Connect with Us

AKU me “dorë të hekurt”/ Mbyll katër biznese, gjobiten 11 të tjerë

Sociale

AKU me “dorë të hekurt”/ Mbyll katër biznese, gjobiten 11 të tjerë

Publikuar

-

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka mbyllur 4 biznese  në Tiranë e Fier pasi zhvillonin aktivitetin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Sipas njoftimit subjektet rezultuan se nuk dispononin licencë aktiviteti, manual të vetëkontrollit dhe sistemit të gjurmueshmërisë. Ndërsa për shkeljet e konstatuara, subjektet kanë marrë gjobë në shumën 6.81 milionë lekë.

Njoftimi i plotë
‘’Krahas veprimtarisë së saj për informimin dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm të Operatorëve të Biznesit Ushqimor për përmbushjen e kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze në mbarë vendin. Nga kontrollet e ushtruara, rezulton se disa Operatorë të Biznesit Ushqimor ushtronin aktivitetin në shkelje të kërkesave ligjore të sigurisë ushqimore, përfshirë mos disponimin e licencës përkatëse, më konkretisht:

Subjekti ‘Ardian Dyrmish’ me aktivitet ‘Restorant’, Spille, rezulton se ushtron aktivitetin e tij i papajisur me licencë për veprimtarinë përkatëse (kategoria II.1.A), si dhe nuk dispononte manualin/planin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 200,000 lekë (mungesë të manualit/planit të vetëkontrollit),

-Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.Subjekti ‘Fish Store/Markata e Peshkut’ me aktivitet ‘Restorant’, Tiranë, rezulton se ushtron aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse (kategoria 11.1.A) dhe ndërkohë që ishte i regjistruar në QKB si FastFood, ushtron aktivitetin si “Restorant”. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 200,000 lekë (veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

-Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licensimin e tij.

Subjekti ‘Ilmi Sinani’ me aktivitet ‘Magazinë Ushqimore’, Lushnjë, ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse, pa patur dhe zbatuar sistemin e gjurmueshmërisë dhe pa manual vetëkontrolli. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencimin e tij.

Subjekti ‘Novruz Uka’ me aktivitet ‘Magazinë Ushqimore’, Lushnjë, vijonte të ushtronte aktivitetin duke mos zbatuar detyrat e lëna me parë për përmbushjen e kërkesave ligjore, pa licencë përkatëse për aktivitetin, pa sistemi gjurmueshmërisë dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit. Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

-Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

-Gjobë me vlerën 100,000 lekë (mungesë të manualit të vetëkontrollit)

-Gjobë me vlerën 10,000 lekë për mosplotësimin e detyrave të lëna për plotësimin e mangësive ligjore,

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit, deri në licencmin e tij.’’/CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Shtëpia e Birrës”/ Ndizet atmosfera në Korçë

Publikuar

-

Nga

Sot është nata e katërt e Festës së Birrës në Korçë dhe atmosfera duket shumë e zjarrtë.

Sheshi është mbushur plot me njerëz që po shijojnë performancat e këngëtarëve më të njohur të momentit dhe po shijojnë birrën.

Mes publikut të zjarrtë ka dhe turistë të cilët duket se po kënaqen pafund.

Zona para sheshit të stadiumit në natën e katërt të festës u mbush me një numër të jashtëzakonshëm njerëzish, që ndjekin koncertin duke konsumuar Birrën Korça dhe ushqimet tradicionale të zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto/ Elida Jorgoni: “E poshtërova diktaturën erdoganiste”

Publikuar

-

Nga

Memoriali i ngritur në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi, në Parkun e Liqenit nga Bashkia e Tiranës mbetet ende temë e nxehtë diskutimi në mediat shqiptare.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër ngritjes së këtij objekti me argumentin se ky është një turp për shqiptarët dhe se cënon integritetin tonë kombëtar.

Në shenjë revolte, ka reaguar dhe aktivistja e çështjeve kombëtare, Elida Jorgoni.

“E poshtërova diktaturën erdoganiste” shkruan ajo në rrjetet sociale teksa ka bashkangjitur dhe një foto, ku shihet se ka shkelur mbi memorialin turk, ndërsa ka shpalosur mbi të  flamurin tonë kombëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Jozefina Topalli bëhet gjyshe  

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli është bërë gjyshe për herë të parë.

CNA.al mëson se vajza e Jozefina Topallit, Megi Topalli është bërë nënë për herë të parë, dhe ka sjellë në jetë një djalë.

CNA.al i uron jetë të gjatë dhe të lumtur.

LEXO TE PLOTE