Connect with Us

“Përgatitu të pret burgu”/ PD Shkodër kërcënon Valdrin Pjetrin

Politikë

“Përgatitu të pret burgu”/ PD Shkodër kërcënon Valdrin Pjetrin

Publikuar

-

Partia Demokratike Shkodër ka reaguar, pas deklaratave të Valdrin Pjetrit që pretendon se e ka thënë  të vërtetën e tij dhe është në pritje të vendimit të autoriteteve shqiptare dhe italiane.

Ndërsa shprehet se e vërteta u pa dhe u lexua nga të gjithë qytetarët shqiptar, PD Shkodër thekson se: rruga e mohimit nuk ka për të pasur sukses tek kryebashkiaku i ri, Pjetri.

“Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD, ndërsa shton se: “Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.”

Deklarata e PD Shkodër:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

LEXO EDHE:  Meta sfidon mazhorancën/ Nuk ka zgjedhje në Shkodër

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge. Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodra është djep i kulturës dhe qytetarisë!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues si ty! Shkodra është e qytetarëve të saj dhe jo e trafikantëve të drogës!/ CNA.al

Akuzat për trafik droge/ Valdrin Pjetri: Kjo është e vërteta ime!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shqipëria është detyra e ëndrrave”/ Yuri Kim: Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria është detyra e ëndrrave”/ Yuri Kim: Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka drejtuar mesazhe të forta mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës.

Ndër të tjera Yuri Kim e ka cilësuar Shqipërinë si “detyra e ëndrrave”, ndërsa shtoi se të qënit këtu nuk ngjan me asgjë tjetër që ka provuar.

Ambasada e SHBA ka shpërndarë sot në faqen zyrtare, intervistën e plotë të ambasadores Yuri Kim.

“ Mendoj për cilindo Ambasador të SHBA, Shqipëria është detyra e ëndrrave, sepse rrethohesh nga njerëz që së pari, e duan Amerikën. Së dyti, është një vend ku kemi një marrëdhënie shumë të veçantë. Nuk ngjan me asgjë tjetër që kam provuar ndokund tjetër…” E ndoqët intervistën e Ambasadores Yuri Kim në Real Story mbrëmë? Nëse e humbët, mund të lexoni tekstin e plotë të intervistës në shqip duke klikuar këtu:  https://bit.ly/2ZUFGoD”-thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

LEXO EDHE:  Bashës i del situata nga kontrolli/ Zbulohet “blofi” i radhës

LEXO EDHE:  Foto/ Kreu i "depolitizuar" i Hipotekës, në mbledhjen e PS-së

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E detyruam Ramën të miratojë marrëveshjen”/ Maliqi: Erdhi si Çeço tek qëndrimi ynë

Publikuar

-

Nga

“E detyruam Ramën të miratojë marrëveshjen”/ Maliqi: Erdhi si Çeço tek qëndrimi ynë

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi, shprehet se asgjë nuk e ndal marrëveshjen e arritur mes palëve më 5 qershor, në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Ndërkohë që një ditë më parë, Maliqi në një deklaratë për mediat tha se janë 11 deputetë të opozitës që do të votojnë “Pro” Marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, sot ai thekson se Rama është i detyruar të pranojë marrëveshjen e mbështetur nga SHBA dhe BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se për të votuar këtë marrëveshje të tillë historike, duhet një votë transparente dhe e hapur pasi votimi i fshehtë sipas tij i shërben vetë antishqiptarëve.

“Ne kishim bindjen se Ramziu nga drejtimi i paditur do te vinte si Çeço tek qëndrimi yne..,dhe erdhi duke u tërhequr zvarre e duke u lëpirë pavarsisht se per pushtetin e tij personal ka bere pirueta.

Tani eshte radha ti kujtojme Ramziut se do te pranoje dhe rotacionin politik, ose nga mosqarkullimi i gjakut do te bjere ne koma ose do te pesoje paralize te plote duke vazhduar te thote ne publik budalliqe. Ne nuk kemi levizuar nga qendrimi yne proamerikane e proeuropiane dhe ja arritem qellimit.

LEXO EDHE:  Rama i mllefosur me Valdrin Pjetrin/ Gazetarja zbërthen kryeministrin

LEXO EDHE:  “Dinjitetin nuk ta jep pushteti”/ Bardh Spahia “thumbon” Valdrin Pjetrin

Ne e detyruam Ramen te bashkohej me ne per te miratuar marreveshjen zgjedhore historike te 5 Qershorit ne Rezidencen Amerikane dhe te mbeshtetur nga BE dhe SHBA .Miqte e mi bashkohuni me ne qe ti tregojme Ramziut se ne jemi sot opozita e vertete dhe neser do te jemi maxhoranca.

Gjithcka ju keni thene dhe se bashku do e miratojme keto dite ishin per te diskretituar Ramziun dhe per ti treguar se jemi proamerikane e proeuropiane.

Është koha ti tregojmë shqiptareve dhe nderkombtareve se deputetet per marreveshje te tilla historike per te ardhmen e vendit ne BE voten e kane trasparente publike te paster te ndershme dhe te hapur.Votimi i fshehte i sherben vetem Antishqiptareve, antieuropianeve dhe antianerikaneve.Shqiperia si Europa”,thuhet në status./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agim Doçi për opozitën: Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve

Publikuar

-

Nga

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, poeti Agim Doçi tha se opozita më interesante është në rrjetet sociale.

Doçi: Opozita më interesante është në rrjetet sociale. Aty e kanë hequr për 13 minuta, e kanë bërë llumë Bashës. Opozita parlamentare është me një dyshim. Autogoli më i rëndë ka qenë djegia e mandateve. Edhe gazetat e huaja janë marrë me çështjen e parlamentit të Shqipërisë. Ka segmente që këtë lloj opozite parlamentare me skualifikuar që në momentin e parë./CNA.al

LEXO TE PLOTE