Connect with Us

Kanabizimi dhe Rilindja/ Qytetarët i përvishen Lleshajt

Kronika

Kanabizimi dhe Rilindja/ Qytetarët i përvishen Lleshajt

Publikuar

-

Kur ka disa ditë që është transmetuar emisioni “Narcotika” në Rai3 mbi kanabizimin e Shqipërisë, ende vijojnë reagimet.

Qytetarë të shumtë vijojnë t’i reagojnë Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, përgënjeshtroi të dhënat që u publikuan në emison.

“Disa histori nga e shkuara si Lazarati, kjo “markë” autentike e PD, apo edhe episode të tjera të shkuara (përzier në njē sallatë televizive sensacionale, pa asnjë vlerë dokumentare, po me synimin e vetëm audiencën e interesuar për shoë) kanë frymëzuar opozitën e plandosur jashtë-parlamentare.

E vërteta është krejt ndryshe nga çka paraqet mishmashi televiziv i përgatitur nga njerëz që janë larg së qeni në nivelin e respektit tonë për kanalin publik italian”, tha Lleshaj, një ditë pas transmetimit të emisionit “Narcotika”.

Por, qytetarët vijojnë t’i kujtojnë Lleshaj, se jo vetëm në Itali, por në disa media të Evropës, është transmetuar realiteti gri me Shqipërinë e kanabizuar.

“6 vitet e fundit Shqipëria zë vendin e parë në të gjitha kanalet dhe TV e Europës, si vendi i parë për kultivimin dhe trafikimin e drogës edhe rivdekja e quan sukses. Ashtu është në fakt nga 91 deri tani vetëm suksese ka çdo qeveri hajdute dhe populli vazhdon barkun bosh edhe duartroket 30 vjet greminë”, i shkruan një qytetar, Lleshajt.

Të tjerë i tërheqin vëmendjen ministrit, duke i thënë se ishte prokurori i antimafias që foli për kanabizimin e Shqipërisë, një njeri që ka fakte dhe nuk flet në ajër.

“Ka folur edhe prokurori i antimafias italiane mor burrë, po çfarë jeni ju që edhe Trump në qoftë se flet për ju i kacafyteni, gjë që nuk ndodh të merret Trump me ju , por ju mendoni se keni bërë budalla dhe zap popullin shqiptar. Kërkoni që të bani të njëjtën gjë edhe me Italinë, Gjermaninë, Francën, Holandën. Ju e dini se këto dinë shumë më tepër se kaq për ju”, i shkruan një tjetër qytetar./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina përplas biçikletën në Lushnje/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotem në Lushnjë.

Mësohet se një automjet ka përplasur drejtuesin e një bicciklete duke e lënë të plagosur rëndë.

“Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e Lushnjës, ku mjeti tip “Benz” me targë AA 055 KM ka përplasur biçikletën.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i biçikletës, i cili është transportuar në spital.

Uniformat blu kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit, ku po kryen procedurat hetimore për zbardhjen e ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video e plotë/ Dhunoi turistët spanjollë, policia i bllokon restorantin

Publikuar

-

Nga

Pas ngjarjes se rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Porto Palermo në jug të vendit, ku pronari i një lokali sulmoi një grup turistësh spanjollë, Policia e Shteti ka nisur aksionin për verefikimin e dokumentacionit të aktivitetit të restorantit.

Ky aksion vjen menjëherë pas ndalimit të pronarit të lokalit, 51 vjeçarit, Mihal Kokëdhima që akuzohet se dhunoi turistët spanjollë.

Tashmë mësohet se policia e ka bllokuar aktivitetin në këtë restorant, pasi rezulton të jetë pa leje, ndërsa pritet dhe shembja e tij këto ditë./CNA.al

Video skandali/ Dhune mbi turistet spanjolle ne jug te Shqiperise.

Gepostet von CNA.al City News Albania am Samstag, 17. August 2019

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arratisen nga burgu dy shqiptarë në Greqi

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu i Kasandras në Greqi.

Sipas mediave greke, një nga të burgosurit, 34 vjeç, ishte larguar me leje, por nuk është kthyer në ditën e përcaktuar.

Ndërsa shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e mëngjesit

Policia greke ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti dhe as veprat penale për të cilën për të cilën po kryenin dënimin.

Kujtojmë që një tjetër arratisje ndodhi rreth dy muaj më parë po në burgun e Kasandrës, por shqptarët u kapën pas disa ditësh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE