Connect with Us

Nuk përmbahet kryeministri/ Një pederast s’e rrëzon dot qeverinë

Kosova & Rajoni

Nuk përmbahet kryeministri/ Një pederast s’e rrëzon dot qeverinë

Publikuar

-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nuk e ka përmbajtur veten gjatë një konferencë për shtyp teksa tha se nuk do të lejojë që disa mafiozë, një gazetar i huaj dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast, ta rrëzojnë qeverinë e tij nga pushteti.

Zeav tha se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili do të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket.

Pak ditë më parë gazeta italiane ‘La Verità’ (E verteta), ka publikuar një video dhe disa përgjime në lidhje me zhvatjen dhe korrupsionin në Maqedoninë e Veriut dhe përfshirjen e disa biznesmenëve të fuqishëm dhe bashkëpunimit të tyre me prokuroren speciale Katica Janeva.

Për shkak të publikimit të videos dhe disa përgjimeve, është ngritur akuza për skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe dyshimin për përfshirjen e disa politikanëve të lartë maqedonas./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia nuk gjen paqe/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Publikuar

-

Nga

Të tjera lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi.

Mësohet se Epiqendra e tërmetit ishte deti Jon, ndërsa lëkundjet e forta janë ndjerë në Zakynthos, Patra dhe Anthinë.

Thellësia e tërmetit ishte 5 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo humbje në njerëz./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Zhduket prej 10 ditësh kosovari në Durrës/ Familjarët japin alarmin

Publikuar

-

Nga

Ka 10 ditë që familjarët e Florim Sadikut, i burgosur në Durrës, nuk asnjë informaciaon për fatin e tij.

Florim Sadiku, po vuan dënimin e një fletëarresti të lëshuar nga shteti rumun për kalim ilegal të kufirit.

Por, sipas familjarëve, Sadiku e kishte përfunduar dënimin më 7 gusht.

“Ne kemi shku në burg më 7 gusht për ta marrë Florimin, por jo ai nuk doli, një polic rojtarë na tha se Florimi nuk del dhe nuk kemi informacione më shumë”, ka treguar një nga anëtarët e familjes së Sadikut, të cilët prej vitesh jetojnë në Gjermani.

Ky familjar po ashtu ka treguar se për këtë rast e kanë njoftuar edhe ambasadën e Kosovës në Shqipëri dhe se deri tani nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Na e kemi njoftu ambasadën e Kosovës në Shqipëri , ata na kanë thënë se do të merren me rastin. Ne kemi informata që sot nga ora 11:00, Florimi do të dalë para gjykatës dhe po presim që ai të dalë nga burgu pasi e ka vuajtur dënimin për të cilin edhe është mbajtur”, tha ky familjar.-shkruan informatat.com.

Ndërkohë edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncimi dy ditë më parë, ku sulmon policinë e Durrësit në lidhje me një rast të një shtetasi nga Kosova, i ndaluar dhe më pas i liruar me vendim gjykate.

Sipas denoncimit të një qytetari, policia pavarësisht vendimit të gjykatës e mban prej 8 ditësh në komisariat shqiptarin dhe nuk e lejon të ikë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dëbimi i 6 shtetasve turq/ Kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të policisë

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të policisë së Kosovës lidhur me operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme thanë se përveç kallëzimeve penale, ky institucion është duke kryer edhe intervista me persona tjerë në lidhje me rastin e dëbimit të shtetasve turq.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast”,thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurorisë së posaçme.

Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.

Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve.

Që nga ajo kohë, ishte krijuar komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lëshimet dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë operacion. Komisioni kishte gjetur 31 shkelje nga institucionet e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fund të muajit qershor, Parlamenti i Kosovës miratoi raportin e komisionit parlamentar mbi operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje prokurorisë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, ndërsa këto gjetje do të jenë pjesë e lëndës së Prokurorisë së Posaçme.

Gjetjet, kishin nxitur edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike”.

LEXO TE PLOTE