LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Meta-Rama-Basha, të papërgjegjshëm”/ Edvin Kulluri ua thotë copë

14 Gusht 2019, 08:40, Politikë CNA
“Meta-Rama-Basha, të papërgjegjshëm”/ Edvin Kulluri

Ndarja e rrugëve të Valdrin Pjetrit me Partinë Socialiste ditën e djeshme,  pas denoncimit të fakteve nga PD se ai ka qenë person i arrestuar, dënuar dhe më pas dëbuar nga Italia do të bënte bujë në opinionin publik

Referuar kësaj situate ka reaguar edhe ish anëtari i Këshillit kombëtar të Partisë Demokratike,  Edvin Kulluri, i cili shprehet se: ?Largimi i Valdrin Pjetrit nga drejtimi i bashkise Shkoder do nxjerre edhe nje here zbuluar absurditetin e situates politike qe ka krijuar elita e papergjegjshme qe po drejton Shqiperine!?

Kulluri ka reaguar ashpër ndaj palëve politike Meta- Rama-Basha, duke i cilësuar këta të fundit sit ë papërgjegjshëm.

Me fjalë të tjera, sipas Kullurit, figurat kryesore të politikës së vendit,kanë ngecur të mbërthyera  në të gjithë këtë teatër politik.

?Rama si gjithmone nuk priret nga morali publik por vazhdon te sillet si hileqar pushteti. Basha nga fobia e zgjedhjeve do fshihet po si gjithmone pas parrulles tinzare ?s?ka zgjedhje me Edi Ramen?, ndersa Meta qe ka ngecur ne teatrin e shemtuar anti-demokratik Rama-Basha nuk do dije c?te beje me zgjedhjet e parakohshme ne bashkine me te madhe te veriut!?, shprehet Kulluri.

Postimi i plotë i Kullurit:

Largimi i Valdrin Pjetrit nga drejtimi i bashkise Shkoder do nxjerre edhe nje here zbuluar absurditetin e situates politike qe ka krijuar elita e papergjegjshme qe po drejton Shqiperine! Rama si gjithmone nuk priret nga morali publik por vazhdon te sillet si hileqar pushteti. Basha nga fobia e zgjedhjeve do fshihet po si gjithmone pas parrulles tinzare ?s?ka zgjedhje me Edi Ramen?, ndersa Meta qe ka ngecur ne teatrin e shemtuar anti-demokratik Rama-Basha nuk do dije c?te beje me zgjedhjet e parakohshme ne bashkine me te madhe te veriut! Si gjithmone ne kete trekendesh ?cmendurie? do mbetet jashte interesi i qytetareve(shkodrane) qe duan qeverisje lokale! Te vetmit qe do jene te lumtur nga kjo marrezi do jene tifozet e paket qe u kane mbetur te tre ?heronjve? iluzionare! Urime ne rrugen e veteshkaterrimit qe keni nisur. Por ne fund do fitojne shqiptaret megjithese do shtyni edhe pak kohe ne mizerabilitetin tuaj!

Lajmet e fundit nga