Connect with Us

Nxisnin urrejtjen fetare/ Shpallen në kërkim 2 ekstremistët

Kronika

Nxisnin urrejtjen fetare/ Shpallen në kërkim 2 ekstremistët

Publikuar

-

Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për nxitje të urrjetjes fetare.

Shtetasit me iniciale A.Z., 39 vjeç, banues në Hot të Malsisë së Madhe dhe L.M., 36 vjeç, banues në Kallmet të Lezhë ofendonin myslimanët nga Kosova e Maqedonia, të cilët ishin pushues në bregdetin shqiptar.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të ‘Nxitje e urrejtjes ose grindjeve’.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Antiterrorit

Nisur nga disa publikime në datën 12.08.2019 në media elektronike dhe konkretisht në portalin “Insajderi” ku shkruhet se: “Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptar”, ju informojmë se:

Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes të cilët janë :

LEXO EDHE:  Video-Goditen katër raste të krimeve ndërkufitare/ Sekuestrohen mjete luksoze, trajler dhe dokumente false

A.Z,,  39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe.

L.M,  36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.

Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.

Kombi shqiptar mbështetet mbi vlerat e tij historike të lirisë, paqes me fqinjët dhe kombet e tjera, bashkëjetesës dhe harmonisë ndër fetare.

Këto janë vlera qytetëruese që rrezatojnë në botë dhe kontribuojnë në të ardhmen evropiane të rajonit.’-thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Antiterrorit./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tronditet Elbasani/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të qytetit

Publikuar

-

Nga

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Elbasanin, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në qendër të qytetit,  brenda rrethimit të murit të Kalasë.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të një defekti teknik, ku edhe kanë shpërthyer dy panele diellore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas motoçikletën/ Plagoset i moshuari

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësajtë diele në Belsh.

Një makinë ka përplasur motocikletën e për pasojë ka mbetur i plagosur një i moshuar.
I moshuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti ndërkohe që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestuan për ushtrimin e lojërave të fatit/ Gjykata cakton masën e sigurisë për disa të arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për të arrestuarit e 20 shkurtit, në kuadër të operacionit kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Mësohet se Gjykata ka lënë në burg disa nga të arrestuarit dhe ka liruar disa prej tyre. Ndër ta, 84 janë administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.

Operacioni u shtri në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Fier.

Në total u arrestuan 115 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 24 dhe 2 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale dhe një armë zjarri pistoletë.

LEXO EDHE:  Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në Greqi/ Dyshohet se është vrarë

LEXO EDHE:  Xhensila Myrtezaj bëhet nuse/ Ja si i heq emocionet e dasmës

Disa nga masat e marra nga Gjykata:

-Ali Çaushi, arrest me burg.

-Ilirjan Balla arrest me burg.

-Redinel Hamolli arrest shtëpie.

-Erjon Kreka arrest me burg.

-Igli Spaholli arrest me burg.

-Klajdi Kuqo arrest me burg.

-Adi Murra arrëst shtëpie.

-Elvis Brahimi arrest me burg.

-Melaim Hyka arrest me burg.

-Endri Osmanaj arrest shtëpie.

-Taulant Reci arrest me burg.

-Haxhi arrest me burg.

-Erjon Muja arrest me burg.

-Klajdi Toska arrest shtëpie.

-Romir hamitaj arrest me burg.

-Ledion Malicka detyrim paraqitje.

-Klevis Dedja detyrim paraqitje.

-Isuf Tato detyrim paraqitje.

-Arjan Kasellari detyrim paraqitje.

-Drini Gora detyrim paraqitje.

-Denis Hysko detyrim paraqitje.

-Edrian Myftari detyrim paraqitje./ CNA.al

Policia zbardh detajet e operacionit/ Arrestohen 115 persona, sekuestrohen shuma të mëdha parash

LEXO TE PLOTE