Connect with Us

Plagosën 38 vjeçarin/ Arrestohen vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre

Kronika

Plagosën 38 vjeçarin/ Arrestohen vëllezërit dhe bashkëpunëtori i tyre

Publikuar

-

Tre persona janë arrestuar në Shkodër, pasi një ditë më parë, tentuan të vrisnin një 38 vjeçar.

Në pranga janë vënë shtetasit S. P. 36 vjeç, dhe dy vëllezërit A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç.

“Me datë 12.08.2019, rreth orës  12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku  mbeti i plagosur shtetasi V. Sh.

Vihen në pranga nga Policia e Shkodrës 3 autorët e dyshuar të ngjarjes

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

  1. P. 36 vjeç, banues në Shkodër.
  2. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).
LEXO EDHE:  Nis seanca plenare/ Protestuesit hedhin shashka dhe tymuese drejt policisë

Më datë 12.08.2019, rreth orës  12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen 25000 euro në Kapshticë/ Procedohen penalisht dy poseduesit

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 25000 euro, si dhe ka proceduar penalisht 2 poseduesit, të cilët nuk i deklaruan në kufi.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se Në vijim të kontrolleve të imtësishme, me qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare, shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve.

LEXO EDHE:  Metës i ka ardhur “zogu” në dorë/ Basha të garojë në Shkodër

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthim në një biznes në Tiranë/ Plagoset pronarja, panik tek banorët  

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Yzberishtit në kryeqytet, ku si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka mbetur e plagosur një grua.

Mësohet se bombula ka shpërthyer në një byrektore dhe si pasojë është plagosur pronarja e saj.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se shpërthimi ka krijuar edhe shumë dëme materiale, duke e shkatërruar plotësisht biznesin në fjalë.

Byrektorja ka qenë në katin e parë të një pallati ndërsa shpërthimi ka krijuar tronditje dhe panik tek banorët.

LEXO EDHE:  EMRAT/Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Tiranës, si i godisnin pronarët me kaçavida e doreza

LEXO EDHE:  Pse thonjtë e krimit nuk po shkulen nga fyti i dobët i Shqipërisë

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kapet ‘i forti’ që dhunoi avokatin/ E arrestojnë me armë në makinën luksoze

Publikuar

-

Nga

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar sot Mondi Vogën, ish-shoferin e prokurorit Arjan Ndoja, që vitin e kaluar iu bë atentat në Shkozet.

Voga u ndalua në  rrugën Vorë-Krujë, teksa drejtonte një automjet të blinduar pa autorizimin përkatës, me fenelina policie dhe me mangësi në dokumentacionin e mjetit.

Gjatë kontrollit 44-vjeçarit nga Fushë Kruja iu zbulua në çantën e dorës një armë zjarri pa leje, e tipit  TT.

LEXO EDHE:  Denoncimi / Ja si keqtrajtohen policët e thjeshtë nga qeveria dhe eprorët

LEXO EDHE:  EMRAT/Arrestohen hajdutët e tmerrshëm të Tiranës, si i godisnin pronarët me kaçavida e doreza

Kujtojmë që Voga u padit nga avokati Ilia Ilia në 21 korrik të vitit 2018, si një ndër personat që e sulmuan para gjykatës së Durrësit.

Avokati deklaronte asokohe se i njohu dhe i identifikoi autorët si njerëz të vënë nga prokurori Arjan Ndoja.

Prokurori Ndoja u kallëzua nga avokati, ndërsa cështja është ende në hetim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE