LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Ra në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 38-vjeçarja

13 Gusht 2019, 09:39, Kronika CNA
Ra në kontakt me rrymën elektrike/ Humb jetën 38-vjeçarja

Një 38 vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Vlorë pas rënies në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:36, kur viktima e identifikuar si I.A., po tentonte të ndizte pompën e ujit.

Mësohet se ajo është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës për të marrë ndihmën e parë, por ka mbërritur aty pa shenja jete.

Njoftimi i policisë:

Një grua ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Vlorë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 07:36 mëngjesin e sotëm, në Spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete shtetasja I.A., 38 vjeç, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga