Connect with Us

Spahia-Ramës/ Vendi yt dhe i kriminelëve që mbron është pas hekurave

Politikë

Spahia-Ramës/ Vendi yt dhe i kriminelëve që mbron është pas hekurave

Publikuar

-

Partia Demokratike publikoi sot disa dokumenta që vërtetonin se kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka qenë i dënuar në Itali, orgjinaliteti i të cilave u konfirmua edhe nga Zëri i Amerikës.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish deputeti demokrat, Bardh Spahia. Sipas tij, nuk ka më asnjë dyshim mbi lidhjet e ngushta të kryeministrit Edi Rama me krimin.

Postimi i plotë

Zeri i Amerikes sapo konfirmoj autenticitetin e dokumentave ku vertetohet ndalimi i Valdrin Pjetrit ne itali me akuzen per trafik droge.

LEXO EDHE:  Rama “autoritar” i tërheq veshin Ballës/ Leje telefonin se po flas unë!

Edvin se cfare ben ti me vellane tend apo me cdo kriminel e horr ne jeten tende, pervecse shqetesim per shqipetaret eshte edhe objekt i drejtesise.

Asnje hije dyshimi nuk hedh me kush mbi ty se cdo shqipetar i ndershem e di sa i zhytur dhe i kapur ne krim je.

Shqiptaret s’kane pse durojne me ty e llumin qe te rrethon, boll me! Vendi yt dhe i krimineleve qe mbron, shperblen e promovon eshte pas hekurave!/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Foto-skandal/ Fytyra e vërtetë e Veliajt

Publikuar

-

Nga

Ndonëse Tirana ka marrë disa çmime ndërkombëtare mes disa kryeqyteteve të vendeve të ndryshme, e vërteta është shumë më e hidhur seç na është servirur.

Po të shëtisësh në rrugët e Tiranës do të shikosh sesi në të vërtetë Tirana e cila ka fituar çmimin e Shërbimit Publik të Vitit, është e mbuluar nga plehrat.

CNA.al ka regjistruar me anë të fotove një moment aspak të këndshëm për çdo kalimtar, pasi një bide tualeti është lënë në mes të rrugës “Muhamet Gjollesha” në Myslym Shyri pranë një koshi mbeturinash.

LEXO EDHE:  Mitingu i Ramës/Zbulohet numri i militantit të PS që telefonoi nxënësit

LEXO EDHE:  Meta ironizon Ramën/ Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

Po ashtu vihet re se rreth e qark koshit janë hedhur mbeturina të shumta të cilat janë lënë në atë mënyrë pa u pastruar.

Pavarësisht se që në fushatën e parë zgjedhore kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u zotua për t’i ndryshuar imazhin kryeqytetit, duket se kjo është fytyra e vërtetë e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD akuza të forta/ Dako në krye të piramidës së ndërtimeve, Prokuroria e mbron

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka ngritur akuza ndaj ish-kryebashkiakut socialist Vangjush Dakos se kryeson piramidën e ndërtimeve dhe masakrën urbane në Durrës.

Me anë të një deklarate për mediat, PD e Durrësit thotë se Prokuroria nuk e heton Dakon, pasi pretendon se e mbrojnë për shkak të Ramës.

“Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.
Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.
Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës”, thuhet në reagimin e PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon banorët e prekur nga tërmeti në Laç/ Askush nuk iu ka ardhur në ndihmë

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Laç, ku ka zhvilluar takime me banorët e prekur nga tërmeti, të cilët janë strehuar në Kishën 100-vjeçare të Shën Mhillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se askush nuk ka shkuar ti ndihmojë këta banorë përveç kishës dhe vullnetarëve.

Basha thekson se edhe vetë Kisha ka pësuar dëmtime, gjë që sipas tij rrezikon jetën e atyre banorëve por edhe të shërbyesëve të Zotit.

“Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëve, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.”-shkruan Basha.

LEXO EDHE:  Nga Armand Shkullaku/ Kur do t’i shkruajë Rama një letër Kujtim Gjuzit

LEXO EDHE:  Opozita del zbuluar/ Zbardhet plani anti-Rama

Më tej, kreu i opozitës ngre shqetësimin se vlerësimet e objekteve po kryhen nga punonjës të administratës, të cilët nuk kanë asnjë kualifikim duke rrezikuar kështu jetën e qytetarëve.

“Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës.”-përfundon postimin e tij Lulzim Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE