LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat për Valdrin Pjetrin/ Ja hapi që ka ndërmarrë Prokuroria

14 Gusht 2019, 14:32, Politikë CNA
Akuzat për Valdrin Pjetrin/ Ja hapi që ka ndërmarrë

Kryebashkiaku socialist, Valdrin Pjetri duket se po shkon drejt rrugës së përballjes me drejtësinë shqiptare.

Pasi Partia Demokratike publikoi dokumente, të cilat dëshmojnë se Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike, mësohet se Prokuroria ka ndërmarrë sot hapin e radhës.

Sipas burimeve të RTV Ora nëpërmjet një shkrese, Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Institutit të Policisë Shkencore, ku kërkohet marrja e shenjave të gishtave për kryebashkiakun e ri të Shkodrës./CNA.al

Lajmet e fundit nga