Connect with Us

Desada Metaj sulmon Berishën me porosi të Bashës

Politikë

Desada Metaj sulmon Berishën me porosi të Bashës

Publikuar

-

“Gazetarja e Lulit” Desada Metaj, duke dashur të hedhë baltë mbi ish kryeparlamentaren Jozefina Topalli, e cila gjatë ditës së sotme, teksa komentoi çështjen e Valdrin Pjetrit, tha se Lulzim Basha dhe Edi Rama ndajnë interesa të mëdha mes tyre, duket se i ka bërë autogol këtij të fundit.

Metaj shkruan se të gjithë ministrat, apo drejtuesit e lartë të administratës së qeverisë Berisha, në fund të mandatit përmirësuan ndjeshmë statusin e tyre financiar dhe të familjarëve.

LEXO EDHE:  Atentati në Vlorë/ Qytetari dixhital zbulon bandën e armatosur që ruante viktimën

Por me këtë deklaratë, Metaj lëshon një akuzë direkt ndaj Lulzim Bashës, si një ish ministër i Brendshëm gjatë qeverisjes Berisha. Desada duket e mllefosur dhe me akuza ndaj Berishes dhe qeverise se tij ku Luli u zhgrye ne 3 prejt tyre. Lulzimja duket shume e merzitur dhe inatosur kur i shajne Lulin, megjithse kohe me pare e quante sharlatan dhe palaco politik./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tronditet Kavaja/ Vritet me armë zjarri një person

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak momente më parë në Kavajë.

Mësohet se si pasojë ka mbetur një person i vdekur, emri i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Nga informacionet paraprake, nuk raportohet ende për shkakun dhe rrethanat e ngjarjes, ndërkohë trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit të Durrësit.

LEXO EDHE:  Rama tërhiqet nga emërimi i Sandër Lleshit/ Zbulohet takimi i fshehtë Xhafaj-Meta

LEXO EDHE:  Progresi në negociata/ Zbulohet gënjeshtra e kryeministrit

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video- Nuk përmbahet Vasili/ Shqipëria digjet, kryeministri krihet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, vizitoi gjatë ditës së sotme një prej gjimnazeve të kryeqytetit, ku gjatë vizitës i tërhoqi vëmendjen mungesa e rrjetit për koshin e basketbollit.

Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili, i cili teksa i kujton se në kryeqytet shumë shkolla janë dëmtuar në tërmeti, e konsideron këtë sjellje të kryeministrit si kriminale.

“Shqiperia digjet kryeministri krihet.(VIDEO).

Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga Sami Frasheri tek Emin Duraku.

Kryeministri atje nuk shkon dot.

Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetem hallin e rrjetes se koshit te basketbollit te gjimnazi Ismail Qemali ne Tirane.

LEXO EDHE:  Rama tërhiqet nga emërimi i Sandër Lleshit/ Zbulohet takimi i fshehtë Xhafaj-Meta

LEXO EDHE:  Ilir Kadia rrëfen bisedën e fundit me Olldashin/ Tregon dhe raportet me Bashën

Kjo eshte sjellje kriminale.”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

Shqiperia digjet kryeministri krihet.(VIDEO).Shkollat mu ne mes te Tiranes me rrezik shembje nga Sami Frasheri tek Emin Duraku.Kryeministri atje nuk shkon dot.Kryeministri qesh e loz dhe ka sot vetem hallin e rrjetes se koshit te basketbollit te gjimnazi Ismail Qemali ne Tirane.Kjo eshte sjellje kriminale.

Gepostet von Petrit Vasili am Montag, 9. Dezember 2019

LEXO TE PLOTE

Politikë

Inxhinieri i përvishet Ramës/ Vendos urgjent për objektet e larta në Durrës!

Publikuar

-

Nga

Inxhinieri Arben Meçe, ka ngritur sërish tonet kundër kryeministri Rama gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit.

Meçe iu drejtua Ramës, duke i kërkuar të shkojë patjetër në Shijak për të parë situatën, e cila sipas tij, duket e qetë por është ndër zonat më të shkatërruara

“Kam gjithë jetën që punoj në Shijak. Duhet të vini, sepse është nga qytetet më të qeta, por më të shkatërruara. Aty do të shihni lagje të tëra, që janë shkatërruar”, theksoi ai.

Duke folur më tej, inxhinieri i kërkoi kryeministrit që të organizojë menjëherë grupet e punës, t’i ulë në tavolinë dhe të vendosin çfarë do të bëjnë me objektet e larta në Durrës, që sipas tij, kanë defekt në projekt, i cili mund të shpërthejë edhe pas riparimit.

“Po nxjerrin shumë objekte të prishura. Duhet të fusni medoemos rishikimin e tyre, por ka shumë prej tyre që janë me dyshim. Nëse kemi inspektuar 200-300 objekte dhe kemi nxjerrë 30, do të shkojmë te këto 30. Ka dhe shumë reagime sa i përket punës së grupeve, mirë është që ato të mos lënë asnjë gjurmë dyshimi te njerëzit.

Ne jemi futur në procesin e restaurimit tashmë. Sfida jonë është lufta me kohën dhe zgjidhjet që japin dy kolona të shëndetshme sot për mua, që janë të gatshme të nisin që sot punën, që nesër të fillojnë punën me një kusht: përgjegjësia e situatës në këtë vend është e qeverisë. Këta do të marrin përgjegjësinë e qeverisë në kurriz të tyre, që do të thotë që qeveria duhet të jetë aty për monitorim. Monitorimi i parë është ai planimetrik, që do të thotë se këta nuk do të dalin jashtë planimetrisë. Duhet të ketë edhe një monitorim përfundimtar financiar.

LEXO EDHE:  Foto/ Zbulohet padroni serb i Baton Haxhiut

LEXO EDHE:  Zbulohet skandali/ Ja si Olsi Rama po pastron paratë e krimit

E treta, Durrësi ka shumë objekte të larta, që dëmi duket shumë i madh. Ka një arsye të vetme, është teknike, është defekt i projektit, që do të thotë edhe pas riparimit ky defekt do të shpërthejë. Ne nuk jemi më të mirët, z.kryeministër grupet duhet t’i organizosh ti. T’i ulësh në tavolinë dhe të vendosni urgjent çfarë do të bëhet me këto objekte. Forcën që ka betoni, nuk e përballon çfarëdolloj muri t’i vendosësh, sepse elasticiteti është aq i madh, sa dëmton ndoshta edhe betonin. Pa bërë këtë procedurë, në mënyrë absolute të mos kalohet te fazat e tjera”, theksoi Meçe.

LEXO TE PLOTE