Connect with Us

QUINT i bën thirrje Kosovës e Serbisë të rinisin dialogun

Bota

QUINT i bën thirrje Kosovës e Serbisë të rinisin dialogun

Publikuar

-

Ambasadorët e QUINT-it i kërkojnë Kosovës heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë, kurse nga Serbia kërkojnë ndërprerjen e fushatës kundër Kosovës për heqjen e njohjeve.

Ambasadat e vendeve më të indutrializuara në Kosovë, ajo e SHBA, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të kontribuonte edhe në stabilizimin e rajonit. Vendet e QUINT-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Të mbyllen konfliktet e viteve 90-të në emër të së ardhmes

Sipas ambasadave perëndimore gjendja e status quo-së e pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht ajo nuk është e qëndrueshme. Në deklaratë kërkohet që të përmbyllen konfliktet e viteve 90-të dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratë.

Kosovo Parlamentsgebäude (DW/B. Shehu)

“Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm, kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Kosova para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog. Shkak i këtyre zhvillimeve u anulua edhe takimi i Parisit (vazhdimësi e Samitit të Berlinit), që duhej të mbahej me (01.07) në Paris dhe ku do të flitej vetëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve.

Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. E për datën 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre./dw/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

14-vjeçarja nga Britania është “përdhunuar nga një punonjës shqiptar”, teksa pushonte në Korfuz me familjen

Publikuar

-

Një vajzë 14 vjeçare nga Britania  supozohet të jetë përdhunuar nga një punonjës shqiptar, teksa ishte me pushime së bashku me familjen e saj në Korfuz.

32 vjeçari u arrestua ditën e djeshme, pasi prindërit e të miturës kanë denoncuar rastin në polici, në Dassia, në lindje të ishullit grek, të mërkurën.

Mendohet se burri ka rrëfyer se ka tentuar të dhunojë seksualisht dhe është identifikuar menjëherë nga vajza, raporton The Sun.

Një burim është shprehur se: ” Ai është dorëzuar në polici dhe ka rrëfyer për përdhunimin. Kundër tij është hapur një çështje në polici.”

Vendasit janë shprehur se janë të shokuar nga ky incident dhe drejtoria e sigurisë në Korfuz po heton mbi ngjarjen.

Të tilla ngjarje ku një fëmijë përdhunohet nga një punonjës i hotelit janë të padëgjuara më parë në këtë zonë, raporton Keep Talking Greece.

Detajet për krimin e supozuar nuk janë shqyrtuar ende nga autoritetet në Greqi, por adoleshentja është mbështetur nga familjarë dhe zyrtarë të policisë.

Oficerët e policisë nuk e kanë zbuluar ende në cilin prej hotele po qëndronin 14 vjeçarja me prindërit e saj në ishull.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme konfirmoi se ata po ndihmojnë familjen britanike dhe janë në kontakt me policinë greke.

Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Tragjedi në Bangladesh/ Zjarri shkrumbon 2500 shtëpi

Publikuar

-

Një zjarr i madh është përhapur me një shpejtësi të madhe duke shkrumbuar 2500 shtëpi në kryeqytetin e Bangladesh. Qindra banorë të kësaj zone kanë mbetur në rrugë pasi zjarri ka shkatërruar çdo gjë. Fatmirësisht nuk ka raportime për të vdekur apo të humbur, por shumë prej tyre kanë marrë lëndime të ndryshme në trup.

Zjarri nuk u ndal për 6 orë dhe ka djegur të gjithë zonën e Xhilparit. Shkaku ende nuk është bërë i ditur.

Një nga banorët u shpreh se epiqendra e zjarrit ishte në njërën nga njësitë shumë pranë kryeqyetit dhe më pas ka përfshirë të gjithë zonën.

LEXO TE PLOTE

Bota

“Jam gati të marr frerët e qeverisë”/ Një tjetër kandidat për tu bërë kryeministër i përkohshëm i Mbretërisë së Bashkuar

Publikuar

-

Ken Clark është shprehur mbrëmjen e kaluar se është i gatshëm të bëhet kryeministri i përkohëshëm për të ndalur Britaninë të dalë nga BE pa një marrëveshje në 31 Tetor. Kancerlari i Torit deklaroi se qeveria e kombeve të bashkuara se kjo është e nevojshme sepse ai beson se vendi po përballet me një krizë të ngjashme me atë të viteve 1930 dhe dy luftrave botërore.

Deputeti dëshiron të ndalë një Brexit pa marrëveshje dhe po kosiderojnë të largojnë Boris Johnson nga Doëing Street duke mos e votuar, por shumica prej tyre shprehen se ende nuk kanë gjtur një emër për ta zëvendësuar. Lideri i Partisë Labouriste Jeremy Corbyn u vetëofrua të bëhej kryeministër i përkohshëm, por kjo u refezua nga lideri demokrat Jo Swinson, i cili sugjeroi një figurë si Ken Clarke ose Harriet Harnan.

Ken ka deklaruar për Radio BBC se nëse kjo është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën e krijuar ai është gati të marrë frerët e drejtimit të qeverisë.

LEXO TE PLOTE