LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Valdrin Pjetri i dënuar në Itali/ Nuk përmbahet Edmond Spaho: Zarbo të krimit! Do shkoni për dhjamë qeni!

13 Gusht 2019, 16:51, Politikë CNA
Valdrin Pjetri i dënuar në Itali/ Nuk përmbahet Edmond Spaho:

Ish kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar ashpër ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri, pasi PD publikoi një dokument që vërteton se ai ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge.

Në një postim të tij në rrjetet sociale, Spaho e quan këtë të fundit “zarbo të krimit”, duke e paralajmëruar të qendrojë jashtë politikës.

?Të paktën të kishit mësuar nga sivllai i Kavajës, Elvis Roshi? , shkruan ndër të tjera Spaho në postimin e tij.

Postimi i plotë

Si tha zarbo, po me luftoni politikisht? Si nuk ju vjen turp, si pranojne te hyjne ne valle te tilla kur e dine se cfare m… jane dhe sot asgje nuk mund te fshihet. Te pakten te kishte mesuar nga sivllai i Kavajes Elvis, Ervin, Edvin, Elham… Roshi. Ne mos sot neser edhe pasuria qe ke vene me droge do te shkoje per dhjame qeni sepse ligji do beje te veten. Vini mend zarbo te krimit, mos tentoni ti sherbeni politikes se dites, rrini larg posteve politike, mos u ngaterroni me zgjedhje dhe vota sepse burgu ju pret. Ne se nuk keni vene mend, e keqja juaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga