Connect with Us

Video-Tragjedi me zjarret në Greqi/ Shkrumbon disa zona, 8 persona rëndë

Bota

Video-Tragjedi me zjarret në Greqi/ Shkrumbon disa zona, 8 persona rëndë

Publikuar

-

Një zjarr i madh ka përfshirë ishullin Evia, afër Athinës, duke lënë të plagosur rëndë tetë persona.

Zjarri ka rënë në një pyll të dendur me pisha, duke u përhapur me shpejtësi. Për pasojë, janë evakuuar banorët e katër fshatrave të bashkive Dhition-Mesapion.

Në zonë ndodhen 300 zjarrfikës, ndërsa kanë ndaluar fluturimet e Canadair, pasi zjarri kërcënonte edhe sigurinë ajrore.

Deri më tani, raportohet se janë shkrumbuar fshatrat Makrimali dhe Kontodespoti në ishullin Evia.

LEXO EDHE:  Ambasada e Greqisë në Tiranë sqaron kthimet në kufij

Ndërkohë që  Sekretaria e Mbrojtjes së Përgjithshme ka kërkuar ndihmë nga BE për shuarjen e zjarrit.

Kroacia dhe Italia kanë reaguar me urgjencë ndaj kërkesës së qeverisë greke, duke dërguar aeroplanë për shuarjen e zjarrit./CNA.al

Gepostet von protothema.gr am Dienstag, 13. August 2019

Gepostet von protothema.gr am Dienstag, 13. August 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Afrika konfirmon rastin e parë me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi është kthyer tashmë në një alarm botëror, ndërsa ka mbërritur edhe në Afrikë.

Kështu, mësohet se Egjipti ka konfirmuar  rastin e parë të prekur nga koronavirusi.

Sipas mediave ndërkombëtare, i prekuri është një i huaj i cili u konstatua nga programet të implementuara për udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit.

Vetëm Amerika e Jugut ka mbetur e paprekur por ka dyshime edhe aty prej 1 muaji në Brazil. I pastër ngelet edhe Ballkani në Europë ku bën pjesë Shqipëria.

LEXO EDHE:  Zjarret në vend/ EC japin informacion: Në 24 orët e fundit janë konstatuar 5 vatra

LEXO EDHE:  Merkel jep lajmin e mirë/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur suksese

Koronavirusi ndëkohë vijon me rritjen e bilancit ku 67 mijë 191 persona numërohen të prekur dhe 1 mijë e 527 viktima.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Nuk ishte vetëm”/ Vuçiç zbulon bashkëpunimin e Haradinajt me ndërkombëtarët për taksën 100%

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë një konference për shtyp nga kisha ortodokse serbe, foli për taksën 100 % që i ka vendosur Kosova për mallrat.

Vuçiç deklaroi se gjatë vizitës së tij në Gjermani, ka kuptuar se ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajt është mbështetur nga disa shtete të tjera për vendosjen e kësaj takse.

“Dje, për  herë të parë kuptova përfundimisht që Ramush Haradinaj nuk ishte i vetëm kur e vendosi taksën ndaj Serbisë”, tha ai, por nuk preferoi të tregojë emra shtetesh apo personash konkretë.

Mediat kosovare shkruajnë se sipas tij, pas vendimit të taksës qëndron edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  “Çështja e Teatrit nuk na takon neve”/ Manjani sulmon Sorecën  

LEXO EDHE:  Jepet alarmi/Çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në të gjithë vendin!

“Do të flas për këtë gjë më vonë”, paralajmëroi Vuçiç./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Kërcënojnë” studentët/ “Merrni masa ose do publikojmë emrat e pedagogëve që na ngacmojnë seksualisht”

Publikuar

-

Nga

Të shumta janë rastet e regjistruara kur studentët ngacmohen seksualisht nga pedagogët.

Studentët e Universitetit të Prishtinës kanë paralajmëruar se do të publikojnë emrat e profesorëve që ngacmojnë seksualisht, nëse nuk merret asnjë masë nga universiteti, nga Prokuroria dhe policia.

“Të vetëdijshëm/me për shtrirjen e kësaj forme të abuzimit të pushtetit dhe kërcënim të të drejtave fundamentale të studenteve dhe studentëve, ne kërkojmë nga Universiteti i Prishtinës të ndërmarrë masa, përndryshe do të detyrohemi t’i publikojmë emrat e secilit profesor, asistent dhe punëtor administrativ, ngacmues seksual. Ne kërkojmë ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë studentet/ët e Universitetit të Prishtinës”, thuhet në reagimin e tyre.

Studentët aktivistë në 50-vjetorin e Universitetit të Prishtinës, kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale nga ky institucion.

Në një komunikatë të lëshuar për mediat, studentët deklarojnë se ngacmimi seksual është fenomen i njohur në historinë e Universitetit të Prishtinës dhe emrat e këtyre pedagogëve janë të njohur.

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Kocijancic: Minon rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm shumë pranë Shqipërisë/Fqinjët në panik

“Ngacmimet seksuale vazhdojnë të mos sanksionohen brenda Universitetit të Prishtinës duke krijuar kështu një ambient të pasigurt për studentet dhe studentët e UP-së, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe duke e shndërruar Universitetin në një shtëpi e cila strehon dhe ushqen ngacmues seksual. Përkundër raportimeve dhe skandaleve publike, Universiteti i Prishtinës edhe sot vazhdon të mos ketë rregullore kundër ngacmimeve seksuale që me Kodin Penal të Kosovës konsi derohen vepra penale, e gjithë kjo si pasojë e rezistencave të vazhdueshme nga ngacmues seksual brenda UP-së”, thuhet më tej në reagim.

Bazuar në Kodin Penal, ngacmimi seksual dënohet me 6 muaj deri në 5 vite me burgim./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE