Connect with Us

Bien ndjeshëm lindjet/ Mungojnë politikat, vendi në emergjencë demografike

Politikë

Bien ndjeshëm lindjet/ Mungojnë politikat, vendi në emergjencë demografike

Publikuar

-

Lindjet dhe shtesa natyrore e popullsisë vijojnë të shënojnë rënie në Shqipëri ndërkohë që studiuesit vlerësojnë se vendi është në një emergjencë demografike që kërkon hartimin e politikave për të frenuar migrimin, reduktuar varferine dhe rritur lindshmërinë.

Duke ju referuar të dhenave zyrtare të sapopublikuara nga Instituti i Statistikave radioja amerikane në shqip VOA raporton se: numri i lindjeve për tremujorin e dytë të vitit 2019 ishte në Shqipëri 6362, duke shënuar një rënie prej 5,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Po sipas këtyre të dhënave edhe shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë të vitit 2019, shënoi një rënie me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018.

Qarku i Gjirokastrës vijoi të regjistrojë numrin më të ulët të lindjeve me një rënie 10% krahasur me një vit më parë ndërsa nëntë nga 12 qarqet e Shqipërisë regjistruan rënie të lindjeve në tremujorin e dytë 2019.

Në fillim të ketij viti Qeveria shqiptare njoftoi shpërndarjen e një bonusi me qëllim nxitjen e rritjes së popullsisë. Nga 1 janari i vitit 2019 familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e pare të lindur, 80mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120.000 mijë lekë për fëmijën e tretë. Emigracioni dhe nivelet e larta të varfërisë në shumë zona shihen ndër faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien lindjeve dhe uljen e shtesës natyrore të popullisë.

LEXO EDHE:  Pilula e emergjencës/ Çfarë duhet të dini para se ta përdorni

Vitet e fundit është rritur edhe numri i shqiptarëve që po u drejtohen vendeve të Bashkimit Europian për marrjen e shtetësisë duke humbur lidhjet me vendin amë. Sipas të dhënave të EUROSTAT, publikuar pak ditë më pare, përfituesit shqiptarë përbënin rreth 8% të rreth 825. 000 personave që kanë fituar shtetësinë e një shteti anëtar në Bashkimin Europian gjatë vitit 2017.

Sipas EUROSTAT 58,853 qytetarë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së me rreth 68 mijë pasaporta. Greqia dhe Italia janë dy shtetet fqinje me Shqipërinë që kanë dhënë më shumë pasaporta për shqiptarët (97% të totalit) vlerësohej nga të dhënat e EUROSTAT.

Shqiptarët në Greqi po e përdorin nënshtetesinë greke për të emigruar drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian apo për të përfituar ndjekjen e arsimimit të fëmijëve në universitetet europiane ku tarifat janë më të ulta për shtetasit nga vendet anëtare. Rritja e përfitimit të nënshtetësisë ka vijuar të rrisë emigrimin e shqiptarëve i cili po ndihet sidomos në zonat ndërkufitare shqiptare të cilat janë braktisur në masë të madhe nga banorët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Videoja intime e ambasadorit me zyrtaren e Rilindjes/ Meta ia hedh fajin mediave

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme për marrëdhëniet me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Sorecën, për të cilin moderatorja Eni Vasili zbuloi se mbante disa foto të Kreut të Shtetit në zyrë.

Meta tha se nuk kanë marrëdhënie të shkëlqyera, por vetëm bashkëpunim për shqetësimet e qytetarëve.

“Nuk janë marrëdhënie të shkëlqyera. Por që në ditën e parë që ka ardhur ka pasur bashkëpunimin tonë. I kam treguar edhe shqetësimet për marrëdhëniet me ambasadorën përpara tij”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

Teksa u pyet nga Eni Vasili për videon intime që u tha se do të publikohej, ku u aludua se ishte protagonist Soreca me një zyrtare të Rilindjes, presidenti mohoi se ekziston një e tillë.

LEXO EDHE:  Jeta në vendin më të pasur në botë

LEXO EDHE:  Njerëzit e famshëm që kanë vdekur në ditën e lindjes

“Është paraqitur se ka një shantazh ndaj një ambasadori. Videoja është një fabul e të gjitha portaleve, me në krye Meron se ai i ka qejf këto historitë me romanca. Kjo është një histori e portaleve të Rilindjes”, theksoi Meta, duke larguar përgjegjësinë nga vetja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj flet me shifra/ “Na kanë dhuruar vetëm 400 milion euro, të tjerat kredi të buta”

Publikuar

-

Nga

Ministri i Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, ka sqaruar donacionet që i janë dhuruar Shqipërisë për rindërtimin e banesave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ahmetaj deklaroi se 400 milionë euro janë grante, ndërsa 650 milionë eurot e tjera janë kredi të buta.

“Tani, 400 milionë janë grante, që janë para që na i dhurojnë, nuk janë borxhe, pra janë donacione të drejtpërdrejtë. Rreth 650 milionë janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, si në aspektin e interesit nuk janë kredi tregtare. Disa i kanë nën 2 % interes, janë disa interesa gati-gati tek 1. Këto janë të asociuara më të gjithë dëmin që kemi pasur ne më 26 nëntor dhe po ta lexosh të gjithë raportin e BE dhe parimet, qoftë janë të raporti, qoftë u nënvizuan sot, shkojnë përtej thjesht rindërtimit, shkojnë tek rimëkëmbja ekonomike”, u shpreh ministri në emisionin “Opinion”.

Me tej, socialisti tregoi se Franca na ka dhuruar 1 milion euro, ndërsa 60 milionë janë kredi të buta.

LEXO EDHE:  “Jam një njeri i ndjeshëm”/Miriam Cani rrëfen përse nuk merr pjesë në festivale

LEXO EDHE:  Spahia: Vendi, peng i një njeriu që qeveris me krimin

“Franca dha 60 milionë euro kredi të butë, plus 1 milion grante. T’ju sqaroj 100 milionëshin? Është një instrument financiar përtej rindërtimit, është për zhvillimin ekonomik që e firmosi kryeministri para se të fillonte. Është 100 milionë kredi e butë”, theksoi Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“O zot, sa njeri i zi…”/ Kreshnik Spahiu nxjerr zbuluar Berishën

Publikuar

-

Nga

Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.

Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.

Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.

Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.

LEXO EDHE:  Jeni në punë dhe nuk keni kohë të hani bukë? Ja zgjidhja për ju

LEXO EDHE:  Lindjet në janar-mars 2019, në minimumin historik/ Cili qytet kryeson

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.

“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al

LEXO TE PLOTE