LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit/ Zbardh fakte të reja

13 Gusht 2019, 10:25, Politikë CNA
PD nuk i ndahet Valdrin Pjetrit/ Zbardh fakte të reja

Sekretari i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat pak minuta më parë ka vendosur të sjell fakte të reja në lidhje me të shkuarën kriminale, sikurse shprehet ai, për të shkuarën kriminale të kryebashkiakut të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Sipas Bardhit, duke qenë se nuk po merren masa, Partia Demokratike vendosi të publikojë dokumentet e arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit në Firence.

Ssekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar dokumentet e Kuesturës së Firences ku jepen të dhëna për arrestimin e Pjetrit në 23 janar 2003 në Firence bashkë me Altin Dode.

Deklarata e Plotë:

?Edi Rama hesht për të mbrojtur Valdrin Pjetrin edhe pse e di që Pjetri është një person me të kaluar kriminale.

Me vetedije të plotë, pavarësisht se e dinte  per të shkuarën e tij kriminale Edi Rama e vendos Pjetrin si drejtues të qarkut Shkodër.

Kur e mori këtë vendim,  Edi rama e dinte që valdrin pjetri ishte i dënuar në Itali. Të vertetën për të kaluarën e tij kriminale, Rama ashtu sikurse PD, e kishte marrë vesh  në të njëjtën kohë.

Mirëpo pavarësisht kësaj Rama vendosi të heshte dhe i kërkoi Pjetrit të mbrohej duke nxjerrë dëshminë e penalitetit. Cdo shqiptarë e di se pas kalimit të 10 viteve nga kryerja e shkeljes së ligjit, dëshmia e penalitetit del e pastër.

Duke qenë se nuk po merren masa, Partia Demokratike ka vendosur të zbardh disa të dhëna të reja për të shkuarën kriminale të kryebashkiakut të ri të Shkodrës.

Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i kuesturës së Firences.

Sipas kësaj rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar 23 janar 2003 së bashku me një tjetër shtetas Altin Dode.

Ai u dënua nga gjykata e Firences me 18 muaj burg dhe gjobë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Në 7 shkurt 2003 Pjetrit i është revokuar leja e qendrimit dhe në 4 shtator 2003 i është ndaluar hyrja në Itali.

Sipas sistemit të dekriminalizimin nuk mund  të kandidojnë në zgjedhje apo të ushtrojnë mandatin persona të cilët kanë apo kanë patur lidhje me krimin. Valdrin Pjetri ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

PD i kërkon prokurorisë për procedimin penal të shtetasit Valdrin Pjetri për të paktën  4 raste falsifikimin e formularit te dekriminalizimit.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga