Connect with Us

Hoqi bllokimin e resortit të njohur në Dhërmi/ Erjon Braçe kërcënon gjyqtarin e Vlorës

Politikë

Hoqi bllokimin e resortit të njohur në Dhërmi/ Erjon Braçe kërcënon gjyqtarin e Vlorës

Publikuar

-

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar gjyqtarin e Vlorës Skënder Haluçi, i cili ka zbllokuar një resort të njogur në Dhërmi.

Resorti në fjalë ishte bllokuar nga tatimet para disa ditësh dhe dje është liruar me vendim Gjykate.

“Një gjykatës, tek pullë, një i tillë, në një gjyq pa lajmëruar e pa qenë palët, madje në “dhomë këshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi. Gjykatësi as i kishte lajmëruar Tatimet. Gjykatësi ka “gjykuar” në Gjykatën e Faktit Vlorë, edhe pse kjo gjykatë nuk ka kompetencë mbi çështjen. Çështja e “Havana” në Dhërmi i është lënë e Gjykatës Administrative. Më tej, një përmbarues ka hequr shiritat e bllokimit te Havana edhe pse nuk ka vënë në dijeni Tatimet deri në fund të orarit të tyre zyrtar”, njofton Braçe në rrjetet sociale.

Braçe ka shkuar më tej duke e kërcënuar gjyqtarin me Vetting.

Postimi i plotë:

Gjykata private e evazionit fiskal, Havana, kërcënimet dhe zero milimetra pas!

Nje gjykates, tek pulle nje i tille, ne nje gjyq pa lajmeruar e pa qene palet, madje ne “dhome keshillimi”, ka hequr bllokimin mbi Havana në Dhërmi. Gjykatesi as i kishte lajmeruar Tatimet.

Gjykatesi ka “gjykuar” ne gjykaten e Faktit Vlore, edhe pse kjo gjykate nuk ka kopetence mbi ceshtjen; Çështja e “Havana” në Dhërmi është lënë e Gjykatës Administrative.

LEXO EDHE:  Dyfishohet numri i bizneseve të mbyllura në shtator/ Zbulohet arsyeja

Me tej, nje permbarues ka hequr shiritat e bllokimit te #Havana edhe pse nuk ka vene ne dijeni Tatimet deri ne fund te orarit te tyre zyrtar. Pra, cdo gje e miremenduar, rakorduar e kryer sic deshen;

E gjitha në kurriz të interesit publik, të ardhurave të buxhetit, dëmtuar rëndë nga mos dokumentimi i vijueshëm, i përsëritur i qarkullimit tek “Havana”.

Kete here edhe ne gjykaten private!Poo, tani e kam shume te qarte: Evazioni fiskal ka gjykatën e tij private, në drejtësinë e vjetër e të korruptuar! E gatshme te mbroje interesa private e te vrase perfundimisht interesin publik!

Pas politikes, paralizuar nga vullneti politik per luftuar drejt evazionin e mbrojtur edhe nga politika. #DrejtesiaeVjeter eshte e fundit qe po i del zot evazionit! Natyrisht, kjo eshte beteje e do vijoje, pa leshuar asnje milimeter!

Ndaj, tani po depozitohet apelimi i vendimit te djeshem, tani po depozitohet kallezimi penal per kanosje ndaj inspektoreve te tatimeve, tani po behet gati dosja e kesaj ceshtje e lidhur me gjykaten per ne komisionin e #Vettingut! Nderkohe, nuk mbaron ketu!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  Tatimet rifillojnë gjobat për kasat fiskale/30 mijë lekë për mosdetajim produkti

LEXO EDHE:  Braçe: Vettingu u fiksua siç donte Rama, SHBA dhe BE! Se kuptoj pse shpallin fitues Bashën

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  Tatimet rifillojnë gjobat për kasat fiskale/30 mijë lekë për mosdetajim produkti

LEXO EDHE:  Ekskluzive- Flet Paulin Gega: Nuk jam arratisur, jam me pushime/ Gati të përballem me institucionet

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE