Connect with Us

Nuk përmbahet çuni i Fariut/ Palaçollëqet e Erdoganit me shokë nuk janë në interesin tonë

Politikë

Nuk përmbahet çuni i Fariut/ Palaçollëqet e Erdoganit me shokë nuk janë në interesin tonë

Publikuar

-

Banorët e “Astirit”, vijojnë të protestojnë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që duhet të prishen për ti hapur rrugë “Unazës së Re”.

Si çdo mbrëmje, protestës i është bashkuar edhe ish deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili gjatë fjalimit ka cekur dhe çështjen e ngritjes së memorialit turk në Kodrat e Liqenit.

Sipas Balliut ai monument nuk i përket askujt, veçse interest të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Të gjithë elementët e Socialistëve vijnë nga bota e krimit sepse është bota ku jeton Edi Rama. Edvin Kristaq hajduti i ka sjellë njerëzit në protestë dhe kërkon shembjen e shtëpijave. Është ky partneritet që kërcënon shtëpijat tuaj, stabilitetin, demokracinë dhe lirinë në Shqipërisë. Është ky partneritet i Edi Ramës me krimin që po kërcënon jetën e qytetarëve shqiptarë në çdo qytet. Ne nuk kemi asnjë punë me të tjerët.  Aleati jonë i vetëm janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo palaçollëqet e Erdoganit me shokë. Ai monument nuk i përket askujt përveçse interest të Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Kush i ka paguar paratë për atë monument? Ka monumente sa të duash për të bërë në Shqipëri, sepse është vend i mbushur me heronjë që kanë dhënë jetën për liri dhe demokraci. Dhe sot është i njëjti popull që po ngre heronjë të cilët janë ngritur kundër një qeverie të lidhur me krimin dhe korrupsionin”, tha Balliu Junior, pinjolli i denjë i baba Fahriut ish gazetarit militant të gazetës “Zeri i Popullit” organ i partisë së Enver Hoxhës, sakaq këshilltar flugerist i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi në “Fiks Fare”/ Përmbaruesi zhbllokon pasurinë pas “ryshfetit” 6 milionë lekë

Publikuar

-

Nga

Emisioni”Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me zyrat e përmbarimit, ku pasi qytetari i paguan përmbaruesit 6 milionë lekë nën dorë, prona e tij zhbllokohet.

Pëllumb Luzi denoncoi në emisionin investigativ përmbaruesin Elvin Hoxha. “Më ka marrë 6 milionë lekë për të më zhbllokuar një pronë. Unë kam pasur në pronësi televizionin lokal në Durrës, ‘Real Tv’.

Në atë kohë, unë bëja kronika kundër qeverisë Berisha. Bënim kronika për Gërdecin, 21 janarin, etj. Si hakmarrje, Berisha urdhëroi AMA-n dhe tentuan që të më mbyllin sinjalin. Më vendosën gjoba dhe tentuan që të ma mbyllnin televizionin” thotë Pëllumbi. Më tej shpjegoi se disa kohë më pas, vendimi i AMA-s behet titull ekzekutimi.

“Çështjen e merr përmbaruesi Elvin Hoxha, i cili me veprime prej gjobëvenie më bllokon të gjitha pronat dhe llogaritë bankare. Në atë kohë, unë po tentoja që të shisja një truall. Por, pronën ma bllokuan në hipotekë. Më kërkuan 6 milionë lekë të vjetra që të ma zhbllokonin këtë pronë” thotë më tej denoncuesi, duke saktësuar se lekët do ia merrte përmbaruesi, nëpërmjet personit që do i shiste tokën.

“Pasi dhashë lekët, ma zhbllokuan vetëm pronën. Bëhet kalimi te blerësi” pohon Pëllumbi.

Sipas dokumenteve, në korrik të vitit 2018 përmbaruesi Elvin Hoxha i bllokon të gjitha pasuritë Pëllumb Luzit. 9 muaj më vonë, pa ndodhur asnjë proces gjyqësor apo vendim gjykate, përmbaruesi i zhbllokon vetëm 1 tokë, e cila u shit menjëherë pas zhbllokimit.

Përmbaruesi e la qytetarin të bënte vetëm veprime për shitjen e pronës. 4 ditë më pas, ai rivendosi sekuestro për të gjitha pasuritë, përfshirë llogaritë bankare. Gjatë gjithë kohës, përmbaruesi heq dhe vë sekuestro pa asnjë vendim gjykate. Ndërkohë, që nga AMA është në fuqi një gjobë prej 5 milionë lekësh të reja.

Fillimisht, denoncuesi shkon të takojë përmbaruesin Elvin Hoxha, duke i kërkuar që të zhbllokojë llogaritë bankare. Përmbaruesi nuk pranoi në asnjë mënyrë që t’i zhbllokojë këto llogari, duke i thënë se “asnjëherë nuk zhbllokohen”.

Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish për t’a takuar. Ai takon sekretaren e tij, duke i kërkuar që ti kthejë 6 milionë lekë. Pas kësaj kërkese, përmbaruesi ndryshon totalisht qëndrim dhe në takimin e radhës i thotë se “hajde merr letrat”.

Përmbaruesi nuk i shkoi asnjëherë qytetarit në banesë Pëllumbit. Ndërkohë, Fiks Fare tentoi disa herë për të komunikuar me z.Elvin Hoxha, por në asnjë rast përmbaruesi, apo stafi i tij, nuk pranoi që të fliste me gazetarët.

Disa ditë më pas, në adresën e denoncuesit, mbërrijnë disa dokumente. Por, ndryshe nga sa i tha ballë për vallë, kësaj herë Përmbaruesi e njoftonte se të gjitha llogaritë ishin zhbllokuar! Në këtë rast, ai shkruante se zhbllokimi ishte bërë në bazë të Kodit të Procedurës Civile, pasi vetë ky përmbarues nuk i kishte gjetur pasuri debitorit! Pra, pa vendim gjykate.

***

Bisedë me biznesmenin që i bleu tokën denoncuesit

Denoncuesi – Mos ka ngel ndonjë kopje të zhbllokimit, mbajte ndonjë kopje të zhbllokimit që bëri ai (përmbaruesi).
Biznesmeni – Po duhet të ketë, te letrat e Pëllumbit duhet të jetë ai zhbllokimi i asaj.
Sekretarja – Zhbllokimi i pronësisë?
Biznesmeni – Mos u merr me atë ti tani, ke mbaruar punë atje, mos u merr me atë, ai le të bëj ça të dojë tashi.
Denoncuesi – I ka blloku bankat, i ka blloku të gjitha.
Biznesmeni – Bankat të bllokume janë.
Denoncuesi – Unë dua të marr nai kredi, të bëj ndonjë gjë atje, nuk e di, të dalësh në pension, si t’i zhbllokoj?
Fiksi – E ka për bankat, kjo është e keqja.
Denoncuesi – Ti çoj nai lekë a?
Biznesmeni – Jo ça lekësh thua ti, mos ja fut kot.
Fiksi – Sa i ke dhënë ti (Pëllumb), ça thua ti. Ti ja dhe Pëllumb, gjithë ato lekë!
Denoncuesi – 6 milionë lekë.
Biznesmeni – Ka heq përgjegjësinë e vetë. Ne kemi ndëjtur 3 orë në zyrë me zor ja dhamë.
Denoncuesi – O 6 milionë, o s’ka derman!
Biznesmeni – Ore zotri, ai s’donte ta bënte fare, pastaj i thashë une dhe tha që janë 3 veta. 3 vetë janë këtu tha që është bërë diskutimi dhe unë kam frikë me e bë.
Denoncuesi – Për të ndarë 6 milionshin?
Biznesmeni – Ma merr celularin i thash unë dhe ma hidh në një kosh plehrash aty dhe ta marr kur të iki. Jo tha s’e kam aty më tha, e kam këtu, e kam aty! 3 orë me zorë .
Denoncuesi – Nuk uli as 1 lekë, o 6 milionë o s’ka derman?!
Biznesmeni – Kam besim të ty më tha. Nc, nc, nc. Ore nuk u diskutu shumë, por ai s’donte me e bo.
Denoncuesi – Janë shumë 6 milionë lekë.
Fiksi – Po bankat ça i bllokon tani, mirë dakord i mori ato lekë hallall.
Biznesmeni – Me siguru veten që ja ne tani kemi bllokuar bankat.
Fiksi – Këtë e fikën edhe ndonjë lekë që ka në bankë s’po i merr dot… Shkon për të marrë lekë ky i shkreti, po kërkon lekë borxh tani.
Biznesmeni – E di ti që ky as asistencë nuk merr dot!
Fiksi – Ti çojmë disa lekë të tjera o Pëllumb, ça të bëjmë?
Bisnesmeni – Jo, jo është gabim.
Denoncuesi – Nuk i zhbllokon, lojtar është?!
Biznesmeni – Shiko, ai të shtyn kohën po asnjëherë s’ta heq dot. Unë vura re, Rama (kryeministri) në një intervistë ka thënë kështu: Përmbarimi thotë do ta kryejë punën e vet. Nëse ka të drejtë, të shkojë në gjykatë, ta rrëzojë në gjykatë. Por, përmbarimi thotë duhet të mbështetet se s’bën nga policia. Po nuk punoj përmbarimi në çdo shtet, merr fund ai shtet.
Denoncuesi – Ai, për mendimin tim, 6 milionë lekë që i mori, janë shumë 6 milionë lekë. Gjynah gjithë ato lekë. Do thuash ti ka fol me AMA-n, ka fol me këte, apo me atë, i ka nda…
Fiksi – Te Pëllumi e gjeti ai që mori 6 milionë lekë…
Biznesmeni – Ishin 80 milionë…
Denoncuesi – 50 milionë…
Biznesmeni – Ore, 80 milionë lërë tani.
Denoncuesi – 50 ishte gjoba, 80 e ka çu ky me interesa me gjoba. E ka shkrujt ky. Se këto bëjnë llogari çdo orë që vonohet. Edhe gjoba është antiligjore.

LEXO EDHE:  “ODA SHQIPTARE” bën bashkë 200 shqiptarët më të famshëm në botë

LEXO EDHE:  "ODA SHQIPTARE" bën bashkë 200 shqiptarët më të famshëm në botë

***

Fillimisht, denoncuesi shkon të takojë përmbaruesin Elvin Hoxha, duke i kërkuar që të zhbllokojë llogaritë bankare.

Takimi i parë

Denoncuesi – Ti tani më ke bllokuar dhe bankat…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ato bankat ashtu do rrinë. Lirohen ndonjëherë bankat?!

Denoncuesi – Si do ta zgjidh unë këtë muhabet?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Me kë?

Denoncuesi – Me AMA-n, ose me ty, si do veje halli tani?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Unë i kam veprimet për llogari të ekzekutimit.

Ti me AMA-n, e ka bërë si e ka bërë atë titull të vetin, e dinë ata.

Denoncuesi –Hipotekën e zhbllokuam, shyqyr zotit. Unë pagova 6 milionë lekë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk e zhbllokuam tani, është veprimi juridik më përpara, mos e ngatërro pjesën.

Denoncuesi – Mirë, mirë. Tani unë 6 milionë lekë ti pagova.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ëëë?

Denoncuesi – 6 milionë lekë ti pagova.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ça 6 milionë?

Denoncuesi – 6 milionë o burrë që u zhbllokua Hipoteka. Si ta zgjidhim këtë muhabet?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk kam bërë ndonjë veprim unë, nuk kam bërë ndonjë pjesë. Nuk kam marrë ndonjë ekzekutim unë.

Denoncuesi – Më fal, a e lëshove shkresën ti?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Shiko pak, ça kërkon sot se s’po të kuptoj fare.

Denoncuesi – Dua të zhbllokoj bankat.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Nuk kam ça zhbllokoj asnjë gjë. Nuk i zhbllokoj dot bankat, ke dëgjuar ndonjë njeri që të zhbllokojë bankat. Asnjëherë nuk zhbllokohen bankat.

Denoncuesi – Ti ma ke çuar gjobën 80 milionë lekë o burrë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – S’ta kam çuar unë. Shiko, nuk janë veprimet e mia dëshirore.

Denoncuesi – Kjo është shkresa e fundit…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Shikoj nëqoftëse ti lëviz lekë…

Denoncuesi – Unë jam i pa punë, i mbaruar…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Kaq, këto nuk hiqen ndonjëherë.

Denoncuesi – Si s’hiqen?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Po s’hiqen, po nuk mbaroi ekzekutimi. Nuk kam ça të bëj, është muhabet që nuk zgjidhet te unë, fare!

Denoncuesi – Vetëm te AMA mund ta kundërshtoj unë këtë punë?

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Po dhe AMA… AMA ta ka vënë, AMA e di se ça bën. Ndiq proceset gjyqësore, ça ke për të bërë. Nuk zhbllokohet ndonjë veprim.

Denoncuesi – Po hipotekën si e zhbllokove që dërgove shkresat…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Tani më fal pak, i ke marrë të gjitha njoftimet nga unë, i ke të lexuara, të shpjeguara. (Ngrihet për të ikur…) Po më presin, janë policë që po më presin aty.

Denoncuesi – Siç ma bërë hipotekën…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Të lutem, mos më pengo, të lutem! (Largohet nga zyra).

Përmbaruesi nuk pranoi në asnjë mënyrë që t’i zhbllokojë këto llogari, duke i thënë se “asnjëherë nuk zhbllokohen”. Pas disa ditësh, qytetari shkon sërish për t’a takuar.

Qytetari shkon sërish te Zyra Përmbarimore

Denoncuesi – Përshëndetje!

Sekretarja – Përshëndetje!

Denoncuesi – Elvinin desha të takoj.

Sekretarja – Nuk është këtu. Prit aty (jashtë zyrës).

Denoncuesi – Atëherë, të lutem.

Sekretarja – Nuk të pres dot se nuk e kam përmbaruesin, prit aty.

Denoncuesi – E kuptova. Të lutem i thuaj të më kthejë 6 milionë lekë që mi ka marrë.

Sekretarja – Dakort.

Pas kësaj kërkese, përmbaruesi ndryshon totalisht qëndrim dhe në takimin e radhës i thotë se “hajde merr letrat”.

Takimi i dytë me përmbaruesin

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ato letrat i ka bërë gati, i ke gati.

Denoncuesi – Të lutem hajde të them diçka se jam dhe sëmurë…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Tani i ke gati… se jam me polic…

Denoncuesi – … ti e ke bërë procedurën e punës, ato lekët…

Përmbaruesi Elvin Hoxha – … do vish nesër, do të sqarojmë nesër. Do të vish nesër këtu në Tiranë.

Denoncuesi – Nuk vij dot se jam sëmurë.

Përmbaruesi Elvin Hoxha – Ok, mirë do të vij vetë./Top Channel/

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas Francës, edhe Holanda i thotë “JO” Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Pas Franës edhe Holanda i ka thënë “JO”  çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Kryeministri holandes Mark Rutte është shprehur se mbështet nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, ndërsa Shqipëria duhet të realizojë detyra të përcaktuara për të marrë ‘ok’-in.

‘’Ju e dini pozicionin tonë, për Shqipërinë është jo. Nuk ka avancime ose ndryshime. Shqipëria ka shumë detyra për të pëmbushur. Maqedonia e Veriut është në pozicion më të mirë. Parlamenti jonë ka dhënë një ‘jo’ të qartë për Shqipërinë’’, u shpreh para mediave sonte në mbrëmje kryeministri holandez Rutte./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Negociatat, Rama bëri blofin”/ Alizoti: Është një turp, të jap dorëheqje

Publikuar

-

Nga

“Ky është një blof. Ajo që ka bërë Rama në këtë rast është një pafytyrësi sepse ka disa procedura. Për çelje negociatash duhet të kalohet në disa etapa. Nuk mund të thuash që Shqipëria ka marrë çeljen pa përfunduar i gjithë procesi. Atëherë asgjë nuk u bë zyrtare sepse nëse do të ishin hapur negociatat, do të ishin hapur. Unë për këtë situatë nuk bëj përgjegjës Bushatin, por të parin e vendit. Bushati ka mbetur në një situatë politike ku nuk lëviz dot.

Përgjegjës për këtë lëmsh është Rama dhe po të kishte një etikë politikani dhe shtetari, ai do të kërkonte ndjesë dhe do të jepte dorëheqjen. Kjo gjë nuk është e dëgjuar gjëkund, nuk e bën asnjë njeri në Ballkan.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Jashtëm/ Shqipëria me Edi Ramën rrezikon shumë gjatë 2018-ës

LEXO EDHE:  "ODA SHQIPTARE" bën bashkë 200 shqiptarët më të famshëm në botë

Kjo është e turpshme dhe nuk merrem më me veshjen e Ramës.  As nuk dua ta komentoj. Të mos ikim nga tema, Shqipëria sot është në një fatkeqësi të madhe sepse mban peng edhe Maqedoninë”, ka deklaruar ndër të tjera ish deputeti demokrat Tomorr Alizoti nga studio e “Opinion”, gjatë diskutimit për hapjen e shampanjës  për çeljen e negociatave para kohe nga kryeministri Rama në 2018./ CNA.al

LEXO TE PLOTE