Connect with Us

Denoncimi për Valdrin Pjetrin/ Altin Goxhaj zbardh prapaskenat

Lajm i Rekomanduar

Denoncimi për Valdrin Pjetrin/ Altin Goxhaj zbardh prapaskenat

Publikuar

-

avokati altin goxhaj Basha i sherben Sorosit

Avokati Altin Goxhaj ka thënë se rastin e Valdrin Pjetrit nuk e zbuloi PD, por Voltana Ademi.

Sipas tij: Lulzimi kishte parashikuar për Voltanën atë që bëri me Kukësin, Kavajën dhe Lezhën.

“Skandali me dënimin e Valdrinit i “ka heq petullën” më shumë Lyl Sorosit sesa EDvErit, sepse tani fillon një krizë e vërtetë midis Lylit dhe Shkodrës! EDvEri si me rastin e Kavajës do s’përdridhet por s’ka kush ta gjykojë sepse tashmë as ai as Rilindja nuk do t’ia dijë se çfarë thotë Zëri i Amerikës apo BILD, SHBA apo BE e le më shqiptarët! Ata e dijnë se ku po shkojnë deh çfarë duan të arrijnë!”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Këtë Valdrinin e EDvErit nuk e zbuloi PD por Voltana e cila si Shkodrone e vërtetë nuk u dorëzua si këta lylzimsat e Lylit nga Veriu në Jug!

[Në fakt edhe atë Roshin e e-maileve shtatzëna të Erit në Kavajë nuk e zbuloi Lyli por njerëzit e Doktorit në Kavajë!]

Lyli kishte parashiku për Voltanën atë që bëri me Kukësin, Kavajën, Lezhën apo Kamzën por i kishte bo hesapet pa hanxhinë! Shkodranët janë e vetmja Kështjellë që i mbijetoi Enverit dhe regjimi u dorëzua para saj për shumë gjëra të paimagjinueshme në Shqipërinë Komuniste!
—————————————
[Në Shkodër regjimi u dorëzua para vizitave që bënte gjithë gjindja tek robtë kur dilnin nga burgu politik ndërsa në qytetet e tjera s’të vinte dot as vëllai nga frika! Të përndjekurit në Shkodër nuk kishin asnjë problem me opinionin dhe sjelljen publike në Shkodër sepse morali i shkodranëve ishte më i fortë se i komunistëve!]
—————————————

Skandali me dënimin e Valdrinit i “ka hek petllën” më shumë Lyl Sorosit sesa EDvErit sepse tani fillon një krizë e vërtetë midis Lylit dhe Shkodrës! EDvEri si me rastin e Kavajës do s’përdridhet por s’ka kush ta gjykojë sepse tashmë as ai as Rilindja nuk do t’ia dijë se çfarë thotë Zëri i Amerikës apo BILD, SHBA apo BE e le më shqiptarët! Ata e dijnë se ku po shkojnë deh çfarë duan të arrijnë!

Puna është te Kriza pa Zgjidhje ku do futet Lyli dhe PDja e tij e përbërë nga 2500 lylzimsa të mbetur ende të patretur që përdoren si zombie!

Kriza lidhet me kohën dhe gjithçka që ka të bëjë me pozicionin e PD që prej 16 Shkurtit e këndej!
Sipas Ligjit brenda 1 jave do të shpallet një ditë e re ZGJEDHJESH TË PARAKOHSHME VETËM POZICIONIN E KRYETARIT TË BASHKISË SHKODËR ndërsa për Këshillin Bashkiak Socialist mbetet ai mavi! Pra Zgjedhjet i bie që të jenë andej nga Tetori dhe brenda Gushtit duhet paraqit dokumentacioni në KQZ dmth nuk ka kohë për auiu! Duhet vepruar brenda pak ditësh!

Sipas Voltanës dhe gjithë mbështetësve të saj (por qartas dhe opinionit publik në Shkodër) ajo është e vendosur të mos ja lërë Shkodrën EDvErit (sipas skenarit të Lylit dhe EDvErit). Pra Voltana këtë herë do kandidojë!

Do kandidojë me logon e PD apo si “e pavarur” kjo do varet nga Lyli i cili normal që do konsultohet në fshehtësi me EDvErin (me ndërmjetësinë apo jo të Alex Sorosit siç ka bërë të paktën 2 herë në 2 takime sekrete me EDvErin nga Janari deri tani ku njëri ka qenë në Paris). Në fakt nga burime të PD pretendohet se Lyli dje të paktën ishte në Portugali! Nuk dihet nëse është e vërtetë dhe nëse ka qenë vetëm apo me EDvErin, Erin apo Alexin, “me pushime” apo punë! Ajo që dihet është se Lyli do vendosë për kandidimin e Voltanës me siglën e PD apo nëse ajo do dalë e pavarur!

Kujtojmë se në Shkodrën e 1994 nuk fitoi as PD dhe as PS por një kandidat i pavarur që gjithë Shkodra e votoi duke mundur për herë të parë establishmentin politik! Shkodra pra është tjetër lloj race dhe ja ka dhj.. ujqëve e le më maceve si Lyli i Soros!

Por nëse Voltana kandidon “e pavarur”, a do t’a mbështesë zyrtarisht PDja e Lylit? Nëse PDja e Lylit e mbështet si do ja bëjë PDja dhe lulzimsat me akuzat që i bënë Bidesë Demokratike për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 Qershorit? A nuk është e njëjta situatë? A do të lëpinë çfarë kanë pështyrë ndaj Bidesë me urdhër Lylzimsat?

Kjo është Kriza Reale ku kalon në kaos të plotë qëndrimi vetëvrasës i Lyl Sorosit për logari të EDvErit pasi KRIZA E SHKODRËS mund të gëlltisë Lylin dhe gjithë Lylzimsat e tij!

Gjths të presim se pfarë do ndodhë, sepse Lyli i Soros tejkalon çdo skenar të zi me një realitet edhe më të zi se ai më i keqi!

Por gjths Shkodra do të jetë varri i Marëveshjes Sorosiane të EDvEr Sorosit me Lyl Sorosin dhe do të thithë gjithë Çmëndurinë e Lylzimsave që përdoren si zombie blu nga Lyli për të ruajtur gardhin e Diktaturës Monopartiake NeoKomuniste të Sorosit në Shqipëri!

Sps fitorja e Voltanës do ngrejë pyetjen kush bëri të mundur që Këshilli i Bashkisë Shkodër duhet të ishte mavi?!!!!!!!!!!!!

P.s. Kujtesë:
Lyli u tall me Voltanën 1 muaj e gjysmë më parë duke i përgatit një padi gjoja kushtetuese krejt të pavlerë sepse vetë padia ishte antikushtetuese për shkak se nuk mund të bësh padi kushtetuese në emër të shoqatave të seminareve dhe as të ngresh padi ndaj partive politike të tjera politike si Bideja nëpërmjet shoqatave të seminareve të bashkive, ndërkohë që padija duhet të ishte në emër kryetares së bashkisë Voltana Ademi se atë e njeh Legjislacioni kushtetues si subjekt legjitim!
Kjo ësht edhe arsyeja që Voltana pasi u sqarua për të vërtetën pasi e denoncuam publikisht, ka përgatitur një padi të re kushtetuese këtë herë në formën e duhur ligjore besoj!/CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Une,Lubonja

    14 Gusht, 2019 at 3:28 pm

    Vertet dyshoj se si inteligjenca e njeriut mund te katandiset deri ketu! Mjaft me Saliun me Goxhaj,avokatin! Eshte turp!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Para dhuratë, makinë 10 mijë euro, por pa shtëpi/ Në 5 vite, gjyqtari kërkon luksin

Publikuar

-

Nga

Vettingu pritet të nisë me ritme të shpejta në shtator. Prioritet do të kenë kandidatat për në SPAK, por edhe subjekte të tjera.

Vettingu i skanon prokurorët dhe gjyqtarët në tre kritere, në atë të pasurisë, të pastërtisë së figurisë dhe në kriterin profesional.

Pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë rrëzuar deri më tani nga Vettingu ka qenë për shkak të pasurisë.

Që në vitin 2016, hipotekat në rang vendi kanë nisur një kontroll për verikimin e patundshmërive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të shmagnin ndryshimet eventuale të pronësisë që mund të bëheshin nga subjektet e rivlerësimit.

Një prej të verifikuarve është edhe gjyqtari i Kavajës, Genti Dokollari.  Sipas deklaratave të pasurisë, që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së, rezulton se Dokollari nuk ka pasuri të patundshme, por nuk i mungojnë të ardhurat.

Në formularin e vetdeklarimit, ai thotë se në vitin 2003 ka qëndruar ka muaj për pushime në Greqi. Bëhet fjalë për periudhën Qershor -Shtator 2003. Por, pushime pa para nuk bëhen.

Dokollari kur ka deklaruar pasurinë për herë të parë në vitin 2013, ka deklaruar një autoveturë, tip Volsvagen Golf, viti i prodhimit, 98, dhuratë nga familja, në shumën 500 000 lekë dhe gjendje llogarie në shumën 37 000 dhe 47 000 lekë.

Por, me punësimin si gjyqtar, ai ka përfituar të ardhura edhe nga Shkolla e Magjistraturës apo edhe nga mësimdhënia në Universitet private.

Në vitin 2015 ai deklaron një kredi dhe një overdraft.

Pas dy vitesh, në 2017-ën, ai deklaron se  ka shtim të pasurisë në kesh, me 20 000 lekë, në total 70 000 lekë. Gjithashtu ai thotë se ka lidhur kontratë për shitblerje me rezervë pronësie për blerje të automjetit tip BMW, E70, viti 2007, çmimi 10 000 euro, prej të cilit është paguar kapari 1 000 euro dhuratë nga babai.

Ndërsa në vitin 2018 ai deklaron se ka shitur automjetin e markës Mercedez Benz në shumën 8 000 euro. Sipas asaj që ka deklaruar bëhet fjalë për automjetin e blerë në vitin 2013 në shumën 840 000 lekë.

Në asnjë vit, Dokollari nuk deklaron pasuri të patundshme si shtëpi. Ose, jeton jashtë ose rri nëpër komshinj apo me prindërit, pasi babai i dhuron para edhe pse burimet financiare nuk i mungojnë. Por ka dhe variante të tjera, si ajo e fshehjes së pasurisë.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga `gjyqtari Genti Dokollari.

Viti 2013 (Deklarata fillestare)

Autoveturë, tip Volsvagen Golf, viti i prodhimit, 98, dhuratë nga familja, në shumën 500 000 lekë.

Gjendje llogarie në shumën 37 000 dhe 47 000 lekë.

Viti 2013

Blerë makinë Mercedez Benz në shumën 840 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 164 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën 100 074 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Shkollës së Magjistraturës në shumën 18 000 lekë.

Bashkëkredimarrës dhe overdraft në shumën 2 109 000 lekë.

Viti 2014

Makinë Mercedez Benz në shumën 840 000 lekë, blerë në vitin 2013.

Shitur, autovetura, tip Volsvagen Golf, në shumën 2 500 euro.

Shlyerje overdrafi 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 974 020 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën, 274 200 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Shkollës së Magjistraturës në shumën 36 000 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia pranë fakultetit të drejtësisë në shumën, 24 800 lekë.

Viti 2015

Shpenzime për pushime, kujdes shëndetësor, nga shuma e shitjes së automjetit prej 2 500 euro. Gjendja që ka mbetur është 1 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe Korçë, në shumën 985 450 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në universitet privat në shumën,7 200 lekë.

Bashkëkredimarrës dhe overdraft. Janë shlyer 378 840 37  lekë, ndërsa kanë mbetur pa u shlyer, 1 646  878 06 lekë. Si dhe shuma 100 000 lekë.

Viti 2016

Shpenzime për nveoja të zakonshme 90 000 lekë. Gjendje 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Korçë, në shumën 1 027 947 lekë.

Të ardhura, kompesim nga departamenti amerikan i shtetit për pjesëmarrjen në konferencë, në shumën 18 679 lekë.

Viti 2017

Shtim i pasurisë cash, me 20 000 lekë. Gjendja aktualue, 70 000 lekë.

Lidhur kontratë për shtiblerje me rezervë pronësie për blerje të automjetit tip BMË, E70, viti 2007, çmimi 10 000 euro, prej të cilit është paguar kapari 1 000 euro dhuratë nga babai.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Korçë, në shumën 1 047 214 lekë.

Detyrim financiar, për blerjen e automjetit në shumën 9 000 euro.

Bashkëkredimarrës dhe over draft. Është shlyer shuma 303 977 99 lekë, ka mbetur pa shlyer 1 052 376 18 lekë.

Viti 2018

Shitur automjeti i markës Mercedez Benz në shumën 8 000 euro.

Pakësuar gjendja cash nga 70 000 lekë në 35 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtarë në Korçë dhe në Kavajë, në shumën 950 437 lekë.

Bonus dhe honorare nga Shkolla e Magjistraturës dhe Fakulteti i Drejtësisë, në shumat 26 447 lekë dhe 23 261 lekë.

Bashkëkredimarrës dhe overdraft. Detyrimi i shlyer është 312 843 lekë dhe detyrim i pashlyer në shumën 739 533 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Dy “Arditë” të tjerë humbën jetën dje në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku dy punonjës ndërtimi humbën jetën, ndërsa tre të tjerë morën dëmtime të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se dy “Ardite” te tjere humben jeten dje ne Tirane, duke iu referuar kështu edhe rastit të Ardit Gjoklajt, 17-vjeçari që humbi jetën në landfillin e Sharrës në gusht të vitit 2016.

Sipas tij, dje rasti u përsërit me dy djem të rinj që humbën jetën duke punuar në një “projekt të Bashkisë Tiranë” për restaurimin e fasadave të pallateve.

“Dy “Ardite” te tjere humben jeten dje ne Tirane.

Rasti i Ardit Gjoklajt, adoleshentit nga Tirana qe ju pergjigj thirrjes se Veliajt per tu punesuar ne nje inisiative te bashkise ne Landfillin e Sharres dhe humbi jeten tragjikisht, u perserit dje me dy djeme te rinje qe humben jeten duke punuar ne nje “projekt te Bashkise Tirane” per restaurimin e fasadave te pallateve.”-shkruan Topollaj.

Më tej, ai hedh akuza ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku thekson se “Vetem Velise i ndodh te humbin jeten punonjes qe angazhohen ne projekte fare te thjeshta, kjo sepse perpara zbatimit te ligjit, Bashkia Tirane kujdeset vetem per te rritur kostot ne letra dhe per ti ulur ato ne terren, me qellim qe llokma e Kryetarit te jete gjithmone brenda parametrave qe ai kerkon.”

Postimi i plotë:

Dy “Ardite” te tjere humben jeten dje ne Tirane.

Rasti i Ardit Gjoklajt, adoleshentit nga Tirana qe ju pergjigj thirrjes se Veliajt per tu punesuar ne nje inisiative te bashkise ne Landfilline Sharres dhe humbi jeten tragjikisht, u perserit dje me dy djeme te rinje qe humben jeten duke punuar ne nje “projekt te Bashkise Tirane” per restaurimin e fasadave te pallateve.

Jo pa qellim e kam vene ne thonjeza fjalen “projekt te Bashkise Tirane”, sepse ne fakt eshte vertetuar tashme qe keto s’jane gje tjeter vetem se disa afera korruptive te Erion Veliajt qe nuk kane asnje lidhje me ate qe do duhej te ishte nje inisiative e nje institucioni shteteror.

E them kete sepse vetem ne nje afere korruptive mund te ndodhe qe punonjesit te trajtohen ne kushte skllaverie nga nenkontraktori i Institucionit Shteteror dhe ky i fundit te mos konstatoje shkeljen e ligjit qe ne rrethana te tjera do duhet ta kontrollonte per cdo subjekt privat qe operone ne treg e jo me per projektet qe realizon me fonde publike.

Vetem Velise i ndodh te humbin jeten punonjes qe angazhohen ne projekte fare te thjeshta, kjo sepse perpara zbatimit te ligjit, Bashkia Tirane kujdeset vetem per te rritur kostot ne letra dhe per ti ulur ato ne terren, me qellim qe llokma e Kryetarit te jete gjithmone brenda parametrave qe ai kerkon.

Po kaq kriminale, ndoshta dhe me shume, eshte se njesoj si me rastin e te ndjerit Ardit, edhe kesaj here Veliaj po ben cdo gje per te fshehur faktin qe dy punetoret qe humben dje jeten, ishin te kontraktuar nga Bashkia Tirane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

“Pistoletë” në duart e Erdoganit/ Veliaj merr peng kryeqytetin

Publikuar

-

Nga

Tirana, metropoli shqiptar është marrë peng. Kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi është kthyer në pistoletën e Erdoganit, po “ekzekuton” kryeqytetin.

Janë hequr ferrat tek kodrat e liqenit, për të plotësuar kërkesat e Erdoganit, ndërsa rrugët e  Tiranës janë pushtuar nga mbeturinat.

“Po, sigurisht Tirana, ka vend për të gjithë”. Ka vend për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, ka vend edhe për mbeturinat që kanë pushtuar zemrën e kryeqytetit.

Propagada dhe mashtrimi i Veliajt janë mbërthyer në foto nga qytetarët, të cilët sjellin realitetin.  Ish parku Rinia, një zonë kjo mjaft e njohur dhe e frekuentuar në kryeqytet, është mbuluar  nga mbeturinat.

Në fotot e shkrepura nga qytetarët, që CNA.al do t’i sjellë më poshtë, shihen grumbuj të tërë mbeturinash. Koshat janë të mbushur dhe mbeturinat kanë përfunduara të shpërndara në ambjetet rreth e rrotull.

Kjo tregon se ka ditë të tëra që nuk është pastruar. Por, kryebashkiaku Veliaj është i zënë nga propagandat mashtruese, me kaseta që shpërndan në mediat e financuara prej tij. Kur kjo ndodh në zemër të Tiranës, nuk imagjinohet se çfarë mund të ndodh në periferi, aty ku Bashkia është inekzistente.

Nga tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, për këtë vit është parashikuar të mblidhen rreth 2.1 miliardë lekë, duke qenë zëri i tretë më i rëndësishëm pas taksës së infrastrukturës, që i siguron më shumë të ardhura Bashkisë.

Në raport me 2018-n, bizneset dhe familjarët, në 2019,  paguajnë 7% më shumë. Paratë mblidhen por shërbimi nuk ofrohet. Qytetarët vidhen, por Veliaj nuk u ndahet skandaleve.  Fati i tij është i lidhur ngushtë me mbeturinat. Në impiantin e përpunimit të mbeturinave në Sharrë në 2016 u vra Ardit Gjoklaj, dhe Veliaj bëri çmos të hiqte përgjegjësitë nga vetja.

Edhe për mebturinat në mes të kryeqytetit, do bëjë çmos të largojë përgjegjësinë nga vetja. Kur e bëri këtë me një vrasje, për mbeturinat në rrugët e Tiranës nuk e ka aspak problem. Më poshtë po sjellim fotot e shkrepura nga qytetarët, në ish parkun Rinia, të mbuluar me mbeturina./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE