Connect with Us

Netët magjike të festivalit “Këngë Jeho”, në brigjet e Liqenit e të Drinit

Kultura

Netët magjike të festivalit “Këngë Jeho”, në brigjet e Liqenit e të Drinit

Publikuar

-

Struga me të drejtë është quajtur kërthiza e trojeve tona etnike. E vendosur mrekullisht në trekëndëshin Epiroto-Iliro-Dardan, aty pranë Liqenit kaltërosh, nga i cili buron Drini i Bardhë magjepsës, që i jep jo vetëm një bukuri të rrallë natyrës në rrugën e tij të gjatë mes përmes trojeve tona drejt viseve perendimore, Ultësirës së Detit Adriatik, por dhe një kulturë ndër më të vjetrat, më të lashtat e më të pasurat e trashëgimisë sonë historike e njohur nga studiuesit autoritar, të vendit dhe të huaj si “Kultura e Drinit”.
“Jeta rrjedh nga rrjedhin lumenjtë, ata janë mjalti i qytetërimeve” thekson idioma e filozofit të lashtë grek Aristoteli. Struga jonë mahnitëse e përligj mësëmiri këtë fakt. Politikisht Struga mund të quhet sot pa mëdyshje Strasburgu shqiptar, për shkak të pozitës gjeografike e faktit se megjithëse është pjesë integrale e trojeve etnike shqiptare përfshihet në hartën politike të Maqedonisë së Veriut.

Politika, kushtet historike, ndarjet territoriale mund të ndryshojnë, por historia, gjuha, e kultura janë ato që thonë fjalën e fundit dhe i venë vulën e pashlyeshme identitetit të një kombi. E në këtë aspekt Struga jonë nuk është inferiore ndaj askujt dhe në radhë të parë ndaj një shteti artificial në të cilin shqiptarët e atjeshëm janë faktor vendimtar jo vetëm në konceptin shtetformues, por përtej kësaj element thelbësor për stabilitetin e tij.
Struga është një trevë e lashtë historike e kulturore 24 karatëshe “Made in Albania”.

Në antikitet sëbashku me Ohrin ishte kryeqendër e Mbretërisë Ilire të Enkelejve, ku shkelqeu nën Mbretin Bardhyl, një burrë shteti, administrator, strateg i shquar ushtarak, i cili në moshën 90 vjeçare ishte komandant kalorësie në betejat me maqedonësit barbarë.
Struga ka lanë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha epokat tona historike, në lashtësi, Mesjetë, e Rilindjen Kombëtare, përmes kontributit të bijëve të saj të shquar.
Kjo trevë ka ruajtur mrekullisht përgjatë rrebesheve të historisë identitetin e vet kombëtar, kulturën, traditat e Gjuhën Shqipe.
Dervish Hima nga Ohëri dhe Ibrahim Temo nga Struga janë firmëtarë të Pavarsisë të Shqipërisë. Dervish Hima dha kontribut të jashtëzakonshëm në Kongresin e Manastirit, i cili është gurthemeli i unifikimit gjuhësorë, identitetit kulturor dhe Shtetit Komb të shqiptarëve.

Struga është kthyer sot në qënder e rendësishme e kulturës kombëtare e të arsimit shqip, botës universitare si dhe turizmit, një gjenerator i vertetë i shpirtit krijues të Atdheut përmes aktiviteteve të shumta e të larmishme kulturore e artistike të zhvilluara prej tre dekadash, që tashmë janë kthyer në traditë mbarëkombëtare.
Në Strugë zhvillohet prej dekadash manifestimi i poezisë, i cili mbledh poetë të njohur nga mbarë Europa. Universiteti Ndërkombëtar i Strugës është njëri prej universiteteve më prestigjioze të rajonit dhe atyre europiane.
Festivali Këngë Jeho i këngës dhe valles së përpunuar dhe stilizuar shqipe është njëri nga festivalet më brilantë të hartës së festivaleve kombëtare shqiptare.
28 edicione me sukses të jashtëzakonshëm, përmes një pune vetëmohuese të satafit organizator e bordit drejtues.

I mbështetur nga Komuna e Strugës dhe kryetari z Ramiz Merko, kohët e fundit ka fituar vemendjen e kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Telat Xhaferi, dhe mbështetjen e Miinistrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga shqiptarët.
Per tre net 5-6-7 korrik, çdo vit Struga shnderrohet në kryeqytet i kulturës kombëtare shqiptare. Jehona e ketij festivali, mesazhet që percjell gjarpërojnë trojet tona sëbashku me valet e Drinit. Zeri brilant i Shkurte Fejzës që ka qënë disa herë mysafire nderi në këtë eveniment madhështor të shqiptarëve e verteton më sëmiri, me këngën;
“Rrugës time për Shqipëri,
M’ka pëcjell ai Drini i Zi,
E u nisa për me dalë,
Porsi vala e Drinit të Bardhë”.\

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen Gjergj Kastrioti (Skenderbeu), prej shumë vitesh ka bashkëpunim të vyer, të ndërsjelltë me stafin organizator të festivalit dhe ka në qendër të vëmendjes këtë trevë të Atdheut e cila na ban krenar e optimist për të ardhmen tonë të përbashkët.
Ne kemi propozuar dhe ështe materializuar binjakëzimi i Bashkisë së Sarandës, Komunës së Strugës dhe Bashkisë së Tropojës. Ky trinjakëzim ka krijuar një trekëndësh gjeografik, kulturoro- turistik, një trinom Iliro- dardano- epiriot, një bosht arbëror, një bashkim të natyrshëm historik të farës dhe rrënjëve të shqiptarizmit./Azgan HAKLAJ – President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

Atentati me një viktimë/ Ardi Veliu vizitë blic në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Ardi Veliu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka bërë një vizitë blic në Elbasan, pas atentatit të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se Veliu po mban një takim me drejtuesit e policisë së Elbasanit dhe po monitoron nga afër si po shkojnë hetimet lidhur me atentatin ku mbeti viktimë Andi Zylyfi dhe u plagos A.Uruçi.

Dyshohet se plumbat ndaj dy personave të sipër cituar, janë hedhur për larje hesapesh. Viktima Andi Zylyfi kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, ndërkohë që konfimohet se asnjëri prej të dyve nuk rezulton të ketë precend penal të mëhershëm.

Sakaq, grupi hetimor po vazhdon hetimet mbi këtë çështje dhe deri më tani janë shoqëruar së paku 10 persona, të cilët janë duke u marrë në pyetje nga blutë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Majat e muzikës shqiptare në një koncert humanitar/ Elina Duni & Vlashent Sata live

Publikuar

-

Nga

Si dy pole plotësuese, dy zërat e mrekullueshëm shqiptarë, Elina Duni dhe Vlashent Sata do të përformojnë në Kryeqytet fundjavën tjetër, në një koncert humanitar.

Koncerti do të zhvillohet në kuadër të fushatës për personat me sindromën Down.

Dy artistët e mëdhenj do të përformojnë me datë 21 dhjetor, e diel, tek salla e eventeve që ndodhet tek Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Pas Shqipërisë e Kosovës, 4 shtet të tjera bojkotojnë Ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel

Publikuar

-

Nga

Pas Kosovës dhe Shqipërisë, shtohen edhe katër shtete të tjera të cilat kanë vendosur të bojkotojnë Cermoninë Nobel të këtij viti, përkatësisht Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina dhe Turqia.

Arsyeja për bojkotin është fituesi i Nobelit për letërsinë, shkrimtari austriak Peter Handke, i cili është përkrahës i hapur i diktatorit Sllobodan Millosheviç dhe veprave të tij kastastrofike.

Ceremonia do të mbahet këtë të martë në Stokholm, ku edhe do të ndahen çmimit, mirëpo, 6 vende të Ballkanit nuk do të jenë prezente, duke mos ju përgjigjur ftesës së Akademisë Suedeze.

Ministri i jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli të shtunën deklaroi se bojkoti ishte një protestë në mbështetje të të drejtave të njeriut, ndërsa ministri i jashtëm në detyre i Shqipërisë Gent Cakaj shkroi në Tëitter të hënën se “justifikimi i mizorive të luftës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë nuk duhet të shpërblehet”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se nderimi i Handkes me këtë çmim “nuk do të thotë asgjë më shumë përveçse të nderosh shkeljet e të drejtave të njeriut”.

Ministria e jashtme e Kroacisë shprehu se ambasadori i saj nuk do të marrë pjesë sepse ky çmim po i jepej një njeriu që ishte “angazhuar politikisht për të mbështetur politikat Sllobodan Millosheviçit në vitet 1990”.

Kryetari i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Zeljko Komsiç, nxori një udhëzim për stafin e ambasadës boshnjake në Suedi që të mos merrte pjesë, duke thënë se presidenca “nuk autorizon askënd të marrë pjesë në ceremoninë e çmimit Nobel në emër të Bosnjës dhe Hercegovinës”. Maqedonia e Veriut nuk do të dërgojë një përfaqësues, megjithëse nuk e ka përshkruar ende qëndrimin e saj si një bojkot.

Më shumë se 58,000 njerëz në të gjithë botën kanë nënshkruar një peticion në internet duke kërkuar që çmimi i Handkes të revokohet, ndërsa ditën e ndarjes së çmimeve pritet që qindra njerëz të marrin pjesë në një protestë në Stokholm të udhëhequr nga shoqata që përfaqësojnë viktimat boshnjake të luftës së viteve 1992-1995.

Në 1997, Handke shkroi atë që u pa si një libër pro-serb për luftërat në Ballkan me titullin “Një udhëtim nëpër lumenj: Drejtësi për Serbinë”, dhe në 2006, kur vdiq Sllobodan Millosheviçi, ai mbajti një fjalim në funeralin e liderit serb në qyteti i tij i lindjes, Pozarevac, në Serbi.

Akademia Suedeze e ka mbrojtur vendimin e saj polemik për nderimin e Handkes me këtë çmim. Mats Malm, kreu i Akademisë Suedeze, tha se Handke kishte bërë “komente provokuese, të papërshtatshme dhe të paqarta”, por nuk kishte lavdëruar dhunën apo kishte mbështetur masakrat e Srebrenicës./CNA.al

LEXO TE PLOTE