Connect with Us

“Zëri i Amerikës”/ Dosja e Valdrin Pjetrit denoncuar nga PD është autentike

Denoncim

“Zëri i Amerikës”/ Dosja e Valdrin Pjetrit denoncuar nga PD është autentike

Publikuar

-

Kryebashkiaku socialist, Valdrin Pjetri, duket se nuk do ta gëzojë karrigen e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, ku ai nuk është ulur ende, raporton radioja “Zëri i Amerikës”, e cila, duke iu referuar debatit të hapur midis PD dhe Valdrin Pjetrit, të akuzuarit prej saj për fshehje dhe falsifikim të dokumentave, konfirmon se nga verfikimet e bëra dokumentat e ofruara nga PD rezultojnë të jenë autentike.

“Zëri i Amerikës mundi të verifikojë përmes burimeve të veta se dokumentat e publikuara sot nga Partia Demokratike janë origjinale, siç ndodhen në regjistrat e autoriteteve italiane”, theksohet në raportimin e radios presticioze amerikane në gjuhën shqipe, që më tej vijon:

“… Zoti Pjetri duket se ka qenë në dijeni të faktit se e kaluara e fshehur mund t’i rishfaqej para syve, ndyshe nuk ka si shpjegohet se përse me 19 korrik ai ka kërkuar të marrë certifikat nga autoritetet gjyqësore italiane, ndërkohë që denoncimet publike të opozitës nisën disa ditë më vonë, në fillim të gushtit, ndërsa më 23 korrik ai mori nga kryeministri Rama dhe një tjetër shenjë besimi dhe mbështetje të fortë “për të përmirësuar drejtimin politik në Qarkun e Shkodrës, atë do ta drejtojë kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës”. /CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

“Zbritini nga skelat e mortjes”/ Gazetari jep alarmin: “Të tjerë punëtorë vallëzojnë me vdekjen”

Publikuar

-

Nga

Ngjarja tragjike që ndodhi pasditen e djeshme, ku dy punonjës humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë pasi ranë nga skelat, teksa po punonin për rikonstrusionin e një fasade pallati në kryeqytet, ka shkaktuar reagime të shumta, pasi punëtorët po punonin jashtë çdo kushti teknik.

Gazetari Bledi Mane ka denoncuar sot një tjetër rast, në zemër të kryeqytetit, 100 metra larg zyrës së kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa shihet se si punëtorët punojnë përsëri jashtë çdo kushti teknik duke rrezikuar jetën.

“Veç atyre që vdiqën dje, sot të tjerë punëtorë po vallëzojnë me vdekjen”, shkruan gazetari në rrjetet sociale teksa kritikon ashpër politikanët, të cilët dergjen shezlongeve të shtrenjta, ndërsa qytetarët rrezikojnë jetën për institucionet publike.

Postimi i plotë

Fotolajm/ ATA VDIQËN DJE, SOT TË TJERË PUNËTORË VALLËZOJNË ME VDEKJEN!
Shkoni dhe zbritini nga skelat e mortjes. Janë punëtorë hallexhinj që punojnë duke rrezikuar jetën pa asnjë kusht minimal teknik dhe sigurie.
Bërtituni e u thoni të lenë punën se jeta e tyre nuk vlen 280 mijë lekë. Shkoni, shkoni mos përtoni. Janë duke suvatuar jo në lagjet periferike të Tiranës por po punojnë në zemër të kryeqytetit. I keni te pjesa e pasme e Ministrisë së Transporteve, 100 metra larg zyrës së kryebashkiak lali Erit dhe 50 metra larg zyrës së ministrit të brendshëm Sandër Lleshi.
Pra hallexhinjtë e këtij vendi punojnë e rrezikojnë jetën edhe për institucionet publike.
Qeveri, lëri pushimet dhe shko zbrit nga skela qytetarët e tu. Çohu nga shezlongët e shtrenjtë o qeveri, luaj bythën dhe shpëto një jetë.
(C)Foto nga gazetarja Beti Njum./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Zbulohet skandali/ Ja si Olsi Rama po pastron paratë e krimit

Publikuar

-

Nga

olsi rama vellai i kryeministrit edi rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në drejtim të kryeministrit Edi Rama si dhe vëllait të tij Olsi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se destinacioni final i Stadiumit që sipas tij kostoja është trefishuar, është ndërtimi i një qendre të madhe tregtare.

Sipas Berishës, “emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.”

Më tej, Berisha thotë se Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi.

“Zbulohet destinacioni kryesor i Satdiumit qe po kushton nga 25 milion ne 75 milion euro pra tre here mbi parashikimin.

Pas Kulles Kristaq Rama qe perzuri Sheratonin nga Shqiperia tani stadiumi na “dhuroi” si surprise te bukur edhe qendren tregtare me te madhe ne zemer te Tiranes. Emri i saj Arena Center eshte i perkoheshem, por njelloj si per hotelin thuhet se eshte e Edvin / Olsi Mafise.

Arena Center e la stadiumin pa piste per atletet, stervitjet dhe garat atletike por atletika nuk na duhet gje. Nuk na jep fitime. Kurse Arena Center do te jete lavatriçja me e madhe e parave te krimit dhe droges ne Shqiperi. sb”-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Plas mes policëve/ Sherr me armë për të ndarë milionat e ryshfeteve

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari, sipas të cilit në Shkodër drejtori dhe nëndrejtori i policisë kanë bërë sherr me armë për të ndarë milionat.

Sipas tij, drejtori i Policisë Shkodër dhe nëndrejtori nxjerrin para nga kamionët që kalojnë me dru të prerë.

Postimi i plotë:

Narkodrejtor Niko Brahimaj dhe narkonendrejtori i tij, per ryshfete hiqen ne alltia!

Ata ndajne çdo dite 1 milione lek ryshfete nga kamionet me trupa, akuzon polici dixhital!

Lexoni mesazhin e tij. sb

Pershendetje z.Berisha

Jam nje punonjes i policise shkoder,ne shkoder ka plas sherri midis drejtorit Niko Brahimaj dhe nen Drejtorit Skender Hita te dy kan nxjerr armet dhe sherri per kete eshte qe nendrejtori nuk ka dorezu te gjitha leket e kamionave te te druve qe çdo dite kalojn 20 kamion me trupa dhe te dy bashk çdo dite ndajn 1 milion lek te vjetra. Kjo eshte policia krimit,te lutem anonim tek juve eshte shpresa e fundit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE