë e ngurtë partiake.

Së treti edhe Presidentit Meta i ka ardhur rasti në dorë. Zgjedhje? Ai nuk ka nevojë për një dekret të dytë: Ja ku e keni datën do të thotë ai, 13 tetorin.

Dhe pas kësaj nuk di se çfarë do të na duhej më në këtë rast Gjykata Kushtetuese dhe komisioni hetimor parlamentar që më kujton një gjyq inkuizicioni mesjetar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Dy standardet e qeverisë, e fortë në Borsh, por memece në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne Porto Palermo, ku nje biznesmen i fandaksur lokal sulmoi nje grup turistesh spanjolle. Sapo mediat transmetuan pamjet e denja per filmat aksion, Blendi Klosi u nis me urgjence ne Sarande per te qene prane turisteve te sulmuar, ndersa Edi Rama e quajti agresorin barabar qe njollosi Shqiperine.

Por teksa Mihali i Borshit rivalizonte Vin Dieselin ne triologjine hollivudiane XXX, ne Tirane, vetem 200 meter larg zyres se kryeministrit, pese punetore ndertimi u shemben perdhe nga skela e nje pallati ne rikonstruksion.

Per dy prej tyre, Orjan Kodra dhe Ergys Ibrahimaj, shembja e skeles rezultoi fatale, ndersa tre te tjeret mbeten te plagosur rende. Por ndryshe nga turistet spanjollet qe cuan shtetin ne kembe, jeta e punetoreve te thjeshte shqiptare nuk pati te njejten vlere ne syte e qeverise.

Asnje zyrtar i larte i qeverise dhe aq me pak kryeministri nuk e pa te arsyeshme te ngushellonte familjet e viktimave. Asnje prej tyre nuk denjoi te vizitonte te plagosurit dhe sigurisht askush nuk guxoi te shqiptonte fjalen drejtesi, ashtu si kryeministri kerkoi per sulmin ndaj turisteve.

Ky standard i dyfishte i qeverise eshte mirefilltazi hipokrizi. Ngjarja e Tiranes eshte shume me e rende se sa ajo e Borshit. Pertej kesaj eshte edhe shume me e dyshimte Te fandaksur si Mihali mund te gjesh ne cdo vend. Ne Greqi, Italia madje edhe ne Spanje. Sado te tmerrshme pamjet e sulmit te tij ndaj turisteve, ato mbeten nje ngjarje e izoluar dhe sigurisht pa prapavije te dyshimte.

Por ngjarja e Tiranes eshte e erret dhe madje e perseritur. Vetem gjate ketij viti jane te pakten 5 puntore qe kane humbur jeten ne vendet e punes, të cilët i bashkohen listës së gjatë të minatorëve që janë varrosur dhe varrosen sistematikisht për së gjalli në miniera apo punonjësve të tjerë që vriten kudo nëpër Shqipëri.

Pertej kesaj, shumica e tyre kane humbur jeten ne vepra publike te kontraktuara nga institucionet e shtetit, sic ishte rasti i djeshem ne Tirane.

Në të gjitha këto ngjarje, në asnjë rast nuk ka patur një hetim të besueshëm, i cili të bëjë publike rrethanat, por mbi të gjitha përgjegjësitë. Pergjegjesi te cilat bien direkt mbi qeverine dhe institucionet ne varesi te saj, qe kane detyren ligjore per te garantuar sigurine e punonjesve ne vendet e tyre te punes.

Kjo eshte dhe arsyeja se pse qeveria hesht. Pse behet e forte ne Borsh, por memece ne Tirane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varros 4 varrexhinjtë e Shqipërisë! 

Publikuar

-

Nga

Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatrruar memorialin e turqve të vrarë nga grushti shtetit kundër Erdogan.

Unë isha ndër të parët që shkrova dhe denoncova marrëveshjen PS-PD për ngritjen e këtij memoriali dhe jam sërish i pari që denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet: “Dhuna kundër varreve”.

Të shkatërrosh varret nuk ka qënë dhe as do jetë traditë shqiptare por thjesht një frymë barbare.

Eshtrat e viktimave të luftës politike në turqi nuk kanë asnjë faj pse Rama-Berisha-Basha-Meta janë pa integritet, pa moral, pa atdhedashuri, pa përgjejgjshmëri, pa karakter dhe pa skrupuj.

E keni parë si hesht Sali Berisha që s’lë idiotizëm pa publikuar në facebookun digital?
E keni parë si hesht Meta që s’ka lēnë qen e mace pa dal foto në majë maleve dhe shkurreve këtë verë?
E keni parë si hesht Basha dhe luan me dy porta duke dërguar anëtarin e kryesisë dhe sekretarin me jashtë në varreza për solidarizim me Partinë Socialiste?
E keni parë si hesht Edi Rama për memorialin dhe del çdo mëmgjes foto nga bregdeti Jon?

Mos guxoni ti prekni varrezat turke se nuk e ndryshojnë ato Shqipërinë. Mos i prekni as varrezat turke dhe as greke.
Mos sulmoni lapidarët bullgar apo serb.
As tabelat maqedonase nuk na e kanë fajin.
Mos u ankoni për sheshet amerikane apo ruse në Bathore apo Kuçovë!

Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.
Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.
Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet.

Gjergj Kastrioti nuk luftoi kundër varreve turke, por kundër një perandorie sulltanësh!
Varrosni sulltanë që të shpëtoni Shqipërinë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shkodra si Kurban i Ramës

Publikuar

-

Nga

kryeministri edi rama ne kuvend

Presidenti Ilir Meta deklaroi qe nuk ka nder mend te dekretoje nje date tjeter per zgjedhje ne bashkine Shkoder dhe i rikujtoi kryeministrit Rama daten 13 Tetor.

Ilir Meta ne kete rast ben sikur nuk e ka pasur mendjen dhe nuk ka fiksuar faktin qe letrat per 13 Tetorin i futi ne KQZ vetem LSI, PR dhe PAA. Dhe megjithese kerkesa e tyre nuk u shqyrtua fare nga KQZ askush nuk ju drejtua Kolegjit Zgjedhor per tu ankuar. Askush nuk ka rregjistruar as emra kandidatesh per kryetar bashish dhe keshilla bashkiak per “zgjedhjet” e dates 13 Tetor.
Ilir Meta thjesht po ben gallate ndaj askush nuk e merr më seriozisht.

Ajo qe duhet te kuptojme tani eshte deri ku ka planifikuar te shkoje tallja apo gallata e Rames me shkodranet ne veçanti dhe shqiptaret ne pergjithesi.

Sot paralelisht me statusin e fejsbukut te Metes, doli edhe lajmi qe socialistet e paskan gjetur zgjidhjen dhe do emerokan ne krye te bashkise Shkoder njerin nga nenkryetaret.
Duke lene menjane analizen se pse u qenkan dashur 7 dite per te gjetur, lexuar dhe kuptuar nje nen te vetem qe duhet referuar per rastin konkret, me poshte po percjellim trajtimin ligjor te rastit sipas ligjit qe rregullon funksionimin e organeve te pushtetit lokal.
Neni 61 i ligjit per vetqeverisjen vendore parashikon qe:
1. Mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:
a) nuk pranon të bëjë betimin;
b) jep dorëheqjen.

Nese rasti qe ka zgjedhur zoti Pjetri eshte ai i shkronjes a), atehere refuzimi i zotit Pjetri duhet te ndodhe ne keshillin bashkiak.
Nese zoti Pjetri do te japi doreheqjen, atehere ai duhet te ulet qofte edhe nje sekonde ne karriken e Kryetarit te Bashkise Shkoder. Se nuk ka doreheqje nga nje detyre qe nuk e ke marre ende formalisht.
Ligji e thote qarte:
2. Kryetari i bashkisë në rastet e dorëheqjes e depoziton atë pranë këshillit bashkiak përkatës.
Sekretari i këshillit, për ndjekjen e procedurave të nevojshme, njofton prefektin për dorëheqjen e kryetarit.
3. Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit.

Pra letra e Valdrin Pjetrit duhet te shqyrtohet nga Kryeministri Rama. Dhe kjo eshte pergjegjesi ligjore e tij, jo çeshtje e humorit te kryeministrit. Ligji nuk thote qe kur Kryeministri eshte nxehur, apo ka te plan te beje sikur i ka ngel hatri me Valdrin Pjetrin, mund te mos pranoje te shohi me sy asnje leter qe ka lidhje me të.
Rama -thote ligji- duhet te marre mbi tavoline dosjen e doreheqjes per Valdrin Pjetrin. Dhe kete dosje duhet ta pergatise Prefekti i Rames.

Ligji e ka trajtuar njesoj si refuzimin per te bere betimin, ashtu edhe doreheqjen duke i konsideruar te dyja si “perfundim perpara kohe i mandatit”.
Dhe ligji eshte i qarte. Sic eshte i qarte per kete rast trajtimi nga ligji per dekriminalizimin. Asnje ligj s’ka nevoje te ndryshohet per rastin “Pjetri”. Bautat me nevoja per ndryshime ligjesh, kane pesuar nje inflacion te madh kohet e fundit ndaj nuk pijne me uje.

Me pas ligji qartesisht thote:
“4. Në rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit, organizohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.”

Pra vetem pasi Rama re beje detyren e tij, fillojne lindin te drejta dhe detyrime per institucione te tjera ne lidhje me zgjedhjet e pjesshme ne basjkine Shkoder. Dhe sa kohe Rama nuk ben detyren e tij, pir zgjedh te beje te nxehurin me Valdrin Pjetrin, Meta ka gjithe te drejten qe te mos i referohet detytimeve te veta por te vazhdoje lojen e njeriut te nxehur me Ramen.
Ligji thote:
“5. Me përfundimin para kohe të mandatit të kryetarit të bashkisë, sipas këtij neni, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, funksionet e tij i kryen zëvendëskryetari i bashkisë. Në rastet kur ka më shumë se një zëvendëskryetar bashkie, këshilli përkatës, me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij, cakton një nga zëvendëskryetarët të kryejë funksionet e kryetarit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.”

Rama nuk mund te zgjedhe qe te lexoje vetem piken 5 te nenit 61 qe flet per zevendesuesin e Valdrinit, pasi nuk ka lexuar fare kater pikat e para se paska qen i nxef me Valdrinin.

Qe Shkodren ta drejtoje nenkryetari i bashkise, neni 61 duhet te lexohet dhe zbatohet i plote hap pas hapi.
Qe ne Shkoder te zhvillohen zgjedhje te pjesshme, neni 61 duhet te lexohet dhe zbatohet i plote hap pas hapi.

Dhe nuk ka inat kryeministror qe justifikon talljen qe po i behet Shkodres dhe shkodraneve, ne kete rast nga dyshja Rama-Metaj.
Ne Shkoder do kete zgjedhje te pjesshme vetem nese ligji fillon te zbatohet nga Rama. Metaj kesaj rradhe vjen i dyti./CNA.al

LEXO TE PLOTE