Connect with Us

Dështon protesta e Bashës për Valdrin Pjetrin

Politikë

Dështon protesta e Bashës për Valdrin Pjetrin

Publikuar

-

Dështon protesta e Bashës për Valdrin Pjetrin

Pasi Partia Demokratike, publikoi disa dokumente, që sipas tyre vërtetojnë që Valdrin Pjetri i dalë fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, ka qenë i dënuar me burg në vitin 2003 për drogë, ka ngritur në protestë mbrëmjen e sotme dhe qytetarët e Shkodrës.

Protesta ka nisur në orën 19:30, ku disa mbështetës të PD-së janë mbledhur përpara prefekturës, ngjitur me Bashkinë e qytetit, teksa në duar mbajnë disa pankarta ku shkruhet “T’i kthejmë rinisë shpresën”, “Stop lidhjes Shtet-Banda”, “Stop blerjes së votës”.

Në sy binte Benardeta, mikja e Valdrinit dhe Gaz Bardhit, Zef Gjoni-babai i kreyetares së qarkut, kryetani i degës Malësi e Madhe, kryetarja e gruas e Shkodrës dhe e Malësisë së Madhe dhe disa ish drejtorë të korruptuar.

Por siduket, edhe këtë herë Basha ka dështuar, pasi thirrjes së tij i janë përgjigjur vetëm 78 persona.

Shkodranët qëndrojnë në shtëpi pasi për ta Rama dhe Basha janë Bashkë./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Spartak Ngjela zbulon kushtin për hapjen e negociatave me BE-në

Publikuar

-

Nga

Spartak Ngjela avokat i njohur

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të shkurtër të fillimit të aplikimit të Reformës në Drejtësi.

Sipas Ngjelës të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë kanë filluar të ndjejnë frikën, ndërsa thekson se i pari dhe ‘tipiku’ është presidenti Meta, goditja penale e të cilit sipas tij është shenja e parë e kushtit të BE për hajen e negociatave.

Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës

Çfarë po sjell në psikologjinë e krimit fillimi i aplikimit të Reformës në Drejtësi?

Po sjell ndryshimin e madh. Kjo reformë ka tani afër dy hapa fillestare për të ndërmarrë:
1. Procesin penal për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
2. Strukturimin jurudik të SPAK-ut.

Që tani konstatohet frikë nga të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Këta po flasin jashtë sistemit logjik dhe nuk dinë si të mbrohen. Më tipiku është Ilir Meta. Ky, pasi foli nonsese dhe gjithë frikë, pasi kërkoi ndihmë kudo, tani duket se po pret fatin e tij: një president i shkarkuar.

Në fakt historia politike e Shqipërisë, me goditjen penalale të Ilir Metës, fiton, sepse Shqipëria garanton hapjen e negociatave me Bashkimin Europian në fund të tetorit 2019.

Penalizimi i Ilir Metës është shenja e parë dhe e mjaftueshme për kushtin që ka vënë Bashkimi Europian në hapjen e negociatave për anëtarësimin në të: goditjen penale të të korruptuarve të pushtetshëm. Kështu ndodhi edhe më Kroacinë, menjëherë pas arrestimit të kryeministrit të saj, iu hapën negociatat.

Në fakt kjo do të ndodhë, sepse politika europiane e Shqipërisë ka ngrirë, deri sa të fillojë goditja penale e të korruptuarve të mëdhenj. Kurse Ilir Meta është më tipiku i korrupsionit të lartë shtetëror dhe është President i Republikës.

Shkarkimi i tij në akuzë penale, krijon hapin e parë drejt çlirimit të Shqipërisë.
Kjo në fakt i jep shoqërisë shqiptare forcë në besimin se ajo do të shpëtojë më në fund nga një uzurpim tridhjetëvjeçar.

Menjëherë pas shkarkimit të Metës dhe pas ngritjes së SPAK-ut, nis procesi penal kundrejt të gjithë të korruptuarve të mëdhenj të shtetit shqiptar.

Il.
Por çfarë pritet të krijojë në funksion të shtetit shqiptar Reforma në Drejtësi?

Respektimi ligjor i të gjithë reformës në drejtësi, e cila tani është e plazmuar juridikisht në Kushtetutën e Shqipërisë, do të krjojë për herë të parë në historinë e Shqipërisë një Sistem Penal të Drejtësie (Criminal Justice System).

Në fakt shteti shqiptar asnjëherë nuk e ka pasur drejtësinë penale të organizuar në një sistem.
Tani, sapo të fillojë aplikimin Reformës në Drejtësi, nis strukturimi real për krijimin real të Sistemit Penal të Drejtësisë.
Por, çfarë është ky Sistem?
Ky Sistem është një seri agjencish të pushtetit gjyqësor, të qeverisë dhe një sërë institutesh ligjorë, të cilët kanë për qëllim të identifikojnë individët e inkriminuar dhe të zbatojë kundrejt tyre një ndëshkim penal.

Institutet parësorë të sistemit të ri të drejtësisë penale në Shqipëri do të jenë: gjykata e zakonshme, Gjykata e Posaçme, prokuroria e zakonshme, Prokuroria e Posaçme, policia kriminale, Byroja Kombëtare e Hetimit, avokatia, dhe burgjet.
Ky është sistemi i ri, i gjithë i reformuar dhe i shkëputur plotësisht nga politika.
Dhe, sapo të fillojë, sistemi i organizuar do të merret me spastrimin e krimit në një spektër të gjerë dhe të plotë.
Brenda këtij Sistemi është vendosur edhe SPAK-u

Kurse SPAK-u, sipas kushtetutës, i vendos të dy aspektet e krimit të organizuar në një plan goditës: krimin e lartë shtetëror si korrupsion, dhe krimin e organizuar si pjesë e simbiozës me krimin shtetëror.

Shqipëria tani është një
Shtet i paralizuar dhe një shoqëri joproduktive pikërisht si pasojë e abuzimit me pushtetin.

Korrupsioni shqiptar sot nuk mund të quhet një gjë e rastit, sepse ai është një fenomen gjithështetëror. Ky lloj krimi shtetëror i ka pushtuar të dy ingredientët thelbësorë të një shteti: administratën e lartë shtetërore, dhe pushtetin gjyqësor. Domethënë që shteti i së drejtës nuk egziston sot në Shqipëri. Pikërisht këtë lloj shteti të së drejtës kërkon të sjellë me objektin e saj Reforma në Drejtësi.

lll.
Nga do të fillojë goditja penale?
Në rastet e rëndësisë që vijnë nga nivelet e larta të politikës së të dy krahëve, po ta shohësh me vëmendje profesionale korpusin e plotë ligjor të Reformës në Drejtësi, konstaton se goditja duhet të fillojë nga pjesëtarët e familjes dhe fisi i presidentëve, kryeministrave dhe ministrave. Kjo sepse këta naivë nuk e kanë menduar ndonjëherë ardhjen e drejtësisë penale në Shqipëri. Por, për faktin që kjo lloj drejtësie tani po vjen si sistem krejtësisht i pavarur, i ka shqetësuar të gjithë, sidomos pasi e kanë parë si test në rastin e pushtetin gjyqësor.

Ajo që panë këta në testin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, iu dha të kuptuar se deklarimet e tyre të pasurive, që kanë qenë të detyruar t’i jepnin sipas ligjit, i kanë bërë duke paguar komisionin e deklarimit të pasurive. Pikërisht kjo, njëlloj edhe si gjyqtarët e prokurorët, tani do t’i dërgojë përpara akuzës penale.
Deklarime të reme të pasurisë: këtu do të fillojë vetë procesi penal antikorrupsion edhe për pushtetarët e lartë..

Në fakt, këta të korruptuar të lartë e kuptuan qëkurse i detyruan me forcë të votonin Kushtetutën. Prandaj këta i ndërmorën të gjitha hapat kundërshtuese antireformë, deri në kërkesa të hapura për kryengritje mbarëshoqërore; por dështuan. Sigurisht, na duhet të vëmë në dukje se ky dështim erdhi drejtpërdrejt nga ushtrimi i forcës së politikës amerikane.

Këtë tani e dinë të gjithë shqiptarët, prandaj po presin të shohin atë që do të ndodhë.
Asgjë tjetër më shumë, do të ndodhë ajo që përshkruam më lart në këtë shkrim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sa punëtorë u vranë në këtë vepër?”/ Rama i hakërrehet komentuesit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të reagojë për herë të parë mbi ngjarjen tragjike në Tiranë që i mori jetën dy punëtorëve, pasi u rrëzuan skelat.

Teksa ka postuar disa foto të ndërtimit të rrugës Shkodër-Vlipojë,  Rama është hasur edhe me komentin thumbues të një ndjeksi.

“Sa punëtore u vranë në këtë vepër?- shkruan me ironi ndjekësi.

Ndërkohë që kryeminisitri Rama i është kthyer ashpër duke hequr të gjithë përgjegjësitë tek vetja.

Kjo i bie te jete ironi tani eee? Hajde ironi hajde, po si ka mundesi qe kur vriten dyzina njerezish se keputet ura ne Itali, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe kur vriten punetore ne kantieret e ndertimit ne Itali, cka eshte nje problem shume i madh ne ate vend, nuk i thote kush qeverise pse i vrave? Po si ka mundesi qe pa piken e zorit, gjeja me e lehte qe u vjen disave si puna jote, eshte te flasin keq a te tallen me çdo pune edhe kur s’eshte rasti fare fare? Nejse, vesi del me shpirtin dhe kush e ka kete ves, do ta mbarte sa te kete jete, keshtu qe duke te uruar mbaresi e jete te gjate, s’kam rruge tjeter vecse te bej megjithe shpirt ate qe mundem per kete vend, e te duroj me buzeqeshje e respekt, edhe ata si puna jote per sa kohe do te zgjase kjo puna ime Perqafime e forca, vazhdo perqesh e jep mend per punen e te tjereve”- shkruan Rama./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Dy standardet e qeverisë, e fortë në Borsh, por memece në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Qeveria shqiptare reagoi fuqishem ndaj ngjarjes se rende ne Porto Palermo, ku nje biznesmen i fandaksur lokal sulmoi nje grup turistesh spanjolle. Sapo mediat transmetuan pamjet e denja per filmat aksion, Blendi Klosi u nis me urgjence ne Sarande per te qene prane turisteve te sulmuar, ndersa Edi Rama e quajti agresorin barabar qe njollosi Shqiperine.

Por teksa Mihali i Borshit rivalizonte Vin Dieselin ne triologjine hollivudiane XXX, ne Tirane, vetem 200 meter larg zyres se kryeministrit, pese punetore ndertimi u shemben perdhe nga skela e nje pallati ne rikonstruksion.

Per dy prej tyre, Orjan Kodra dhe Ergys Ibrahimaj, shembja e skeles rezultoi fatale, ndersa tre te tjeret mbeten te plagosur rende. Por ndryshe nga turistet spanjollet qe cuan shtetin ne kembe, jeta e punetoreve te thjeshte shqiptare nuk pati te njejten vlere ne syte e qeverise.

Asnje zyrtar i larte i qeverise dhe aq me pak kryeministri nuk e pa te arsyeshme te ngushellonte familjet e viktimave. Asnje prej tyre nuk denjoi te vizitonte te plagosurit dhe sigurisht askush nuk guxoi te shqiptonte fjalen drejtesi, ashtu si kryeministri kerkoi per sulmin ndaj turisteve.

Ky standard i dyfishte i qeverise eshte mirefilltazi hipokrizi. Ngjarja e Tiranes eshte shume me e rende se sa ajo e Borshit. Pertej kesaj eshte edhe shume me e dyshimte Te fandaksur si Mihali mund te gjesh ne cdo vend. Ne Greqi, Italia madje edhe ne Spanje. Sado te tmerrshme pamjet e sulmit te tij ndaj turisteve, ato mbeten nje ngjarje e izoluar dhe sigurisht pa prapavije te dyshimte.

Por ngjarja e Tiranes eshte e erret dhe madje e perseritur. Vetem gjate ketij viti jane te pakten 5 puntore qe kane humbur jeten ne vendet e punes, të cilët i bashkohen listës së gjatë të minatorëve që janë varrosur dhe varrosen sistematikisht për së gjalli në miniera apo punonjësve të tjerë që vriten kudo nëpër Shqipëri.

Pertej kesaj, shumica e tyre kane humbur jeten ne vepra publike te kontraktuara nga institucionet e shtetit, sic ishte rasti i djeshem ne Tirane.

Në të gjitha këto ngjarje, në asnjë rast nuk ka patur një hetim të besueshëm, i cili të bëjë publike rrethanat, por mbi të gjitha përgjegjësitë. Pergjegjesi te cilat bien direkt mbi qeverine dhe institucionet ne varesi te saj, qe kane detyren ligjore per te garantuar sigurine e punonjesve ne vendet e tyre te punes.

Kjo eshte dhe arsyeja se pse qeveria hesht. Pse behet e forte ne Borsh, por memece ne Tirane./CNA.al

LEXO TE PLOTE