LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pushimet inteligjente të Mateo Salvinit

13 Gusht 2019, 08:53, Blog CNA
Pushimet inteligjente të Mateo Salvinit

Nga Dimitri Buffa ?L?opinione.it?

Të gjithë e njohin tashmë konceptin e ?pushimeve inteligjente?. Dhe Mateo Salvini, po përpiqet ta vërë atë në zbatim në fushatën aktuale zgjedhore – në fakt në fushatën e tij të vazhdueshme elektorale – në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kështu, duke shëtitur nga plazhi në plazh, pak a shumë si ylli italian i muzikës rrok, Xhovanoti, ai çon parullat e tij të pakta (por efektive), në mesin atyre njerëzve që as nuk e kanë votuar ndonjëherë në të shkuarën. Por që pas daljes së tij në skenë, kanë filluar që ta votojnë.

Ai që qëndron buzë detit në orën 6 të pasdites, për të kundruar të pasmet e kubisteve në skenë, me një birrë apo mohito ndër duar, nuk është se lexon analizat e thelluara ?Corriere della Sera? apo ?La Repubblica?, dhe ka akoma më pak dëshirë për të lexuar opinione ose skenarë, se çfarë do të ndodhë me krizën politike italiane.

Ai pret thjeshtë dikë ose diçka, që t?i tregojë se si do të dalim nga bataku ku jemi zhytur. Kështu, në Partinë Demokratike shumëkush ka ende iluzionin e përfitimit nga dëshpërimi që ka kapluar grilianët e Lëvizjes Pesë Yjet, për të vonuar datën e zgjedhjeve të reja, do t?i japin vetë Salvinit ato ?kompetenca të plota?, që të kujtojnë më shumë ata që kërkojnë trajnerë të rinj në Serinë A, pasi kanë shkarkuar paraardhësit e tyre, dhe më pak pararendësit historikë të periudhës fashiste.

Dhe pikërisht këtu ?kapiteni?, fillon të studiojë situatën si një ?trajner?. Pa pasur fare nevojë të kalojë andej nga Koverçano. Ekipi i mëparshëm, i udhëhequr nga Xhuzepe Konte, pati një ?mbrojtje? të keqe, dhe një ?sulm? shterpë.

Për më tepër, në ?mesfushë? askush nuk pasonte stopin. Një ?jo ekip?, që ka shkaktuar vetëm mënxyra. Me këtë krizë në kulmin e pushimeve verore, ?trajneri? i ardhshëm, ka dhënë tashmë disa lajme të shkëlqyera për ?tifozët?:anulim të reformave të çmendura, si ato të grilinit Alfonso Bonafede në sistemin e drejtësisë, fundi i makthit të demokracisë direkte, të futur në Kushtetutë për të shkatërruar parlamentarizmin, heqja dorë nga loja demagogjike e anti-politikës ? shkurtimi i numrit të deputetëve, dhe asgjësimi i tyre ekonomik – dhe fundin e taktikave të ?jo-lojës?, dhe i rezultatit ideologjik që e  ka shtuar pakënaqësinë e italianëve.

Me këtë slogan qëndror, trajneri i ardhshëm i kësaj kombëtareje, që nuk ka fituar asgjë prej shumë kohësh, i ka bindur mbështetësit që t?i bëjnë presion Presidentit të Republikës, për t?ja japë atij postin e lakmuar të kryeministrit.

Dhe kjo përmes zhvillimit të natyrshëm të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të shndërrohen në një referendum pro ose kundër tij. Precedentët me një ?trajner? tjetër, që synonte të impononte skemat e tij të lojës – Mateo Renci – na bëjnë që të kemi frikë për më të keqen.

Por teksa po pret rrjedhën e ngjarjeve, Salvini i ka kthyer pushimet e tij verore në pushime inteligjente, në formën e një fushate elektorale në plazh. Por edhe në rrugë.

Tërësisht i vetëdijshëm, që edhe ata që nuk e votojnë, më së paku do ta falënderojnë, që largoi nga qeveria të ashtuquajturit ?të mirët që nuk janë për asgjë? të Lëvizjes Pesë Yje, me të cilët u detyrua të bashkëjetojë për më shumë se 1vit.

Një vit i tmerrshëm, pas së cilit premtohen kohëra më të mira, në sloganet qesharake të kryeministrit aktual. Ky i fundit, është një ?trajner? i dënuar të mbetet në makthet e njerëzit, për menaxhimin e një qeverie, ku askush realisht nuk e pyeste.

Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga