LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 vite debat/ “Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE kundër qeverisë

14 Gusht 2019, 17:09, Politikë CNA
5 vite debat/ “Drafti për shpifjen”, gazetarët dhe OSBE

Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve, shoqatat që mbrojnë të drejtat e tyre dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po kundërshtojnë me forcë projektin e qeverisë për shpifjen. Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja tëAutoritetit të Mediave Audiovizive, që merr rolin e Gjykatës.

Kështu e nis raportimin e vet radioja Zeri i Amerikes, lidhur me projektligjin e qeverisë që ndonëse ka pesë vite që debatohet ende nuk e ka gjetur mirëkuptimin midis palëve. Në vijim, ndër të tjera, VOA shkruan”

“Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që mediat online në rast shkeljeje mund t?i drejtohen gjykatës, vetëm pasi të kenë paguar gjobën e vendosur nga Këshilli i ankesave në AMA.

Për portalet me burime të kufizuara financiare kjo do të thotë mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi në Gjykatë, për një vendim në favor të tyre, është një rrugë e gjatë, nisur nga mbingarkesa e gjykatave Administrative.

Autoritetet thonë se drafti për shpifjen synon të rregullojë hapësirën online, dhe se gjatë diskutimeve në komisione parlamentare në vjeshtë ai mund të përmirësohet.

Qeveria pas shumë debatesh ka dërguar në Kuvend draftin antishpifje që parashikon ndërhyrje në tre ligje dhe në një vendim të këshillit të ministrave. Që prej dhjetorit të vitit të kaluar në bisedime janë përfshirë disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe përfaqësues të OSBE.

Qeveria është tërhequr disa herë nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka lënë të pakënaqur përfaqësinë mediatike. Autoritetet thonë se kjo nismë synon të vendosë rregull në hapësirën online dhe nuk ndërhyn në median tradicionale.

?Kjo vjen edhe si tendencë ndërkombëtare. Përgjithësisht hapësira online po konsumon shumë nga jeta e qytetarëve dhe është e rëndësishme që siç ata mbrohen në jetën e përditshme të mbrohen dhe nga hapësira online?- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejtësisë.

?Drafti antishpfije krijon atë që unë e quaj AMA gjykatën, që do të thotë që ngre njëinstitucion që të dënon pa gjyq?-thotë Elvin Luku, drejtues i Medialook.

?Një akt i tillë jo vetëm që e provokon të drejtën dhe parimet themelore të gazetarisënë pavarësinë e vet, por në një pikpamje ekskludon dhe të drejtën e çdo personi qëpenalizohet sipas këtij projektligji, për ta dërguar atë në gjykatë?- pohon Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të gazetarëve shqiptarë.

Qeveria ka hartuar disa variante të draftit antishpifje dhe në asnjë rast nuk ka marrëmiratimin final të komunitetit të gazetarëve të BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj që është dërguar në Kuvend ka ngjallur sërish shqetësime. OSBE shprehu rezerva që projektligji i jep rolin e gjykatave agjensive rregulluese AMA dhe AKEP.

 Pas 5 vitesh që kur propozoi rikthimin e kriminalizimit të shpifjes qeveria ja doli të dërgojë në Kuvend mes kritikash të shumta një draft antishpifje për hapësirën online. E megjithëse ai përmban si penalizim vetëm gjobë dhe jo burg, kundërshtarët shohin mjaft probleme në këtë projektligj që nëse miratohet pa ndryshime sic thonë ata mund të kthehet në një rrezik për lirinë e shprehjes”./ Titulli është i CNA.al- Shkrimi vjen i redaktuar/

 

Lajmet e fundit nga