Connect with Us

Tërhiqet Fran Frrokaj/ “Nuk do të hedh baltë mbi 16 vite të punës time”

Politikë

Tërhiqet Fran Frrokaj/ “Nuk do të hedh baltë mbi 16 vite të punës time”

Publikuar

-

Kryetari i Bashkisë së  Lezhës në detyrë,  Fran Frrokaj ka zhvilluar një konferencë me gazetarët, ku ka lajmëruar largimin e tij nga posti i kryebashkiakut pavarësisht se nuk pajtohej me zgjedhjet e 30 Qershorit, të cilin e cilëson si një proces farsë.

Frrokaj është i vetmi nga kryebashkiakët e djathtë që merr vendimin për tu larguar vetëm një ditë para konstituimit të këshillit bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri Pjerin Ndreu.

“Mandati i kalon Kryetarit Fitues.”, shprehet Frrokaj, ndërsa thekson se nuk ka ndërmend ta pres Pjerin Ndreun në zyrë ditën e nesërme me protesta pasi që një gjë e tillë do të ishte baltosje e punës së kryer  përgjat 16 viteve.

Deklarata e Fran Frrokaj:

“Dua t’ju falenderoj të gjithëve për një bashkëpunim  të gjatë. Në një madat 4 vjeçar ishte maksimumi që mund të bënim aq më tepër kur ka një pozitë e cila ka treguar me vepra që nuk ka qenë dashmirëse.

Teorikisht më 10 korrik kam bërë 4 vite në bashkinë e Lezhë dhe duhet të lë mandatin. Mandati i kalon Kryetarit Fitues. Ndreun nuk do ta pres në zyrë nesër për një arsye se këto votime nuk ishin të rregullta, ishte një proces fars. Nuk do të bëj protesta nuk e kam ndërmendt të baltos 16 vite të punës si kryetar bashkie. I uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë.

Fajësoj gjendjen politike të vendit tim, Shqipëria nuk e meriton të jetë në këtë situatë pas 30 vitesh demokraci .”, ka deklaruar ndër të tjera Frrokaj./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vazhdon “telenovela” Rama-Basha/ Kryedemokrati: Kot fshihesh me lojëra fjalësh

Publikuar

-

Nga

Vazhdon “telenovela” Rama- Basha, ku kryeministri dhe kryedemokrati vijojnë ende replikat në distancë me njëri tjetrin.

Pas fotos pa koment të publikuar nga Rama pak minuta më parë në të cilën shkruhej një frazë nga deklarata e kryeministrit italian Giuseppe Conte: “Mbledhja e mbrëmshme do të mbahet mend si një gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, Basha ka vendosur t’i përgjigjet kreut të qeverisë duke thënë: “Kot fshihesh me lojëra fjalësh. Nuk ka citat në botë ti mbulojë dështimet e tua. Pikë. BE të ka refuzuar ty! Mbaj përgjegjësi.”/ CNA.al

Nuk ndalet Rama/ I përgjigjet Bashës përmes Contes

LEXO TE PLOTE

Politikë

Armë dhe revista/ Çfarë i shtyu dy vëllezërit të propozonin dënim me vdekje për të atin

Publikuar

-

Nga

Shkrimtari dhe drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit, Agron Tufa, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka publikuar një fakt tronditës të kohës së komunizmit, ku dy vëllezër propozonin dënim me vdekje për babain e tyre.

Duke publikuar letrat e dy vëllezërve, Tufa shkruan se ata kanë qenë të detyruar nga ish-Sigurimi i shtetit për të kërkuar dënimin me vdekje për të atin e tyre.

Sipas shkrimtarit arsyeja është se të atit, i cili ishte mësues që nga koha e Zogut, i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”.

“TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND

Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.
Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të “paraçlirimit”. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje…”, shkruan Tufa.

LEXO EDHE:  Skandali i pronave në Lezhë/ Lala tregon kush i kreu procedurat

Pjesë nga letra e parë:
”Lutje
Gjykatës Ushtarake Gjirokastër
Punoj në Peqin me subjektet për kërkimet gjeologjike, por dëgjova nga fshatarët e mi se babai i im ka bashkëpunuar me reaksionin, ku Sigurimi i gjeti armë. Prandaj, këtij personi ARMIK dhe jo të lejueshëm për Partinë e Punës t’i jepet dënimi më ekstrem dhe unë, si djalë i tij, i pres marrëdhëniet me të. Unë jam larguar që në 3 mars 1952 dhe nuk jam pjekur me të dhe nuk e kuptoja se ç’qëndrim mbante ai ndaj këtij pushteti.
Nga ana ime të jepet dënim më i rëndë, si dhe nga ana e pushtetit. Se elementë tillë, pushteti nuk i ushqen me bukë, por me plumb.
Gjirokastër, 30 prill 1953”.

Pjesë nga letra e dytë:
”Plumbin Ballit. Se të tillë elementë janë pengesë për popullin shqiptar. Yzberisht, 1 maj 1953”

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili i përishet Ramës/ Leri rehat pensionistët e BE, Shqipëria mori JO të qartë !

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama pas dështimit për hapjen e negociatave.

Duke e konsideruar një gënjeshtar të palodhur, Vasili shkruan se Shqipëria mori një JO të qartë. Ndërsa i rikujtuar Ramës fjalimin e kryeministrit të Hollandes, Mark Rutte mbi vendimin e negociatave.

“Edi Rama ky genjeshtar i palodhur!!

Meqe Edi Rama ka qejf te citoje shtrember dhe ju referua Donald Tuskut,i cili ka ikur nga detyra dhe te cilin Edi Rama e ka dekoruar vete,sic dekoroi edhe ambasadoret per negociatat imagjinare,po i citojme cfare tha Kryeministri i Hollandes Mark Rutte per Negociatat:

Mark Rutte:

“Ju e dini pozicionin tone.
Për Shqipërinë është një JO e qartë.
Nqs shikon se çfarë do ndodhe, nuk ka avancime ose ndryshime.
Nëse shikon Maqedoninë e Veriut ato janë në një pozicion me të mirë se Shqipëria.
Për Shqipërinë Parlamenti im me ka dhënë një Jo të qartë për të votuar sonte me te cilën unë bie dakord”.

Kjo eshte e verteta genjeshtari Rama,ti je pergjegjesi i vetem.

LEXO EDHE:  Deputetja demokrate “sulmon” Arta Ramën/ Pse nuk preken, Veliaj, Dako e Sejdini?

Leri rehat pensionistet e BE.

Boll e perdore narkodiplomacine europiane ne dem te shqiptareve ne Shqiperi, por per fat te keq po demton edhe vellezerit tane ne Maqedoni.

Shqiperia eshte ne krizen me te rende te saj politike te te gjithe pluralizmit politik.

Genjeshtar ja ku e ke edhe konfirmimin e krizes se rende politike nga Bundestagu Gjerman,per te sqaruar ty dhe budallenjte,qe ke perqark dhe qe si idioter qe jane thone se Shqiperia nuk eshte ne krize

Ja ç’thuhet ne Rezoluten e Bundestagut:

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”,- thuhet në rezolutën e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD”, shkruan Vasili në reagimin e tij./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE