Sociale
Njeriu më i pasur në Shqipëri, rrëfen mbi rrugëtimin e tij

Samir Mane është një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Shqipëri. Pasditen e sotme Samir Mane ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime On Top”, në Top Channel, i cili drejtohet nga moderatorja Ori Neibaj.
Mane ka rrëfyer detaje të vecanta rreth jetës së tij private por edhe karrierës, dëshirave dhe historisë frymëzueses se si arriti të kthehej një biznesmenin më të suksesshëm në Shqipëri.
Biznesmeni ka treguar se rrugëtimi drejt suksesit të tij ka qenë i gjatë por ai tashmë synon dhe bizneset internacionale.
“Në fillimet e mia ka pasur plot raste të tilla, por më pas çdo gjë ka marrë rrjedhën e vet graduale dhe s’do ndryshoja asgjë nga 25 vite më parë deri tani.
Sa është paraja e rëndësishme në jetën e tij?
“Paraja te unë ka ardhur rastësisht nderkohë që punoja dhe është rritur në menyrë graduale. Paraja është e rëndesishme, por kur arrin në një fazë si puna ime, më e rëndesishme është vlera që ti krijon me paranë për njerëzit.”
Gjatë bisedës, Mane u ndal edhe tek familja, e sidomos fëmijët. Ai tregoi që edhe pse fatmirësisht kanë një ekonomi të mirë, fëmijët kanë limitet e tyre.
“Ata patjetër kanë limitet e veta. Unë kam lexuar për këtë punë dhe mendoj që kanë limitet e mjaftueshme për shpenzime. Sot kam më shumë kohë të rri me ta sepse strukturat e mia punojnë dhe vetëm të menaxhuara nga 5500 njerëz të punesuar.”
A e ke menduar Mane daljen në pension?
“Nuk besoj se do dal në pension pasi jeta ime është e lidhur me biznesin. Unë do vazhdoj të merrem me këtë punë pasi adrenalina është e madhe.”
Gjithashtu sipërmarrësi tregoi dhe ëndrrën e tij më të madhe të cilën sot e ka realizuar.
“Ka gjithmonë ëndrra dhe sot është pozicioni im dhe ndikimi im në rajon dhe ndërkombëtarisht. Ky është qëllimi im final për tu plotësuar”.
Lajme të Rekomanduara:

Kënga Magjike/ Pse Eneda Tarifa fitoi mbi Fifin
Dje në mbrëmje Kënga Magjike mbylli siparin e saj të sezonit të vitit 2019. Pati një garë të hershme midis disa këngëve të preferuara ku...

Lekundje termeti ne Durres e Tirane
Lekundje termeti me magnitude 3.8 balle jane ndjere mengjesin e sotem ne Tirane e Durres. Goditjet ndodhen ne oren 6 e 32 minuta te dites...