Connect with Us

Aksioni anti-informalitet/ Ish-ministri i Ramës flet për larje hesapesh

Politikë

Aksioni anti-informalitet/ Ish-ministri i Ramës flet për larje hesapesh

Publikuar

-

qeveria Rama 1

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar për masat që po merren nga qeveria kundër bizneseve në kuadër të luftës kundër informalitetit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se vrulli i qeverisë mbi bizneset për kuponin tatimor është një sulm i pastër për të goditur një grup biznesesh.

Ndërsa e cilëson këtë aksion si “larje hesapesh me duart e shtetit”, ish-Ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1” shprehet se lëvizje të tilla të tatimotrëve nuk kanë të bëjnë as me ligjin apo interesin publik.

Postimi i plotë:

Kush mendon se yxhymi që ka marrë qeveria kundër bisneseve është për kuponin tatimor është naiv, ose militant.

Është sulm i pastër i një grupi bisnesesh kundër një grupi tjetër. Është larje hesapesh me duart e shtetit.

Ky i fundit nuk ka lidhje më me ligjin, as me interesin publik. Me kulturën tatimore jo e jo./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Turp të tillë Shqipëria nuk ka parë”/ Ish-deputeti “masakron” Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti, njëkohësisht ish-kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë në SHBA.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se turp të tillë Shqipëria nuk ka parë.

Sipas tij, “Për shkak të një katastrofe të tillë janë më të shqetesuar per Shqiperine lideret europiane se sa Edi Rama vete.

Ne vend te shpallte Emergjencen civile dhe te qendronte ne krye te situates Edi Rama beri shoë lart e poshte ne ERTV dhe te gjithe mediat pa dinjitet qe pranojne te trasmetojne me siglen ereqelbur te tij.”.

Postimi i plotë i Vasilit:

Kryeministri ja mbathi!,iku iku? Turp,turp,turp.

Dje ne darke ne ora 22.30,pas nje “vizite”,sa per te shplare gojen, prej rreth 20 oresh ne Shqiperi, Edi Rama braktis vendin.

Edi Rama largohet ne kulmin e emergjences civile qe shkaktoi termeti 7.5 balle.

Per shkak te nje katastrofe te tille jane me te shqetesuar per Shqiperine lideret europiane se sa Edi Rama vete.

Ne vend te shpallte Emergjencen civile dhe te qendronte ne krye te situates Edi Rama beri shoë lart e poshte ne ERTV dhe te gjithe mediat pa dinjitet qe pranojne te trasmetojne me siglen ereqelbur te tij.

Turp te tille Shqiperia nuk ka pare dhe nuk ka per te pare.

Edi Rama iku,iku dhe la vendin ne balte ne momentin me te rende,e la Shqiperine ne duart e shtetit te shkaterruar dhe te paafte qe u ka lene shqiptareve ne kurriz.

Shqiptare merrni ne dore fatet tuaja pasi Shqiperia eshte pa kryeminister, pa qeveri, pa shtet,pa parlament ka thjesht dhe vetem nje bande grabitqaresh puthadoresh te krimit dhe karagjozesh televizive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

Publikuar

-

Nga

Pas situatës alarmante, të cilën kaloi vendi gjatë kësaj fundjave, për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme të tërmeteve, mëngjesin e sotëm ka ardhur një reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta qetëson qytetarët, ndërsa apelon që ti kthehemi kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë.

“Mirëmëngjes të dashur miq,
Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!
Ju uroj një javë të mbarë!”-shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju jeni terroristë”/ Qytetarët “degjenerojnë” gazetarin, pas lajmit të rremë për tërmet  

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme, një lajm i rremë i përhapur nga portal i Çim Pekës, ku paralajmërohej se një tërmet i fuqishëm pritet të trondisë Shqipërinë, përhapi panik tek qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm.

Pas lajmit në fjalë, reaguan institucionet shtetërore, të cilat qetësuan qytetarët dhe përgënjeshtruan alarmin. Por, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i uniformave blu. Mësohet se policia ka shoqëruar gazetarin e portalit Syri.net, Aurel Rakipllari si dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Por, pas këtyre veprimeve, gazetari Bledian Koka ka “shpërthyer” kundër kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se po mbyll portalin, vetëm se sipas tij është kritik me qeverinë.

“O njeri i degjeneruar
Mire qe nuk ben asgje per te qetesuar njerezit qe jane ne ankth po merresh me Syrin a thua se ta ka fajin Syri qe ke lejuar Tiranen te kthehet ne nje geto betoni e sot dilje si i plaku-shejtan e beje shpetimtarin pa lavdi. O turp i ketij vendi, o i pashpirt qe do te besh politike dhe ne kete nate te trishte, ti nuk e meriton emrin njeri e aq me pak kryeminister. Ti qe nuk ke lene media pa blere per te shperndare faren e degjeneruar te sundimit tend me te keq se termeti me i fuqishem, si skuth shkruan nga bunkeri yt fjale te qelbura duke u fshehur ne lakuriqesine tende te kermt. Hesht per hir te Zotit e mos bej gjynahe qe nuk do ti lash kurre. Ti qe nuk le zar te qeverise tende kur Ilir Meta te tha merr masa, e gjete shpetimin tend sot tek nje titull i shkruar ne ankth nxitimthi gabim nga njerez qe jane te traumatizuar si cdo tjeter i kryeqytetit sonte…
p.s…njerez beni gajret, nuk ka portal qe parashikon oren e termeteve sepse ate e di vec i madhi Zot! Bashke me termetet lutjuni qe tju largoje sa me pare edhe kryeplakun e Surrelit se demi eshte njesoj…”-shkruan Koka në postimin e tij.

Por, si duket qytetarët janë revoltuar edhe me gazetarin Koka, tën cilin e kanë masakruar me komente.

“Bledian, portali duhet të kërkojë falje dhe ky nuk futet te gabimet njerëzore, është e shpifur. Të mbrosh një njoftim të tillë publik duke sulmuar Edvinin do të thotë të futesh në lojën e tij, ku nuk e mund dot.”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “O hale gazetar po në qoftë se është kështu, pse e hoqët lajmin? Ndjesë pse kërkuat? Po në qoftë se ai është i degjeneruar 1 herë, ti dhe mbështetja që i bën atij lloj lajmi jeni 100 herë më shumë shumë. Ti dhe syri jeni terroristë modernë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE